Author: admin

Presidenca suedeze – një moment thelbësor ARDIT GJINALI Suedia do të marrë për të tretën herë Presidencën e Bashkimit pas drejtimit në vitet 2000 dhe në 2009, gjithashtu. Konfigurimi i politikës së brendshme në Suedi dërgoi drejt lidershipit të një qeverie të Qendrës së Djathtë, e udhëhequr nga Ulf KRISTERSSON, lider i partisë “Moderaterna”, pjesë e grupit politik të Partive Popullore Europiane (PPE)… një shumicë parlamentare e brishtë në numra që varet nga mbështetja e “demokratëve suedezë”, të renditur të parët në zgjedhje, mbështetës në Parlament, por jo pjesëmarrës në qeveri. Presidenca suedeze synon në kërkimin e një dakordësie europiane…

Read More

Shqipëria e 2023-shit, a është Shqipëria që duam? NGA PIRRO PRIFTI Pak filozofi politike për sistemin demokratik perëndimor dhe opsionet e tjera. Demokracia perëndimore nuk është nje nga sistemet me te mira por nuk ka tjetër. I vetmi qe po e sfidon është sistemi kinezi Ten Hsiao Ping-ut,  sistem te cilin e mori idenë nga NEP i Leninit, ne te cilin theksohej nevoja e nje partie drejtuese por me nje sistem ekonomiko financiar te tregut te lire kapitalist. Sistemi komunist i vendosur nga Stalini dhe Lenini dështoi për shkak te se ashtuquajturës pike te dobët apo thembrës së Akilit te…

Read More

Gjendja faktike në Ukrainë Nga Dr George Friedman: Lufta në Ukrainë duket e përhershme. Asnjëra palë nuk duket e aftë të shkatërrojë forcën kundërshtare apo të artikulojë se çfarë do të duhej për të arritur një marrëveshje paqeje. Rusët po flasin me Bjellorusinë, Indinë dhe këdo tjetër që mund të gjejnë, por askush nuk mund të ndihmojë sa duhet në fushën e betejës ose në fabrikën e municioneve për të ndryshuar rrjedhën. Ukrainasit po u flasin Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe kujtdo tjetër që do të dëgjojë në mënyrë që ata të vazhdojnë të marrin armë – ndoshta edhe disa…

Read More

Luftë e re në Kosovë në 2023? Pse Rusisë i duhet urgjentisht një “kartë ballkanike” Nga Janusz Bugajski Viti i ardhshëm do të jetë një provë me rrezikshmëri për Ballkanin Perëndimor, pasi Beogradi dhe Moska po i fryjnë sërish thëngjinjve të luftës. Qeveritë perëndimore janë përballë një zgjedhjeje të vështirë: të lejojnë politikanët ambiciozë serbë dhe padronët e tyre në Kremlin të çojnë rajonin drejt një tjetër konflikti të armatosur apo t’i privojnë ata nga mjetet që shkaktojnë gjakderdhje. Shkëndijat e luftës janë më të dukshme në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë, tre objektivat e ndërtimit të mini-perandorisë serbe.…

Read More

Ngrënia e kanibalit të fundit Nga Slavoj Zhizhek E kujtoni atë historinë e eksploruesit që ndeshet për herë të parë me një fis aborigjen. “A ka kanibalë midis jush?”- i pyet ai. “Jo. Të fundit e hëngrëm dje!”- iu përgjigjen ata. Por për të krijuar një komunitet të qytetëruar përmes ngrënies së kanibalit të fundit, akti përfundimtar duhet të jetë diçka tjetër. Është një lloj mëkati origjinal që duhet fshirë nga kujtesa. Ngjashëm, kalimi në një rend ligjor modern në “Perëndimin e Egër” amerikan, u realizua përmes krimeve brutale dhe krijimit të miteve për t’i mbuluar ato. Siç shprehet një personazh në fimlin vestern të Xhon Ford, Njeriu që vrau Liberti Valans, “Kur legjenda bëhet një fakt, ti publiko sërish legjendën!”. Por “faktet” që lindin nga legjendat nuk janë të vërteta të verifikueshme. Përkundrazi, ato janë artefakte shoqërore: ide të përbashkëta që formojnë bazën e rendit ekzistues socio–politik. Nëse…

Read More

Do të dështojnë koalicionet anti-NATO dhe anti-BE! Shkruan Prof.dr. Skender ASANI Ka kohë që në opinionin e këtushëm po “gatuhet” një koalicion me prapaskena që do të sillte në pushtet një shumicë të re parlamentare. Dhe kjo po ndodhë në prag të ndryshimeve kushtetuese që duhet të bëhen, si pasojë e marrëveshjeve me Bullgarinë dhe me BE-në për futjen e bullgarëve në preambullën e Kushtetutës së vendit. Qëllimi i gjithë kësaj fushate të stisur është i dyfishtë: që të minohet procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe të rrëzohet me çdo kusht kjo Qeveri e cila në fund të mandatit (në 100…

Read More

Dhuratë e Vitit të Ri për Kievin Dërgesat e tankeve nga Perëndimi janë një shuplakë për Putinin. Kyiv së shpejti mund të marrë më shumë se njëqind tanke të lehta dhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore. Bilanci i fuqisë në fushën e betejës po ndryshon. Ndihma tjetër e madhe e armëve për Ukrainën ishte shpallur në ditët dhe javët e fundit: krerët e shteteve të vendeve perëndimore përsëritën vazhdimisht se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën. “Deri në fitore”, siç e tha së fundmi presidenti francez Emmanuel Macron me qartësi befasuese. Shtrirja e saktë e paketës së mbështetjes me…

Read More

Kurti dhe emisari britanik flasin për ndikimin e Rusisë në Ballkan Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, që shoqërohej nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott. Në takimin e parë në këtë vit, kryeministri Kurti dhe Lord Peach diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mundësitë e reja përgjatë vitit 2023, ndërsa kryeministri Kurti theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe rëndësinë e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës, sidomos në fushën e sigurisë. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se…

Read More

Erdogan-i bisedon me Putin-in Prishtinë, 5 janar – Presidentët e Turqisë dhe Rusisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin, kanë biseduar në telefon për marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në Ukrainë dhe Siri, njoftoi zyra e presidentit turk të enjten, më 5 janar. Ankaraja shpreson në përfundimin e shpejtë të punës për “udhërrëfyesin” për krijimin e një qendre gazi. “Ankaraja ka forcuar dhe vazhdon të forcojë infrastrukturën për të krijuar një qendër të gazit natyror në Turqi…pala turke është e angazhuar të finalizojë udhërrëfyesin dhe të marrë hapa konkretë për ta zbatuar atë në të ardhmen e afërt.” Ju kujtojmë se…

Read More

Kroacia u bë pjesë e zonës Shengen Me hyrjen e Kroacisë në Zonën e Schengenit lehtësohet udhëtimi edhe për shqiptarët e diasporës. Po ashtu nga 1 janari 2023 në Kroaci paguhet me euro. Me këto dy të arritura historike Kroacia, prej vitesh anëtare e BE-së dhe NATO-s, e ka përmbyllur rrugën e gjatë të integrimeve euro-atlantike. Prishtinë, 1 janar 2023 – Në mesnatë, pas më pak se dhjetë vitesh anëtarësimi në Bashkimin Evropian, Kroacia u bë anëtare e zonës Shengen, duke iu bashkuar klubit me 26 vende të tjera dhe 420 milionë njerëz në zonën më të madhe në botë…

Read More