Analistët: Lufta në Ukrainë ndikoi në përshpejtimin e dialogut Kosovë-Serbi Prishtinë, 24 shkurt – Lufta Rusi-Ukrainë e filluar një vit më parë, pati efekte politike e të sigurisë edhe në Kosovë. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se lufta në Ukrainë e shtyu BE-në dhe SHBA-në që të shtojnë përpjekjet në normalizimin e marrëdhënieve dhe përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi. Ekspertë të sigurisë ndërkaq, përmendin rreziqet për mundësinë e zgjerimit të konfliktit edhe në Ballkan. Sot bëhen një vit nga fillimi i agresionit rus të paprovokuar në Ukrainë, çka ndikoi shumë në rendin gjeopolitik evropian e më gjerë. Fillimi i luftës Rusi-Ukrainë,…
Author: admin
Presidenti Putin: “Do pajisemi me armë moderne” Presidenti rus Vladimir Putin uroi të enjten ushtrinë me rastin e Ditës së Mbrojtësve të Atdheut, duke përshëndetur ata ushtarë rusë, që luftojnë në Ukrainë, në prag të njëvjetorit të luftës. Trupat do të pajisen me armë dhe mjete moderne, tha zoti Putin, duke shtuar se Rusia po i kushton vëmendje të veçantë rritjes së arsenalit të saj bërthamor. “Sikurse më parë, ne do t’i kushtojmë vëmendje të shtuar forcimit të arsenalit tokësor ajror e detar bërthamor”, tha zoti Putin Komentet vijnë një ditë pasi Presidenti amerikan Joe Biden tha se presidenti rus…
Kthimi në gjeopolitikën klasike dhe në “tampon zonat” ballkanike Nga Dr Selim Ibrahimi Britania e Madhe dhe Ukraina më 8 shkurt në Londër kanë nënshkruar “Deklaratën e Unitetit” duke u bërë “aleatë të vertetë”. Përderisa në veri dhe lindje të Evropës po lindin blloqe të reja dhe aleanca, në jug të Ballkanit ende vazhdon të qëndrojë status- quoja e cila rrezikon edhe ashtu paqen e brishtë. Kur tani Evropa Lindore ka marrë një pamje tjetër pas sulmit rus, dhe kur Ukraina po armatoset me teknologjinë e fundit të SHBA-së dhe të Britanisë, një shprazëtirë e madhe po ndjehet në Ballkanin…
Në mungesë të akademisë, zbavitemi Kohë interesante vërtet. Teksa vërejmë një homogjenizim të faktorit pro-rus në Ballkan, i cili është prezent sidomos te serbët etnikë, por gjithnjë e më shumë edhe te maqedonët etnikë, ku mbeten shqiptarët? Ata janë vetëm të befasuar nga paparashikueshmëria e kohërave. Historia ndodh, ndërsa ata nuk mbajnë shënim, por vetëm çuditen. Shkruan: Arbër ZAIMI, Tiranë Një proverb kinez, që s´merret vesh a është mallkim a bekim (apo të dyja bashkë në mënyrë ironike), thotë “jetofsh në kohë interesante”. Ndërsa një strategjist i shquar amerikan ka shkruar “nëse nuk po mërzitesh (prej monotonisë, prej kohës jointeresante),…
Dora e Serbisë nëpër grushte shteti në Europën Juglindore Nga Shaban Murati Eshtë e qartë përse i dogji aq shumë dhe kërceu përpjetë në 14 shkurt zëvendëskryeministri i parë i Serbisë dhe shef i madh i gjitha shërbimeve sekrete serbe, Ivica Daçiç, kur presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, në konferencë shtypi në 13 shkurt për situatën e sigurisë në vend, akuzoi si të përfshira bashkë me Rusinë në një përpjekje për grusht shteti, edhe Serbinë, Malin e Zi dhe Bjellorusinë. Në fjalën e saj të publikuar në faqen zyrtare të presidencës moldave, theksohet tekstualisht: “Materialet (që dispon shërbimi i fshehtë…
