Koalicione të reja të sponsorizuara nga SHBA Nga Dr Selim IBRAIMI Këshilltarët kryesorë të politikës së jashtme të shteteve të BE-së, ndërmjetësi Miroslav Lajçak dhe zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Gabriel Escobar, kanë vizituar Kosovën dhe Serbinë për të diskutuar për hapat drejt normalizimit të raporteve në mes dy vendeve bazuar në Propozimin franko-gjerman. Zyrtarët perëndimorë thanë në Prishtinë se kanë pasur një takim të gjatë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti por të sinqertë. Pas arritjes në Beograd diplomatët u takuan me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. “Sot kisha një bisedë shumë të vështirë, ndoshta më e vështira.…
Author: admin
PYKAT SERBE (TË ÇUBRILOVIQIT) NË KOSOVË NGA DEGËT E LISAVE TË KOSOVËS! Procesi i formimit të “Zajednicës”, njësoj si Gjykata Speciale në Hagë, nuk ka mundur të ndodhë pa lëshimet absurde që i kanë bërë ish krerët e Kosovës në vitin 2013, gjegjësisht 2015. Ky proces madje nuk ka mundur as të niset, sikur të mos kishte ndodhur një proces tjetër tepër i dëmshëm për Kosovën – decentralizimi etnik, i cili në fakt ia hapi rrugën dekompozimit të sovranitetit të shtetit të Kosovës, ku komuniteti serb përmes komunave të tyre të pastra etnike (Shtërpca, Parteshi, Kllokoti, Mitrovica e Veriut, Graçanica)…
SYNIMI STRATEGJIK I SERBISË ISHTE DHE MBETI: NDARJA E KOSOVËS Shkruan: Xhafer SHATRI 1. Hapi i parë, shpallja dhe themelimi i “Zajednicës“ Këtë analizë atipike po e nis jo nga fillimi, por nga fundi. Acarimi i gjendjes në Veri të Kosovës, është pjesë e një skenari të mirëmenduar e të mirorganizuar në Beograd. Ndërkaq roli i institucioneve të Kosovës është ai i zjarrfikësve që përballen me piromanë profesionistë që jetojnë me shkrepse në dorë. Prej që u hoq nga tavolina çështja e ndarjes së Kosovës, Vuçiqi ka pasur vetëm një qëllim, sabotimin dhe zhagitjen e bisedimeve me ndërmjetësues ngeali që kurrë…
Në vitin 1942 në fund të betejës së dytë të El Alamein në të cilin forcat britanike arritën të mundin forcat gjermane të udhëhequra nga gjenerali Ervin Romel, kryeministri Britanik Uinston Ҫurçill deklaroi: “ Tashti, kjo nuk është fundi. Nuk është as fillimi i fundit. Por është, ndoshta, fundi i fillimit”. Nga Dritan GOXHAJ / Tiranë U desh të kalonin 10 muaj luftë në Ukrainë që më në fund Ukraina dhe Rusia të binin dakort për një gjë. Prej fillimit të kësaj lufte rusët kane deklaruar se ata janë duke luftuar me NATO-n. Por, duket se shumica e udhëhqësve perëndimorë…
A duhet anëtarësuar Ukraina në NATO? Nga Shaban Murati Shkaktoi habi në shumë qarqe diplomatike njoftimi në 19 janar 2023 në mediat ndërkombëtare se kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte kishte deklaruar që Ukraina mund të pranohet anëtare e NATO-s në samitin atlantik të 11-12 korrikut ne Vilnius. Deklarata e saj me tone optimiste ishte se “askush nuk është në gjendje të pengojë Ukrainën të bëhet anëtare me të drejta të plota në aleancën mbrojtëse atlantike, nëse Ukraina e dëshi ron dhe synon për këtë”. Habia vjen nga fakti se ajo eshte kryeministrja e vendit mikpritës të samitit atlantik të korrikut,…
