Author: admin

Albin Kurti: Putini dëshiron konflikt në Kosovë, ai është i fiksuar pas vendit tonë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dëshiron që të ketë konflikt në Kosovë. Prishtinë, 18 janar – Kurti thotë se Putinin e pengon shumë suksesi i Kosovës, kështu që ai po bën përpjekje ta destabilizojë atë. “Putini dëshiron të nxisë konflikt në Kosovë. Unë jam i kujdesshëm, por kurrë nuk kam frikë. Jam vigjilent. Putini është i fiksuar pas vendit tonë. Ai është i lumtur me mungesën e suksesit të nderhyrjeve perëndimore në Irak dhe Afganistan. Atë e zemëron…

Read More

Blinken: Kërkesat ruse ndaj Ukrainës janë të papranueshme Prishtinë, 18 janar – Në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e ri të Jashtëm britanik James Cleverly, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken iu referua perspektivave për fillimin e një dialogu për Ukrainën. Ai tha se kërkesa e Rusisë drejtuar Kievit për të njohur “realitetet e reja territoriale” nuk lejon vendosjen e një procesi negociues për Ukrainën. “Rusët po përpiqen të promovojnë narrativën se ata janë të interesuar për diplomacinë, por Ukraina dhe ne nuk jemi. Kjo, natyrisht, nuk është e vërtetë”, tha Blinken. Sekretari amerikan i Shtetit iu referua…

Read More

Një avion zbulues i NATO-s mbërriti në Rumani – monitoron aktivitetet ruse Prishtinë, 17 janar – Avioni i vëzhgimit Boeing E-3A i NATO-s i pajisur me një sistem radar AWACS (paralajmërim i hershëm dhe kontroll ajror) mbërriti sot në Rumani për të forcuar krahun lindor të aleancës dhe për të ndihmuar në monitorimin e aktivitetit ushtarak rus. Avioni i parë vëzhgues i vendosur u ul në një bazë ajrore afër Bukureshtit dhe dy avionë të tjerë pritet të zbresin sot dhe nesër, shkruan Reuters. Misioni është planifikuar të zgjasë disa javë. Avionët i përkasin një flote prej 14 avionësh vëzhgimi…

Read More

Një takim dy-ditor i komandantëve ushtarakë të NATO-s filloi në Bruksel Prishtinë, 18 janar – Një takim dyditor i komandantëve ushtarakë të NATO-s filloi të mërkurën në Bruksel, ku do të diskutohen një sërë çështjesh, duke përfshirë mbështetjen e Aleancës për Ukrainën, raporton Anadolu. Sesioni, i cili filloi pas fjalimeve hapëse nga Admirali Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe Mircea Geoana, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, do të kryesohet nga Bauer dhe do të marrin pjesë komandantët ushtarakë aleatë, si dhe homologët e tyre të ftuar nga Finlanda dhe Suedia. “Fatkeqësisht, ne po shohim fillimin e…

Read More

Analisti boshnjak publikon dokumentet/ Serbia me 48 zona operuese ushtarake në kufirin me Kosovën Prishtinë, 18 janar – Serbia vazhdon të provokojë situatën në Kosovë me veprimet e saja dhe kërcënimet për luftë. Së fundmi fqiu verior ka vendosur 48 baza operuese ofensive, nga to 28 janë baza ushtarake dhe 20 sosh të xhandarmërisë rreth kufirit të Kosovës. Për këto baza ushtarake kishte folur muaj më parë edhe vetë kryeministri Albin Kurti. Kurti kishte vënë theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’iu vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë. “Ministri i Mbrojtjes së Rusisë ka një…

Read More

Medvedev kërcnon me luftë bërthamore nëse Rusia humbet në Ukrainë Prishtinë, 19 janar – Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev paralajmëroi mëngjesin e sotëm se disfata e mundshme e forcave ruse në një konflikt “konvencional” mund të shkaktojë “shpërthimin e një lufte bërthamore”. “Fuqitë bërthamore nuk i kanë humbur kurrë konfliktet e mëdha nga të cilat varet fati i tyre. Por kjo duhet të jetë e qartë për çdo person, madje edhe një politikan perëndimor që ka ruajtur të paktën disa gjurmë inteligjence”, shkroi Medvedev në kanalin e tij Telegram, duke komentuar fjalimin e fundit të Sekretarit të…

Read More

Ringjallja e rivalitetit shekullor serbo-shqiptar në dritën e zhvillimeve në Ukrainë Abstrakt Kjo analizë shqyrton implikimet e mundshme të rikthimit të luftës në Kosovës dhe në Ballkanin Perendimor si tërësi për politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Parandalimi i luftës vë në pah nevojën për të kaluar Perendimi nga paradigma e operacionit të menaxhimit të krizës, në një qasje të re ndërveprimi. Duke pasur parasysh përparësinë e NATO-s në këtë plan, në analizë është trajtuar nevoja që kemi ne si Republikë për trajtimin dhe rivlerësimin e politikave të BE-së në raport me Ballkanin Perendimor, me qëllim të rrumbullaksojmë projektin nacional…

Read More

Vuçiqi nuk është aq e vështirë të njihet. Qëndrimi i tij prorus dhe antiamerikan e antieuropian nuk ka filluar sot dhe nuk ka të bëjë vetëm me refuzimin për sanksione ndaj agresionit rus në Ukrainë.Në dhjetor të 1998, në një intervistë televizive në TV Pet, Vuçiqi thoshte: “Nuk e di arsyen se pse vendet e BE-së ende nuk po ma ndalojnë hyrjen. Thjesht pres të më njoftojnë se më kanë shpallur non grata. Nuk ka përjetim që do më kënaqte aq shumë sa kjo, nuk ka gjë më të bukur se sa të më vihen sanksione nga ata që duan…

Read More

Kroacia i bën një shërbim të madh shteteve të rajonit, duke u dhënë modelin se si duhet të sillen dhe të ndërtojnë marrëdhëniet me Serbinë e sotme. Nga Shaban Murati Diplomacia dhe qeveria serbe krijuan një tymnajë të madhe propagandistike për pjesëmarrjen e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç, në ceremoninë e krishtlindjeve ortodokse të minoritetit serb në 6 janar në Zagreb, duke e reklamuar si nismë e presidentit serb Vuçiç për të shkrirë marrëdhëniet e ngrira midis Serbisë dhe Kroacisë. Nuk ishte as vizitë zyrtare dhe as me ftesë zyrtare nga Kroacia. Daçiç ishte i ftuar nga Këshilli Kombëtar…

Read More

Pse na duhen reforma dhe jo vetëm fjalë? Nga Dr Selim IBRAIMI Ky vit duhet të jetë viti i reformave në Maqedoninë e Veriut (MV). Hapja dhe mbyllja e kapitujve të BE-së nuk duhet të jetë vetëm një procedurë teknike dhe administrative. Kjo vlen posaçërisht për autoritetet e Shkupit ku gjatë fazës së analizës së kapitujve e cila ka një impakt në kohëzgjatjen e negociatave me BE-në duhet të tregohet serioze në reformat. Nga puna e qeverisë do të mund të parashikojmë se kur MV-ja do të bëhet anëtare e plotë e BE-së, pra nëse do të jetë viti 2030…

Read More