Lufta në Ukrainë po ndryshon të gjitha ekuilibrat evropianë Nga Pierre Haski Pyetje: E dini se cili shtet evropian do të ketë ushtrinë më të fuqishme gjatë viteve të ardhshme? Në kushte normale, përgjigja do të ishte Franca, e vetmja fuqi bërthamore që nga dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, aftësitë ushtarake të së cilës janë testuar në operacione të ndryshme jashtë vendit. Por gjërat po ndryshojnë. Nëse lëmë mënjanë armët bërthamore, ushtria kryesore e Bashkimit Evropian do të jetë shumë shpejt ajo e Polonisë. Kjo është një nga pasojat e drejtpërdrejta të pushtimit rus të Ukrainës. Polonia, një…
Zotërimi i së ardhmes: Ambiciet Megalomane të Forumit Ekonomik Botëror Nga Dr Michael Rectenwald Takimi i pesëdhjetë e tretë vjetor i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) mblodhi së bashku pesëdhjetë e dy liderë botërorë, shtatëmbëdhjetëqind drejtues të korporatave, artistë të ndryshëm dhe personalitete të tjera për të trajtuar “Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”. Fragmentimi është armiku i Forumit Ekonomik Botëror dhe i Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe partnerëve të korporatës. “Fragmentim” do të thotë se segmente të popullsisë botërore nuk po i përmbahen agjendës së katastrofizmit të ndryshimeve klimatike dhe parimeve të Rivendosjes së Madhe. Rivendosja e Madhe, ndërkohë, përbën…
Qytetërimi modern pothuajse nuk ka zgjidhje për ndryshimin e modelit të zhvillimit Nga Prof. Ph.D.Sc. Igor Dekanić/Zagreb-Geopolitika.News Sprovat e një shteti modern demokratik në ndërtimin e një qytetërimi të zhvillimit të qëndrueshëm Demokracia vjen nga koncepti i Greqisë së lashtë, që quhet sundimi i popullit. Është një ide politike për qeverisjen në të cilën marrin pjesë të gjithë anëtarët e komunitetit, populli, me vendimmarrje të drejtpërdrejtë ose tërthorazi nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur.[1] Rrënja gjuhësore e fjalës është një prerje e fjalëve greke “demo” (ose demos), që do të thotë populli, dhe “krates”, që do të thotë të sundosh, kështu që…
Vendi është shumë i madh për të dështuar, por askush nuk po nxiton për ta ndihmuar. Nga Dr Kamran Bokhari* [1 shkurt 2023] Problemet ekonomike politike dekada të vjetra në Pakistan po arrijnë në krye. Kombi i Azisë Jugore ka nevojë për miliarda dollarë ndihmë financiare për të shmangur një falimentim në një kohë kur klientët e tij të zakonshëm nuk janë të prirur për ta shpëtuar atë. Fondi Monetar Ndërkombëtar po këmbëngul në reforma të ashpra që qeveria e brishtë e koalicionit nuk mund t’i ndërmarrë pa marrë një goditje të madhe politike në një vit zgjedhor. Edhe nëse…
Drafti i frënko-gjerman diferencohet nga logjika kolonialiste, por nuk çlirohet dot nga koncepti revizionist që ka përvetësuar një lagje e diplomatëve perendimor në raport me ndërhyrjen e NATO-s në Serbi (1999) për t’i dhënë fund gjendjes koloniale të Kosovës dhe gjenocidit serb. Nga Dr Sadri RAMABAJA Logjika e neofashistëve ka diçka të përbashkët me mentalitetin e tufës. Shefat e shteteve dhe qeverive moderne, vëzhgonë dhe imitojnë njëri-tjetrin. Ata, si tufa, ndjekin me vëmendje se nga po shkon rryma, si po e drejtojnë shoqërinë kolegët e tyre, si po ia arrijnë ta marrin pushtetin dhe ta ruajnë atë me dekada. Ata,…