Më 22 janar 1963, Franca dhe Gjermania nënshkruan një marrëveshje partneriteti në Pallatin Elysee, mbi bazën e së cilës u zhvillua një BE e bashkuar gjatë dekadave. Por tani ky fundament ka nevojë urgjente për rinovim. Nga Jacob Ross dhe Kenny Kremer [Internationale Politik] Mosmarrëveshja franko-gjermane ishte në buzët e të gjithëve në fund të vitit të kaluar. Anulimi i Këshillit të Ministrave në tetor 2022 u pasua nga një kaskadë lajmesh negative. Disa komentues madje vunë në pikëpyetje marrëdhëniet dypalëshe në tërësi. Personeli diplomatik dhe politik në të dy anët e Ranit u përpoq të rimarrë veten. Edhe jashtë…
Prof. Dr. Steffen Mau: “Ndarja është një skenar frike” Politikanët dhe gazetarët pëlqejnë të flasin për shoqërinë e polarizuar, por të dhënat japin një pamje tjetër. Sociologu Steffen Mau tregon se sa në të vërtetë (përmes të dhënave empirike) janë thelluar hendeqet midis të majtës dhe të djathtës ose qytetit dhe fshatit. DIE ZEIT: Zoti Mau, a jetojmë në një shoqëri të ndarë? Steffen Mau: Jo, kjo diagnozë është shumë e përgjithshme. Ne jetojmë në një shoqëri të trazuar emocionalisht me shumë konflikte të reja. Kemi skaje radikale. Por shoqëria jonë ende nuk është e ndarë për shkak të kësaj.…
Danas publikon 10 pikat e planit franko-gjerman Gazeta serbe,Danas ka raportuar se e ka siguruar tekstin me e dokumentit përmes rrugëve diplomatike. Ai përmban dhjetë pikë që ishin publikuar edhe nga portale e gazeta tjera paraprakisht. Në këtë variant q[ pretendohet të jetë I përditësuar, sipas gazetës thuhet se Kosova dhe Serbia nuk mund ta përfaqësojnë palën tjetër në sferën ndërkombëtare, potencohet në Danas. Teksti i në fjalë, fillimisht i njohur si propozimi frëngo-gjerman, ndërkohë u bë dokumenti i mbështetur nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe fuqishëm edhe nga SHBA-të, në këtë variant njihet me emrin “marrëveshja bazë” ndërmjet…
Kissinger bën një propozim për Ukrainën – i lëndon të gjithë Henry Kissinger prezantoi një zgjidhje për Ukrainën që merr parasysh politikën reale: Rusia merr territore, Ukraina bëhet anëtare e NATO-s. Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, është shprehur pro bisedimeve të paqes me Rusinë. Propozimi, të cilin Kissinger e bëri në një video-mesazh për Forumin Ekonomik Botëror (WEF), përmban kompromise që janë të dhimbshme për të dyja palët: Kissinger në thelb tha se “vija e paraluftës” duhet të jetë baza e një armëpushimi – d.m.th. Rusia duhet dhe do të mund të merrte Krimenë dhe Donbasin. Në këmbim, Ukraina…
Uashingtoni zyrtar pritet që të mërkurën të njoftojë se do të dërgojë dhjetëra tanke M1 Abrams në Ukrainë, ndërsa edhe Berlini ka vendosur të dërgojë tanke Leopard 2, thanë burimet për agjencinë e lajmeve Reuters. Prishtin, 25 janar – Mbështetja për dërgesat e tankeve po bëhet pasi Ukraina shkarkoi disa zyrtarë të lartë si pjesë e një përpjekjeje për të luftuar korrupsionin në vend. Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar nga Uashingtoni, zyrtarët në Kiev përshëndetën atë që ata e shohin si një “ndryshim të mundshëm të lojës”. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të martën u bëri thirrje përsëri aleatëve perëndimorë që…