Author: admin

Armatosja e Ukrainës: Si e detyroi lufta BE-në, që ta rishkruajë politikën e mbrojtjes? Nga: Henry Foy [The Financial Times] Tre ditë pasi tanket ruse futen në Ukrainë, BE-ja kuptoi se edhe ajo duhet të futet në luftë. Në një takim urgjent, Josep Borrell – kryediplomati i BE-së – u tha ministrave të shqetësuar të Jashtëm të 27 vendeve anëtare të bllokut, se ishte momenti për të bërë diçka që më parë konsiderohej si gjë e pamundur: përdorimi i parave të përbashkëta të BE-së për të blerë armë për Kievin. “Çështja ishte”, kujton ai në një intervistë, “nëse ne ishim…

Read More

RUSIA NJË SAÇ PLOT PRUSH – MBI FATIN E HOLLË TË SHQIPTARËVE Nga Xhafer SHATRI Po bëhen gati dy shekuj që Serbia, me ndihmën e pakursyer të Rusisë, i ka dëmtuar rëndë interesat jetike të shqiptarëve. Sepse ajo ka qenë dhe ka mbetur një avokat i vendosur i interesave politike të Serbisë, kudo që i jipej rasti dhe kudo që ishte prezente; në marrëdhënie bilaterale me shtete të ndryshme, në organizata ndërkombëtare, nëpër takime publike e të fshehta… Deri tash, ndihma e Rusisë për Serbinë, në dukje të parë, ishte pa interesa, dhe bazohej në lidhjen fisnore sllave. Organet e…

Read More

Kur diplomacia bie në kurthin e vet BE-ja nuk ua kishte për borgj as Borellit e as Lajçakut që ta sillnin diplomacin perendimore në kurthin e “autizmit strategjik”. Nga Dr Sadri Ramabaja Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në një bashkëbisedim me “Atlantic Council” ka folur për zhvillimet gjatë takimit të 27 shkurtit në Bruksel. Diplomati sllovak me këtë rast, duket qartë, bën përpjekje të sforcuar që të mbulojë pozicionimin proserb që pati dyshja europiane gjatë takimit Kurti-Vuçiq. Siç dihet tashmë, presidenti serb megjithëse në parim u dakordua me draftin e marrëveshjes, ai nuk pranoi ta nënshkruante. Ky…

Read More

Weber: Nëse Kurti e Vuçiç nuk u pajtuan për Asociacionin, atëherë nuk pati marrëveshje në Bruksel Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, thotë se mungesa e një dakordimi të qartë në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë do të thotë se nuk pati ndonjë përparim në bisedimet midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të mbajtura më 27 shkurt në Bruksel. Dy udhëheqësit thanë se janë pajtuar me përmbajtjen e një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk…

Read More

Kurti: Propozimit evropian duhet t’i bashkangjisim një plan të mirëfilltë zbatimi, gjithpërfshirës dhe efikas Prishtinë, 8 mars 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me zhvillimet në kuadër të dialogut. Gjatë një vizite në një biznes vendor në Prishtinë, Kurti foli edhe për takimin e radhës që pritet të zhvillohet më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Me këtë datë kryeministri Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, takim ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kurti tha se pritjet janë se do të vazhdojnë përgatitjet për këtë takim dhe të shihet se…

Read More

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D Pjesë e Korridorit 8 që duhet ndërtuar, është autostrada Tetovë-Gostivar – Kërçovë- Bokujçani -Strugë – Qafëthanë, përderisa Korridori 10-D, do të lidhë Prilepin me Manastirin. Mjetet për realizimin e këtij projekti do të sigurohen nga arka e shtetit me vlerë nga 250 milionë euro në vit. “‘Bechtel&Enka’ ka një histori të gjatë në ofrimin e projekteve, veçanërisht të atyre komplekse. Ne morëm përgjegjësinë që të sigurojmë standardin më të lartë që është shumë serioz për këtë projekt”, tha Mark Allison, drejtor i përgjithshëm i kompanisë gjatë nënshkrimit të kontratës në Qeverinë…

Read More

Gjermania po investon për prodhimin e hidrogjenit “të gjelbër” në Mauritani Prishtinë, 8 mars 2023 – Një konsorcium ndërkombëtar me udhëheqje kryesisht gjermane ka nënshkruar një kontratë me qeverinë e Mauritanisë për një projekt hidrogjeni “të gjelbër” prej 34 miliardë dollarësh me një kapacitet elektrolize deri në 10 gigavat, raportoi sot Frankfurter Allgemeine Zeitung. I ashtuquajturi Hidrogjeni “i gjelbër” përkufizohet si hidrogjen i përfituar duke përdorur energji të rinovueshme përmes procesit të elektrolizës së ujit. Deri më tani është ende e shtrenjtë si mënyrë për të prodhuar energji, por disa ekspertë të energjisë parashikojnë rënie të çmimeve të kësaj mënyre…

Read More

Normalizimi i marrëdhënieve: Së shpejti krijimi i një forumi financiar për marrëdhëniet midis MB dhe BE Prishtinë/Zagreb, mars 2023 – Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian, njoftoi sot se së shpejti do të krijohet një forum i vonuar për diskutim midis rregullatorëve financiarë të BE-së dhe Britanisë së Madhe, pasi Londra të zbatojë marrëveshjen e re dhe të paralajmëruar për Irlandën e Veriut, raporton Reuters. Një forum diskutimi ekonomik, i ngjashëm me atë që BE-ja tashmë ka me Shtetet e Bashkuara, do të ishte në funksion deri në mars 2021, por është ngrirë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi marrëdhëniet…

Read More

Ambasadori amerikan inkurajon Serbinë që të harmonizohet me Bashkimin Evropian dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë Prishtinë/Zagreb, 9 mars 2023 – Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill inkurajoi Serbinë të enjten që t’i bashkohet vendeve perëndimore në lidhje me Rusinë dhe pushtimin e saj në Ukrainë dhe të harmonizojë politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian, transmeton Hina. Pothuajse të gjitha vendet e botës kanë mbajtur qëndrimin se Rusia nuk duhet të lejohet të vazhdojë të bëjë atë që po bën në Ukrainë, u tha Hill gazetarëve, duke shprehur shpresën se edhe Serbia do t’i bashkohet këtyre vendeve. Nëse…

Read More

Sulmet ruse, termocentrali më i madh bërthamor evropian pa energji elektrike Prishtinë, 9 mars – Sulmet ruse ndërprenë termocentralin bërthamor ukrainas Zaporizhzhia nga rrjeti energjetik ukrainas, njoftoi të enjten në mëngjes kompania energjetike Energoatom. “Sot, linja e fundit e komunikimit midis termocentralit bërthamor të pushtuar në Zaporizhzhia dhe sistemit energjetik të Ukrainës u ndërpre”, thuhet në një deklaratë nga kompania Energoatom. Është termocentrali më i madh i madh evropian. Në gusht të vitit të kaluar, zjarret e shkaktuara nga granatimet prenë linjën e fundit të transmetimit të mbetur në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, duke e shkëputur përkohësisht atë nga rrjeti…

Read More