Daniel Serwer: Serbia e ka njohur de fakto Kosovën Intervistë ekskluzive me profesorin amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer Serbia tashmë de fakto e ka njohur Kosovën, por jo de jure. Kështu është shprehur eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer. Duke folur në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Serwer ka parashikuar që Serbia do ta kalojë pengesën për njohjen e Kosovës, pas largimit nga pushteti të presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Intervista e plotë: “Bota sot”: Z. Serwer, si e keni parë arritjen e dakordimit për planin zbatues, të asaj që…
Author: admin
Albin Kurti: Nëse humbë Gjukanoviç, hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për TV Klan Kosova, në emisionin Rubikon, shprehu shqetësimin e tij të veçantë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi, të cilat do të mbahen më 2 prill, ku garojnë presidenti aktual, Milo Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç. Ekspertët e skenës politike malazeze paralajmërojnë se Milatoviç është nga ata evropianët atipik me veshje ruse. Duke qenë një intelektual me orientim liberal, ai ishte ministër në qeverinë pro-serbe, që po rezulton të ketë qenë produkt i Kishës Ortodokse…
BE-ja arrin marrëveshje ambicioze për energji të ripërtëritshme [30.03.2023] Parlamenti i Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare të këtij blloku e arritën të enjten një marrëveshje që deri në vitin 2030 pothuajse ta dyfishojnë përqindjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në konsumin e përgjithshëm të bllokut 27-vendësh. Kjo marrëveshje e përkohshme politike synon ta rrisë përqindjen e burimeve së ripërtëritshme të energjisë, si era dhe dielli, në 42.5 për qind, nga 22 për qind që është aktualisht. Marrëveshja u bë e ditur përmes një deklarate të Këshillit të BE-së, e cila përfaqëson qeveritë kombëtare të bllokut. Më herët, BE-ja kishte…
Gjukanoviç: Serbia në Ballkan përpiqet të krijojë një “botë serbe” të modeluar sipas “botës ruse” Serbia po përpiqet të bëjë në Ballkan të njëjtën gjë që po bën Rusia në rajonin e saj, tha presidenti malazez Milo Gjukanoviç i cili ishte mysafir i Institutit të Paqes së Shteteve të Bashkuara. Agresioni rus kundër Ukrainës ndikon fuqishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ndikimi më drastik i Rusisë në Ballkan ishte në vitin 2016, gjatë zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, tha Gjukanoviq, transmeton portali CDM. Presidenti malazez tha se, në atë kohë, Rusia u përpoq të rrëzonte qeverinë malazeze me…
Arabia Saudite i bashkohet organizatës së sigurisë të udhëhequr nga Kina [30.03.2023] Arabia Saudite ka rënë dakort t’i bashkohet Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait, në rolin e një “partneri për dialog”, njoftuan mediat zyrtare të mërkurën. Ky është treguesi më i fundit i lidhjeve më të afërta politike të këtij vendi me Kinën. Organizata e Bashkëpunimit të Shanghait u themelua në vitin 2001 si një organizatë politike, ekonomike dhe e sigurisë, për të rivalizuar institucionet perëndimore. Krahas Kinës, ndër tetë vendet anëtare janë India, Pakistani, dhe Rusia, si dhe katër vende të Azisë Qendrore: Kazakistani, Kirkistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani. Kabineti…
Moldavia shkëputet nga gjuha moldave Argumenti për gjuhën dhe rrjedhimisht përkatësinë kulturore të vendit ka qenë gjithmonë një debat i përafërt për orientimin gjeopolitik. [30 mars 2023] Mosmarrëveshja gjuhësore në Moldavi ka të bëjë me gjeopolitikën, jo me gjuhësinë. Qeveria thekson përkatësinë perëndimore në të gjitha nivelet. Sepse Moska e vë vendin e vogël nën presion të madh. Nëse vlera simbolike është mjaft e madhe, formalitetet gjithashtu mund të bëjnë valë. Kjo është veçanërisht e vërtetë në kohë të tensionuara. Javën e kaluar presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, nënshkroi një ligj për përcaktimin e gjuhës zyrtare të shtetit të vogël.…
Presidentja e Tajvanit ndalesë në SHBA; Kina paralajmëron të mos pritet në takime [30.03.2023] Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen mbërriti në Nju Jork të mërkurën, duke filluar kështu një ndalesë delikate në Shtetet e Bashkuara. Ajo ishte zotuar gjatë udhëtimit se nuk do të lejonte që presioni i jashtëm ta pengonte këtë vend ishull që të angazhohej me botën. Komenti i saj u bë pasi Kina paralajmëroi për pasoja në rast se presidentja tajvaneze do të takohej me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy. Kina, e cila pretendon se Tajvani demokratik është pjesë e territorit të saj, ka paralajmëruar…
Marrëveshja e Ohrit dhe boshti i thyer i BE-së Marrëveshja e akorduar e Ohrit është produkt i konfrontimit mes Prishtinës dhe Beogradit që po vazhdon. Ajo është po aq edhe shprehje e një imazhi të ri për Republikën e Kosovës. Nga Dr Sadri RAMABAJA Pa u lexuar teksti i marrëveshjes mirë nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel, konfrontimi mes Beogradit dhe Prishtinës vazhdoi. Të dy vendet pretendohej se kishin rënë dakord vetëm për të vazhduar beteja për formulimin e marrëveshjes, respektivisht formulës që për synim ka t’i jap fund rivalitetit shekullor mes…
Pavarësi me negociata pa fund 15-vjetori duhet të jetë një tregues për qeverinë e Kosovës dhe opozitën se treni është duke ikur, ndërsa si klasë politike nuk kanë shumë kohë të mendohen. SHBA-ja, përkundër urimeve të zakonshme protokollare, në fakt haptazi po e mbështet politikën serbe në Ballkan për enklava serbe. Qeveritë e Kosovës në vitet që vijnë, pavarësisht kapaciteteve, kanë nevojë për një “Strategji të thellë” për të ekzistuar dhe parë më mirë gjatë dekadave. Ndryshe do të vazhdohet të vajtohet me lahutë kënga “Moj Kosovë, Kosova e shkretë” e rapsodit Syk Papleka. Shkruan: Dr Selim IBRAIMI, Uashington Kosova…
Rumania dhe Moldavia ecin drejt bashkimit, Shqipëria dhe Kosova tuten Nga Shaban Murati Dy shtete rumune, Rumania dhe Moldavia, po punojnë të ecin drejt bashkimit të tyre, gradualisht dhe institucionalisht. Në datën 16 mars parlamenti i Moldavisë vendosi në mënyrë përfundimtare që të hiqet togfjalëshi fals “gjuhë moldaviane” dhe të vendoset emri autentik “gjuhë rumune” si gjuhë zyrtare e Moldavisë në Kushtetutë dhe në të gjithë legjislacionin dhe aktet normatike zyrtare të shtetit. Është një vendim i drejtë ligjor, që legalizon realitetin historik të të dy shteteve rumune, që kanë gjuhë të njejtë, histori të njejtë, kulturë të njejtë, identitet…