Ku çalon “marrëveshja” Kurti-Vuçiç në Ohër? Sipas ligjit ndërkombëtar, marrëveshjet e nënshkruara detyrojnë një shtet. Të panënshkruarat jo. Serbia mund të largohet nga të gjitha marrëveshjet me Kosovën, pasi ato janë të panënshkruara. Në fakt, nuk ka zbatuar shumë. As Kosova. Nënshkrimet do të bënin një ndryshim të madh. Prandaj Vuçiç reziston. Nga Dr Daniell Server Sipas përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell, takimi i së shtunës mes presidentit serb, Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Kurti ishte një sukses. Ajo u mbyll me një “aneks zbatues” të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve. Kjo ka dy probleme makro: 1.…
Author: admin
Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike Të dy planet supozojnë se konflikti thelbësor në Ballkanin Perëndimor është midis serbëve dhe shqiptarëve dhe nëse ai nënshtrohet ose përfundon, atëherë rajoni mund të vendoset në një periudhë të zgjatur paqeje dhe stabiliteti. Nga Dr Janusz Bugajski Dy teori të mëdha konspirative në Ballkanin Perëndimor sillen rreth zgjidhjes përfundimtare të konflikteve të vazhdueshme rajonale. Të dy teoritë përmbajnë një sërë provash dhe është detyrë e analistëve të përpiqen të dallojnë faktin nga trillimi. Kjo bazohet në bindjen se zhgënjimi në rritje në Uashington dhe Bruksel në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dy dekada…
Kosova dhe Serbia bien dakord verbalisht për ‘marrëveshjen e zbatimit’ për normalizimin e marrëdhënieve Nga Xhorxhina Bami dhe Milica Stojanovic [Balkan Insight] Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell të shtunën mbrëma, pas një takimi maratonë në Ohër, [Maqedonia e Veriut], deklaroi se Serbia dhe Kosova kishin arritur një marrëveshje për zbatimin e planit të mbështetur nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve. Megjithatë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq vazhduan grindjet në konferenca të veçanta për shtyp. Pas më shumë se 12 orësh negociatash, Borrell tha: “Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord…
Si po e ri-formaton Evropën Giorgia Meloni Nga Nicholas Farrell [“The Spectator”] Kryeministrja e parë grua e Italisë, Giorgia Meloni, po bëhet vazhdimisht udhëheqësja politike më e rëndësishme e Evropës. Madje disa thonë se është fati i saj të jetë AngelaMerkel e radhës. Nëse do të ndodhë vërtet, kjo do të nënkuptonte një ndryshim dramatik në drejtimin e Bashkimit Evropian drejt asaj që ajo e quan një Evropë konfederale, në vend të një Evrope federale. Pra një Evropë e kombeve sovrane dhe jo një super-shtet, gjë që sipas Melonit do të “bënte më pak, por më mirë”. Meloni, 46 vjeçe,…
Kur kompleksi i inferioritetit cenon dinjitetin nacional Nga Emin AZEMI / Shkup Të rralla janë ato kombe-shtete që janë çliruar vet nga dominimi-robëria e huaj pa ndihmën e miqëve, aleatëve. Çlirimi i vërtetë i Europës në fund të LDB ndodhi vetëm atëherë kur SHBA dhe BRSSS zbarkuan dhe dëbuan përfundimisht murtajën nazi-fashiste nga truali europian. Prandaj më duken tepër të ekzagjeruara konstatimet inferiore se Kosova duhet të ulë qafen dhe të pranojë çfarëdo lloj marrëveshje që vjen nga ndërkombëtarët (lexo: që i bëhen favore Serbisë), sepse Kosova nuk paska mundur vet të çlirohet nga robëria serbe. (Po Serbia që gjatë…
Aneksi i zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian. Aneksi është një pjesë integrale e Marrëveshjes.Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme…
Komanda Kibernetike e Ushtrisë amerikane zbarkon në Shqipëri dhe kryen operacionin e parë Forca Kombëtare e Misionit Kibernetik të SHBA, pjesë e Ushtrisë amerikane, ndodhet në Shqipëri dhe ka kryer operacionin e parë mbrojtës. Bëhet fjalë për një ekip operatorësh kibernetikë që kanë zhvilluar një operacion “gjuetie” për të forcuar mbrojtjen kibernetike të vendit tonë. “Pas një sulmi të rëndësishëm kibernetik në Shqipëri në vitin 2022, një ekip operatorësh kibernetikë nga Forca Kombëtare e Misionit Kibernetik të SHBA-së (CNMF) kryen operacionin e tyre të parë kibernetik mbrojtës atje, duke u kthyer së fundmi me një partneritet të forcuar me Shqipërinë…
Blinken pret që pesë anëtarë të BE-së do ta njohin Kosovën Prishtinë/Zagreb, 23 mars 2023 – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pret që zbatimi i propozimit për një marrëveshje evropiane për Kosovën të pranuar nga Beogradi dhe Prishtina do të inkurajojë pesë anëtarët e mbetur të BE-së që të njohin pavarësinë e Kosovës. Ai gjatë ditës I pohoi REL se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë. “Fakti është se dy vende e kanë arritur këtë marrëveshje dhe duke supozuar…
Kaos në Francë gjatë protestave kundër reformës së sistemit të pensioneve Prishtinë/Zagreb, 23 mars 2023 – Në ditën e nëntë të grevave dhe demonstratave kundër reformës në sistemin e pensioneve, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë anarkistët mes protestuesve kryesisht paqësorë, 3.5 milionë prej tyre në të gjithë Francën, sipas organizatorit, ose 1.8 milionë sipas policisë. dhe një mobilizim i ri u njoftua për të martën, raporton Reuters. Dita kaloi në bllokada të stacioneve hekurudhore, rrugëve dhe një pjese të aeroportit të Parisit – Charles De Gaulle. Mes protestuesve ishin mësues dhe pjesëtarë të profesioneve të tjera që ndaluan…
Realiteti i dyzuar i Kosovës dhe fenomeni i vetëmashtrimit politik Shkruan: Dr Sadri Ramabaja* Të shtunën që lamë pas Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve — Shkup promovoi përmbledhjen në dy vëllime të dokumenteve analitike të Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë të periudhës 1980–1987/88. Botuesi ka një konkluzë me interes që e ka sjellë në parathënien e vëllimit të dytë. Meqë pata nderin të isha njëri nga redaktorët e këtij vëllimi më ra në sy menjëherë dhe po e sjell me kënaqësi të dyfishtë: “Nga leximi i vëmendshëm i këtij materiali voluminoz ne kuptojmë se…