Blinken dhe Lavrov takohen për herë të parë që nga pushtimi rus i Ukrainës Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me homologun e tij rus, Ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov në margjinat e G20 në Nju Delhi, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit Amerikan. Takimi vjen pasi tensionet mbeten të larta lidhur me Ukrainën, si dhe pezullimin e Rusisë nga traktati i armëve bërthamore START. Blinken dhe Lavrov folën për rreth 10 minuta, tha i njëjti zyrtar. Në bisedë, Blinken i bëri thirrje Rusisë që të lirojë Paul Whelan dhe t’i rikthehet marrëveshjes si dhe të nënvizojë…
Author: admin
Stoltenberg: “Ajo që po ndodh sot në Evropë, nesër mund të ndodhë në Azinë Lindore” Prishtonë/Zagreb, 18 shkurt – Zgjohu, Evropë. Duhet të përballemi me sfidën e Kinës. Ky është mesazhi i sotëm i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg drejtuar elitës globale të sigurisë të mbledhur në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Kreu i aleancës ushtarake e lidhi drejtpërdrejt luftën e Rusisë në Ukrainë me Kinën, duke lënë të kuptohet shqetësimet për mundësinë që Pekini të nisë një luftë kundër Tajvanit, një ishull vetëqeverisës që mbetet zyrtarisht pjesë e Kinës, shkruan Politico. “Ajo që po ndodh sot në…
G-20: Ministrat e Jashtëm nuk arritën një konsensus për luftën në Ukrainë India tha të enjten se ministrat e jashtëm të Grupit të Njëzet (G-20) nuk arritën një konsensus për luftën ruso-ukrainase në një takim në Nju Delhi, raporton Anadolu. Zagreb/Prishtinë, 2 mars 2023 – Diplomatët më të lartë të forumit të G-20 nuk mund të “peshonin qëndrimet” për Ukrainën prandaj “kishte dallime” në gjykimin e tyre për çështjet që lidhen me konfliktin, tha Ministri i Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar në një konferencë për shtyp pas takimit dy-ditor. Megjithatë, ai shtoi se kanë arritur një marrëveshje për shumë çështje. “U…
Biden dhe Scholz takohen në Shtëpinë e Bardhë Kancelari gjerman Olaf Scholz viziton të premten Shtëpinë e Bardhë për një takim me presidentin amerikan Joe Biden, në kohën kur të dy udhëheqësit shprehën shqetësimet e tyre se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë për luftën e saj në Ukrainë. Një veprim i tillë nga Kina mund të ndryshojë potencialisht trajektoren e luftës, duke lejuar Moskën të plotësojë rezervat e saj të varfëruara të armatimeve. Scholz, gjatë një fjalimi në Parlamentin e Gjermanis, i bëri thirrje Kinës që të përdorë ndikimin e saj në Moskë për të bërë presion për…
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdAVBqQ5xipfR4TmPUFl1WykQYOmkrzFN7XLzy-QVnzp9-hVw/viewform
Logjika autoritariste serbe dhe lufta hibride ndaj Kosovës Nga Dr Sadri RAMABAJA Abstrakt Logjika e autoritarizmit, siç e dëshmon realiteti politik edhe në hemisferën e demokracive liberale (Hungari, Itali…), minon bazamentin e rendit liberal. Ndërkaq në lagjen e shteteve tradicionalisht autoritare, sidomos në Lindje, në këtë kuadër hyn edhe Serbia, luftën hibride ndaj shteteve fqinje ato e trajtojnë si vazhdim të luftës speciale. Prandaj, kjo ese ka për objektiv të hedhë dritë mbi logjikën e autoritarizmit serb, që ndërkohë ndaj Kosovës ushtron kërcnim permanent të përplotësuar me elemente të reja të luftës hibride. Në këtë ese do të vihen në…
NATO, Rusia, doktrina dhe simbolika Graham Allison: “Të destinuar për luftë” ku shkruan “ Sado djallëzore, sado shkatërruese, sado e ndarë, sado që Rusia e meriton të mbytet, fakti brutal është se ne nuk mund ta vrasim këtë bastard pa bërë vetëvrasje”. Dritan GOXHAJ, Tiranë Ish zëvëndës sekretari për mbrojtje i Shteteve të Bashkuara në vitin 1993-1994, Graham Allison, në librin e tij me titull “ Të destinuar për luftë”, të botuar në vitin 2017, përdor togfjalëshin “ Kurthi i Tycidides (Thycidides)”, (Historian grek i lashtësisë, autor i “Historia e luftës së Peloponezit”). E përdor këtë frazë për të përshkruar…
Nga një Micotaqis te tjetri Logjika që njëson ortodoksinë dhe kombin ka bërë që Greqia kurdoherë të përpiqet të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë, gjoja për të mbrojtur ortodoksët shqiptarë, të cilët për shovinistët në Greqi janë ose grekë ose duhet të gëzojnë mbrojtjen e Greqisë ndaj shqiptarëve myslimanë. Prandaj, edhe pse Greqia i ka njohur kufijtë e Shqipërisë, sa herë që shteti shqiptar është gjendur në vështirësi, ajo ka ngritur pretendime për Gjirokastrën, Korçën dhe krahina të tjera shqiptare. Shkruan: Dr Enis SULSTAROVA /Tiranë Një bust për Micotaqisin (ati) Pjesa më butaforike e takimit midis kryeministrave të…
Një vit luftë, Ukraina stoike GJENERAL PIRO AHMETAJ Në kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, kam ndjekur me interes të shtuar 365 ditë/net luftime në fushëbetejën “me/për Ukrainën”. Në vijim po paraqes një përmbledhje të mësimeve strategjike, nga 1 vit i përballjes stoike të Ukrainës, si dhe vendosmërisë së Aleancën Transatlantike (USA/NATO/BE) në fushëbetejën me të keqen e përbashkët, Rusinë-Putiniste: Si sot një vit më parë, në 24 shkurt 2022, regjimi i Putinit iu rikthye përqasjes neonaziste të ndryshimit të kufijve shtetërore dhe hartës gjeopolitike nëpërmjet agresionit ushtarak. Para një viti, Rusia-Putiniste e nisi agresionin, jo vetëm…
Ballkani si fronti i dytë i Kremlinit për destabilizimin e Evropës, ku po gabon Perëndimi Nga Marion Kraske* / “Heinrich-Böll-Stiftung” Aleksandar Vucic ka një të kaluar problematike. President aktual i Serbisë, ka luajtur një rol kyç në regjimin e ish-udhëheqësit serb, Slobodan Milosevic. Midis viteve 1998-2000, Vucic ishte Ministër për Informacion. Ndërkohë gjatë luftës në Bosnje, ku njësitë serbe kryen krime lufte të panumërta dhe gjenocid ndaj 8300 myslimanëve në Srebrenicë, ai ngjalli qëllimisht islamofobinë. Për çdo serb të vdekur, do të vrasim 100 myslimanë, deklaroi ai, vetëm disa ditë pas masakrës së Srebrenicës. Që nga ajo kohë ai ka…