Author: admin

Gjermania vendos të dërgojë tanke ‘Leopard’ në Ukrainë Prishtinë, 25 janar – Kancelari Olaf Scholz njoftoi të mërkurën se qeveria e tij do t’i sigurojë Ukrainës tanke luftarake ‘Leopard 2’ si dhe do të miratojë kërkesat e vendeve të tjera për të bërë të njëjtën gjë. Vendimi erdhi pas disa javësh hezitimi të Berlinit, që u ndesh me një padurim në rritje në mesin e aleatëve të këtij vendi. Nëpërmjet një deklarate, qeveria gjermane tha se do t’i sigurojë fillimisht Ukrainës nga stoku i saj, një njësi tankesh ‘Leopard 2 A6’, që përbëhet nga 14 automjete. Qëllimi është që Gjermania…

Read More

Tregojani Vuçiqit kufijtë Negociatat e stërzgjatura mes Kosovës dhe Serbisë e të ndërmjetësuara nga BE-ja, që për dhjetë vjetë morën trajtn e një evenimenti prej atletësh, kanë hyrë në metrat e fundit të shtegut të vrapimit. Projekti frëngo-gjerman është shansi i ri për diplomacinë perendimore. Prandaj Beogradi qartë duhet të paralajmrohet  paraprakisht për kërcnimet ushtarake dhe aktet destruktive ndaj Kosovës. Nga Dr Sadri RAMABAJA Pas dhënies së mendimit këshilldhënës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) rreth aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 9 shtator 2010, miratoi rezolutën e sponsorizuar nga 27…

Read More

Strategjia serbe e ripërsëritjes së Donbasit në Kosovë Elementë të veprimit të dikurshëm rus në Donbas, Serbia po mundohet t’i manifestojë me shfrytëzimin e dobësive të Kosovës në bisedime, duke i bërë barrikadat si pikë të nxehtë të pozicionit serb dhe përdorimin e serbëve në veri. Përsëritja e strategjisë dhe taktikave ruse në Kosovë është jo vetëm një alarm për ekipin negociator të BE-së, që po mbajnë anën serbe, por edhe për politikën e Departamentit të Shtetit ndaj Ballkanit Perëndimor. Dr Selim IBRAIMI, Uashington Dhjetë muaj qëkur Rusia e sulmoi Ukrainën, organizatat radikale serbo-ruse janë tashmë në kufi të Kosovës.…

Read More

Serbo-Rusia e kaluara qe rron Prof. Dr. Lisen Bashkurti Serbia eshte nen pushtetin e se kaluares. Doktrinat nacionaliste te Garashaninit, Cubrilovicit, Andricit, Rankovicit, Milloshevicit vazhdojne te bashkejetojne me politikat bashkekohore te Serbise. Projektet e vjetra nacionaliste dhe taktikat konspirative e te dhunshme mbeten akoma te preferuarat e Beogradit. Lidershipet totalitare te se kaluares mbarten teresisht tek lidershipet e sotme. Aleancat raciste e segregative nderkombetare te shekujve te shkuar mpleksen me retoriken e integrimeve Europiane te diteve tona. Ne kushte paqesore e demokratike eshte tejet e veshtire te kuptohet kjo mpleksje e Serbise se vjeter me Serbine e diteve tona. Retorika…

Read More

Shqiperia – torzo në tavolinat e diplomacisë së Fuqive të Mëdha Ta njohim historinë tonë kombëtare dhe prapaskenat e Fuqive të Mëdha kundër kombit Shqiptar ndër shekuj… Nga Dr Odise Çaçe, historian Si filloi asimilimi, metodat dhe mbështetja e hijenave ballanike , në dëm të interesave kombëtare shqiptare .Shifra dhe fakte të pamohueshme. – Pse kjo armiqësi kundër kombit tonë nga ANGLIA e RUSIA ??? Në vitin 1751 Pjetri Madh urdhëron prifterijt ortodoks rus që të vijnë në Ilirikum për të përhapur fenë ortodokse dhe të asimilojnë banorët . Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i…

