Si i vlerëson Kina opsionet e Rusisë në Ukrainë? Kina i kërkon SHBA-së të ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë. Ekspertët nga Pekini e konsiderojnë të mundshëm një përshkallëzim në një luftë botërore. Nga Michael Maier [Berliner Zeitung] Kina ka fajësuar SHBA-në për luftën në Ukrainë. “Shtetet e Bashkuara janë ato që shkaktuan krizën në Ukrainë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning për shtypin në Pekin të hënën, sipas dpa. Qeveria e Shteteve të Bashkuara është gjithashtu “faktori më i madh që nxit krizën”. Duke furnizuar Ukrainën me armë të rënda dhe sulmuese, SHBA-ja e zgjati dhe e…
Author: admin
Kryeministri Kurti prezanton gjashtë kushte për pranimin e Asociacionit Kryeministri i Republikës Albin Kurti sot në Kuvend ka prezantuar gjashtë pika si parakushte për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në marrëveshje me Serbinë. “Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet të garantojë edhe të drejtat e komuniteteve pakicë dhe mekanizmat përkatës institucional. Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato si vlerë themelore e i ruan ato si pasuri shoqërore. Normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm të shteteve”, ka thënë Kurti.…
Drafti gjerman i Statutit të Asocaiacionit të komunave serbe, ja çfarë përmban Media serbe Nova.rs ka publikuar Draft Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin ka shkruar se e ka përpiluar së fundmi fondacioni gjerman “Friedrich Ebert”. Në këtë draft, i cili përmban 18 pika, propozohet se si duhet të formohet Asociacioni, sipas ligjeve të kujt, si anëtarësohesh dhe cilat janë të drejtat e tij në sistemin juridik të Kosovës dhe mënyra se si financohet. Sipas këtij draft statuti, në rast të mosmarrëveshjeve mes qeverisjes qendrore (Qeverisë së Kosovës) dhe Asociacionit, atëherë çështjet që dalin nga…
Turqia pro anëtarësimin të Finlandës në NATO, por kundërshton Suedinë Presidenti Rexhept Taip Erdogan tha sot se Turqia e sheh pozitivisht aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO, por nuk mbështet Suedinë, “Ne po monitorojmë me kujdes zhvillimet lidhur me procesin e zgjerimit të NATO-s. Suedia as të mos e marrë mundimin të përpiqet të çojë përpara kërkesën e saj. Ne nuk do t’i themi po aplikimit të tyre për anëtarësim në NATO, për sa kohe atje do të lejohet djegia e Kuranit, përpara syve të forcave të sigurisë. E shohim pozitivisht kërkesën e Finlandës, por negativisht atë të Suedisë”, tha…
Petr Pavel: Ukraina duhet t’i bashkohet NATO-s pas përfundimit të luftës Presidenti i sapozgjedhur çek, Petr Pavel, i ka thënë BBC-së se Ukraina duhet të lejohet që t’i bashkohet NATO-s “sapo të përfundojë lufta”. Pavel, një gjeneral në pension, tha se Ukraina do të ishte “moralisht dhe praktikisht e gatshme” për t’u bashkuar me aleancën perëndimore pas përfundimit të konfliktit. “Ushtria ukrainase do të jetë ndoshta ushtria më me përvojë në Evropë. Ukraina meriton të jetë pjesë e një komuniteti të vendeve demokratike”, tha ai. Në intervistën e tij të parë të transmetuar me media ndërkombëtare që nga zgjedhja e tij,…
Izraeli sulmoi Gazën pavarësisht apelit të SHBA-së për paqe Prishtinë/Zagreb, 2 shkurt- Ushtria izraelite tha se sulmoi Gazën gjatë natës të enjten, disa orë pasi përgjoi një raketë të lëshuar nga Gaza dhe pas thirrjeve nga Shtetet e Bashkuara për të qetësuar gjendjen dhe pamundësuar përshkallëzimin e dhunës në Izrael dhe Bregun Perëndimor, shkruan Reuters. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima. Ushtria tha se sulmet e saj ajrore synonin vendet e prodhimit të raketave dhe armëve të përdorura nga Hamasi, grupi islamik që sundon brezin e bllokuar, në përgjigje të lëshimit të raketës të së mërkurës. Shpërthime të fuqishme…
SHBA vlerëson angazhimin e Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerësoi angazhimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në një bisedë telefonike ai tha se e falënderoi presidentin serb për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin amerikan dhe evropian dhe për qasjen e hapur ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon, që është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë. Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, shkroi ndërkaq se pas bisedës ndërmjet sekretarit Blinken…
Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Rusët po planifikojnë një ofensivë të madhe më 24 shkurt Prishtinë/Zagreb, 2 shkurt – Oleksiy Reznikov, ministri i mbrojtjes i Ukrainës, tha se Rusia po përgatit një ofensivë të re të madhe dhe paralajmëroi se ajo mund të fillojë më 24 shkurt, raporton BBC. Ai tha se Moska kishte mbledhur mijëra trupa për të shënuar përvjetorin e parë të fillimit të pushtimit. Sipas tij, Moska ka mobilizuar rreth 500 mijë ushtarë për ofensivën. Duke folur për mediat franceze, Reznikov paralajmëroi se Rusia do të ngrejë një kontigjent të madh trupash. Duke iu referuar mobilizimit të 300,000…
INSTITUTIT SHQIPTAR PËR GJEOPOLITIKË Nr. 1 – dt. 30.01.2023 Prishtinë Në bazë të analizave tona të rrjedhave aktuale dhe zhvillimet gjeopolitike, gjeostrategjike dhe politike ne Ballkan dhe në kuadrin e luftës së Ukrainës; Me përgjegjësinë profesionale dhe akademike të anëtarëve të Institutit; Me të drejtën dhe detyrën e dhënies së opinionit politik nga pozitat shqiptare, dhe drejtuar komunitetit vendor dhe atij ndërkombëtar; Duke qenë thellësisht të shqetësuar dhe maksimalisht të interesuar për problemet dhe ecuritë e proceseve, posaçërisht ecurisë së dialogut, ndërlidhur me planin franko-gjerman; Të gjithë studiuesit dhe bashkëpunëtorët e Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, pa përjashtim, i drejtohen opinionit…
Parakushtet e Beogradit për “shkëputje” nga Rusia Tani kur lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të re zhvillimi, klerofashistët serb, gjykojnë se është momenti historik që në ripoicionimin gjeopolitik të Serbisë të fitojnë garancionet për markimin e fuqishëm të kufijve të “Botës serbe” në krijim. Asociacioni sipas marrëveshjes së vitit 2013 është shtegu nga kalon kjo ide. Nga Dr Sadri RAMABAJA Në hapësirën e ish Jugosllavisë sërish fryjnë erëra të rrepta të etnonacionalizmit serb. Serbia hegjemone ka oreks për zgjerim tutje.Ajo që kishte arritur ta realizonte gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë, konsiderojnë kokat klerofashiste që bëjnë pushtetin…