Author: admin

Kina, Rusia dhe Irani do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare në Gjirin e Omanit Prishtinë/Zagreb, 15 mars 2023 – Stërvitjet detare pesëditore midis Kinës, Iranit dhe Rusisë do të zhvillohen në Gjirin e Omanit, i cili është një hyrje e rëndësishme strategjike në Gjirin Persik. Këto stërvitje do të zgjasin nga data 15 deri më 19 mars. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Kinës të mërkurën, më 15 mars, ndërsa lajmin e kanë raportuar edhe mediat shtetërore ruse. Emri i ushtrimit është “Lidhjet e sigurisë – 2023”. Nga ana kineze do të marrë pjesë shkatërruesi…

Read More

Presidenti sirian Assad thotë se bazat ruse dhe ushtarët rusë janë të mirëseardhura Prishtinë/Zagreb, 16 mars 2023 – Presidenti sirian Bashar Al-Assad tha në një intervistë të publikuar sot në mëngjes se, ai do të mirëpriste çdo propozim rus për ngritjen e bazave të reja ushtarake dhe rritjen e numrit të trupave ruse në Siri. Assad, i cili foli me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, tha se prania ushtarake e Rusisë në Siri nuk duhet të jetë e përkohshme. “Ne besojmë se nëse Rusia ka dëshirë të zgjerojë bazat ose të rrisë numrin e tyre, kjo është një çështje…

Read More

Instituti i Studimeve të Paqes: Europa armatoset fuqimisht Importet e armëve në Europë janë rritur ndjeshëm, raporton Instituti i Studimeve të Paqes me qendër në Stokholm, SIPRI. Eksportuesja kryesore e armëve në botë SHBA forcon pozicionin e saj, Kina bie. Bota në tërësi po çarmatoset, Europa po armatoset, madje fuqimisht. Me këtë formulë mund të përmblidhen rezultatet e raportit të fundit SIPRI të Institutit të Stokholmit për Paqen. Instituti suedez merr në shyqrtim dhe krahason tregtinë botërore të armëve në të gjithë botën dhe e furnizon opinionin dhe ekspertët me të dhëna ushtarake. Sipas studiuesit të SIPRI, Pieter WezBOTAeman në…

Read More

Pse pakti trepalësh konsiderohet ‘thikë pas shpine’ për BE-në? Aleanca\ e re trepalëshe të sigurisë (AUKUS) midis Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë tashmë ka zemëruar Francën dhe Bashkimin Evropian, me zyrtarët e të dyja palëve që ndihen të “neglizhuar”. “Tërbimi” Europian Iniciativa e të tre vendeve, duket se e ka çuar “dashurinë verore” midis Biden dhe Evropës, në një fund të mprehtë. Analistët theksojnë se “AUKUS”, e cila përjashton Francën dhe Bashkimin Evropian, është vetëm e fundit në një serie hapash, si në Afganistan dhe Azinë Lindore, që kanë zënë në befasi Brukselin. Sipas “AP”, pasi siguroi…

Read More

Vuçiq heq gëzofin – tregon fëtyrën prej ujkut Dy modelet që do të mund të aplikoheshin në përmbyllje të dialogut Kosovë-Serbi ndërkohë janë: ai i Këshillit të Përbashkët të Bashkive në Kroaci dhe Asociacioni i Votuesve të Shleswigut të Jugut (i minoritetit danez) në Gjermani. Nga Sadri RAMABAJA Prishtinë, 8 mars 2023 – Vetëm pak ditë pas takimit të 27 shkurtit në Bruksel, me ç’rast dyshja e diplomatëve të BE-së në cilësinë e ndërmjetësuesve, Josep Borrel e Aleksandar Lajçak, njoftuan për arritjen e një marrëveshjeje të propozuar nga BE-ja, për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën edhe…

Read More

PËRSE NE SHQIPTARËT NUK DUHET TË MBESIM MË SKLLEVËR [Ribotim me shkas] ABD Grid RROJI, Njujork Momenti historik në të cilin po kalojmë ne, shqiptarët, është një nga pikat më kritike të historisë sonë si komb dhe si shtet. Paria e Tiranës dhe projekti i saj i transformimit të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare kanë dështuar plotësisht, pa asnjë mëdyshje dhe me turp. Nuk ka zgjedhje, ceremoni, ritual, fytyra të shplara, përkujtimore, vrasje mafioze, klan kriminal, sindikatë ndërkombëtare krimi që i nxjerr nga ky dështim i frikshëm dhe i gjithanshëm. Kësaj rruge ku janë duke shkelur, këta do t’i shkojnë…

Read More

Situata e rëndë në Malin e Zi dhe pesha e madhe e votës së shqiptarëve në zgjedhjet e 19 marsit Nga Shaban Murati Në një kohë normale zgjedhjet presidenciale të 19 marsit në një shtet të vogël ballkanik si Mali i Zi nuk do të kishin zgjuar ndonjë interesim të veçantë në opinionin publik ballkanik dhe europian. Por në një kohë anormale si e tanishmja, kur Rusia po zhvillon një agresion të gjatë ushtarak kundër Ukrainës dhe po provokon për një konflikt ushtarak me NATO-n dhe po ndez tensione në Ballkan, zgjedhjet presidenciale në një shtet anëtar të NATO-s në…

Read More

G-20-ta, lufta, ekonomia, politika në fokus AKADEMIK, PROF. ANASTAS ANGJELI Me moton “Një tokë-një familje-një e ardhme”, India, kryesuesja e radhës e G-20 ishte mikpritëse e Samitit të këtij grupimi për takimin e ministrave të Financës dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore (gjatë fundjavës që lamë pas) dhe në përfundim dhe të ministrave të Jashtëm (1 dhe 2 mars). Ky Samit i zhvilloi punimet, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e dytë duke u shoqëruar me pasoja të jashtëzakonshme humane, ekonomike e sociale dhe ndryshime të mëdha gjeopolitike dhe gjeokonomike. Takimi i Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve…

Read More

Sabotazhi i Rrjedhës së Veriut: Dëshmitë e deritanishme – Nga Rene Tebel [Geopolitical Monitor] Zbulimi Më 26 shtator, Nord Stream AG me bazë në Zvicër, operatori i tubacioneve Nord Stream, informoi autoritetet daneze për një rënie presioni në uljet e Nordstream 2 në Rusi dhe Gjermani. Që në orën 13:56 me orën lokale daneze, autoriteti kombëtar i transportit detar (Søfartsstyrelsen) lëshoi një paralajmërim lundrimi për një zonë detare në juglindje të Bornholm, pasi u zbulua një rrjedhje në Zonën Ekskluzive Ekonomike. Në atë kohë, një shkak natyror dukej ende i mundshëm. Megjithatë, ky vlerësim ndryshoi më së voni në të…

Read More

Në vitin e dytë të luftës në Ukrainë, uniteti i Europës do vihet seriozisht në provë Nga Janusz Bugajski Në vitin e dytë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, uniteti i Europës do të vihet seriozisht në provë. Gjatë muajve në vijim, konflikti do të arrijë në një fazë vendimtare me ofensiva përfshirëse nga ana e të dy protagonistëve. Teksa forcat ruse do të përpiqen të marrin nën kontroll të gjithë rajonin e Donbasit, ushtria e Ukrainës planifikon dëbimin e pushtuesit dhe krijimin e terrenit (të përshtatshëm) për të rimarrë Krimenë. Pavarësisht shfaqjeve në mbështetje të Ukrainës dhe ofrimit të…

Read More