Read More

Edhe një kombi të vogël i duhet një strategji e madhe Dr KRISTAQ XHARO / UET, Tiranë Në kohën që dinamikat në ‘fshatin global’ po rrisin larminë, shpejtësinë dhe pasojat, kombet po gjenden më të ekspozuara përpara sfidave të parashikueshme. Për të përballuar lojën globale, ata vlerësojnë kontekstin që ndryshon me shpejtësi, rivlerësojnë burimet e fuqisë dhe përshtatin strategjinë, në funksion të objektivave madhorë: mbijetesës, sigurisë dhe prosperitetit. Në lojën e madhe globale kombet dallojnë nga fuqia: të mëdhenj e të vegjël. Studiuesit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë në të ‘vegjël’ shtetet nën 15 milionë banorë, por jo rrallë edhe ato…

Read More

Pse Perëndimi nuk i vë shpatën e Damokleut presidentit serb?Një gabim i KFOR-it në Kosovë Nga Shaban Murati Në 16 janar 2023 media qeveritare ruse “eadaily.ru” i bënte jehonë deklaratës së presidentit serb Vuçiç atë ditë që Serbia do të përkrahë sanksionet antiruse vetëm nëse do të shohë shpatën e Damokleut në qafën e tij, por deri tani nuk e ka parë atë rrezik. Është një deklaratë sa interesante aq dhe sfiduese në planin diplomatik dhe gjeopolitik, e cila jep çelsin për të kuptuar situatën absurde të stërzgjatjes dhe të guximit të një mikroshteti si Serbia për të refuzuar dy…

Read More

Perëndimi duhet të planifikojë për një konflikt të zgjatur me Rusinë Nga Ivo H. Daalder dhe James Goldgeier / 9 janar 2023 [Foreign Affairs] Sa herë që Shtetet e Bashkuara përballen me një krizë të politikës së jashtme, kritikët pretendojnë se qeveria e SHBA po bën ose shumë ose jo mjaftueshëm. Kështu është edhe me Ukrainën. Shumë fajësojnë administratën Biden për dështimin për t’i siguruar forcave ukrainase armët e rënda – kryesisht tanke, raketa me rreze të gjatë dhe avionë luftarakë – që ata thonë se nevojiten për të dëbuar trupat ruse nga toka ukrainase. Të tjerë, të shqetësuar për…

Read More

Kosova: Yes in NATO By Dr. Sadri RAMABAJA Mr. Gerard Gallucci, exactly on January 15, on the 23rd anniversary of the Serbian Massacre in the village of Reçak, not far from Pristina, the capital of Kosova, publishes an opinion entitled: Kosova: Not in NATO. The first sentence of this opinion, as a quote from a January 12 Washington Post editorial, seems to raise the alarm. “Tensions continue in the north of Kosova.” And then, without explaining at all that the source of these tensions is exactly the official Belgrade, he makes the Prime Minister of Kosova, Albin Kurti, unilaterally responsible,…

Read More

Tagesanzeiger (TA), Dominique Eigenmann: intervistë me sociologun Andreas Reckwitz Dhe tani? “Ideja se ne mund të vazhdojmë të jetojmë si më parë nuk është më e besueshme” Bisedë në kapërcyell të vitit inflacioni, lufta, klima: në 2022 krizat historike u bashkuan. Kjo ndryshon idenë tonë për të nesërmen, thotë sociologu gjerman Andreas Reckwitz. Heqja dorë është e afërt. Dhe ndoshta një e ardhme pa përparim. Berlin, 7.01.2023 TA: Z. Reckwitz, pas valës së parë të Koronës, ju nuk dëshironit të flisnit për një pikë kthese. Tani po. Pse? A.R : Kancelari Olaf Scholz e përdori termin “pas sulmit të Rusisë…

Read More