Deindustrializimi: a po vjen vala e pushimeve nga puna në ekonominë gjermane? Sipas një letre sekrete të BE-së, gjërat nuk janë aspak rozë për kompanitë e mesme gjermane. Çdo e katërta kompani gjermane dëshiron të zhvendoset jashtë vendit. A kërcënohet tani ekonomia e Gjermanisë me një valë pushimesh nga puna për shkak të krizës energjetike? Sipas një letre sekrete nga Komisioni i BE-së, me sa duket po. Siç tregon një raport i Bild-it, gazeta liston rreziqet për konkurrencën e Evropës dhe tregon pamëshirshëm se sa të këqija janë gjërat për kompanitë gjermane të mesme. Një perspektivë rozë për ekonominë gjermane…
Author: admin
Si mund Kosova t’i kundërvihet Serbisë në Uashington? Nga Dr Selim IBRAIMI Diplomacia serbe në Uashington po vazhdon të forcohet në krahasim me atë Kosovës, ku kemi një rënie të kapaciteteve brenda Ambasadës së Kosovës. Një përparësi të jashtëzakonshme këtu i kanë dhënë Serbisë dhe diplomatëve serbë SHBA-të, duke i rivendosur marrëdhëniet në mes shteteve si dikur para shkatërrimit të RSFJ-së. Realisht, lobi serb gjatë 10 viteve të fundit ka punuar shumë që raportet serbo-amerikane të përmirësohen dhe mbështeteja amerikane të mos mungojë për Serbinë në të gjitha çështjet e hapura në Ballkan. Dhe me mundësinë e plotësimit të politikave…
Marrëveshja e Brukselit për shtegun drejt njohjes Dr Mark Veller Rregullat e sistemit ndërkombëtar krijohen nga qeveritë. Qeveritë, në kushte normale, e shohin si detyrë të tyre të parën ruajtjen dhe mbrojtjen e integritetit territorial të shtetit që e përfaqësojnë. Prandaj sistemi ndërkombëtar është i stivosur kundër atyre që kërkojnë pavarësinë pa pëlqimin e qeverisë qendrore. Historia e shkatërrimit të Biafrës secesioniste nga Nigeria ndërmjet viteve 1967-1970 apo fati i katalonjasve në Spanjë tash së voni, e dëshmojnë këtë fakt me bollëk. Pra, nuk është befasi që Kosova është ballafaquar me një luftë tejet të rëndë për ta fituar, e…
BE nuk po bën dot antiruse Hungarinë, si do të bëka Serbinë? Nga Shaban Murati Megjithë ekzaltimin e papërputhshëm me përvojën diplomatike dhe me moshën në deklaratën pas takimit trepalësh me Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel në 27 shkurt, shefi i diplomacisë së BE Joseph Borrell nuk e mbuloi dot pafuqinë diplomatike gjenetike të BE. Gjithë ajo BE nuk qe në gjendje t’i marrë presidentit të Serbisë as siglën, pa le më firmën e plotë, për propozimin e BE të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, propozim i miratuar në nivelin më të lartë nga krerët e shteteve dhe…
Në shekullin XXI LEONARD DEMI / Tiranë Një vit më parë, Rusia, një shtet europian, fuqi bërthamore, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nisi pushtimin agresiv imperialist të fqinjit të vet për t’i grabitur pavarësinë, për ta tjetërsuar me vrasje të njerëzve të pafajshëm, me krime lufte, përdhunime, kërcënime bërthamore, shkatërrim sistematik të infrastrukturës civile, duke i kthyer në gërmadha të braktisura trojet e pushtuara. Më 24 shkurt 2022, Presidenti Vladimir Putin zbuloi projektin e tij të vërtetë të rindërtimit të Perandorisë me forcë dhe shkallmoi të gjitha parimet e rendit ndërkombëtar, që demokracitë europiane…
BKS-ja në Kosovë: Projekti serb i madh që nuk guxon të ngrihet [Këndvështrim nga Zagrebi] Nga: Matija Sheriq [Geopolitika News, Zagreb, 24, 02. 2023] Dihet mirë se në vitin 2010, gjatë ndryshimit të Ligjit Kushtetues për të Drejtat e Pakicave Kombëtare, Parlamenti kroat pothuajse votoi që Këshilli i Përbashkët i Komunave (JVO) në zonën e Sllavonisë Lindore, Baranjës dhe Srijemit Perëndimor duhet të fitojnë personalitet juridik. Kjo nënkuptonte krijimin de facto të SAO Krajina në një formë të re. Fatmirësisht, në momentin e fundit, ajo tentativë u pengua. Në javët dhe muajt e fundit, sidomos pas fillimit të pushtimit rus…
Revolucion intelektual? Ç’mendon Henry Kissingeri për ChatGPT? Nga Henry Kissinger, Eric Schmidt & Daniel Huttenlocher Një teknologji e re po përpiqet ta transformojë rrënjësisht procesin njohës tek njerëzit, që nga koha e shpikjes së shtypshkronjës. Teknologjia që shtypi Biblën e Gutenbergut në vitin 1455 e bëri mendimin abstrakt njerëzor më të komunikueshëm dhe me të shpejtë. Por teknologjia e re po e ndryshon atë proces. Ndërsa shtypshkronja prodhoi një bollëk të mendimit njerëzor modern, teknologjia e re po arrin distilimin dhe përpunimin e tij. Në këtë proces, ajo po krijon një hendek midis njohurive njerëzore dhe të kuptuarit njerëzor. Në…
Kina dhe Rusia Nga Dr George Friedman [28 shkurt 2023 Geopolitical Futures] Ka pasur shumë diskutime për ndihmën ushtarake kineze për Rusinë. Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Pekinin kundër dërgimit të një ndihme të tillë dhe Pekini u përgjigj duke thënë se këto akuza të vazhdueshme, të pamatura do të kishin pasoja. Spektri i një aleance kinezo-ruse kundër Shteteve të Bashkuara duket katastrofik për shumë amerikanë dhe ideja e armëve kineze në fushën e betejës ukrainase duket si një parathënie e katastrofës. Por këto shqetësime janë të pavend. Është e vërtetë që Kina dhe Rusia kanë hyrë në një traktat…
Albin Kurti: Kosova është ëndrra historike e popullit të saj Nëse deri dje theksi është vënë te Kosova si rast i veçantë, si rast “sui generis”, si një lloj laboratori për eksperimente të llojllojshme, përpjekja jonë është që Kosova të jetë dhe të konsiderohet një shtet si gjithë të tjerët. As me sovranitet absolut, as me sovranitet të kufizuar, por me një sovranitet të vërtetë e të ndërvarur në raport me ligjin e marrëdhëniet ndërkombëtare, si të gjitha shtetet e tjera. Intervistoi: Ismail SINANI Në 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, revista “Shenja” ka realizuar një intervistë…
Teksti i propozimit evropian për marrëveshje Kosovë-Serbi Bashkimi Evropian më 27 shkurt 2023 publikoi për herë të parë të plotë tekstin e propozimit evropian. Në këtë dokument parashihen rrugët që do ët ndiqen për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Teksti i plotë i propozimit: Palët kontraktuese; Të përkushtuara për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale dhe për të kapërcyer trashëgimin e së kaluarës; Të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre për ruajtjen e paqes; Të përkushtuara të kontribuojnë në sigurinë dhe bashkëpunimin e frytshëm rajonal në Evropë; Të vetëdijshëm për paprekshmërinë e kufijve dhe…