Beogradi luan një rol destruktiv Fakti që presidenti serb Aleksandar Vuçiq po dërgon trupa në kufirin me Kosovën nuk është gjë tjetër veçse një manovër populiste për publikun vendas. Nga Florian Hassel [https://www.tagesanzeiger.ch] Do të duhej të ishte një kompromis historik që BE-ja dhe Uashingtoni ia arritën të sjellin Serbinë dhe Kosovën në tavolinë për të nënshkruar një marrëveshje në Bruksel në prill 2013. Në fakt, ishte një gabim historik, pasojat e të cilit në mënyrë të përsëritur i rikthehen sërish rajonit. Në vend që ta detyronte Serbinë të njihte pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit në BE, BE-ja…
Author: admin
ShBA dhe BE: Thirrje për veprime të menjëhershme – situata të qetësohet pa asnjë kusht Departamenti amerikan i Shtetit ka lëshuar një deklaratë të përbashkët me Bashkimin Evropian në lidhje me rritjen e tensioneve në veri të vendit. Teksti I plotë I komunikatës: Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për situatën e vazhdueshme të tensionuar në veri të Kosovës. Ju bëjmë thirrje të gjithçve për të ushtruar përmbajtje maksimale, që të ndërmarrin veprime të menjëhershme në mënyrë që situata të qetësohet pa asnjë kusht, dhe të përmbahet nga provokimet, kërcënimet dhe intimidimet. Ne po punojmë me presidentin…
Edward P. Joseph qorton SHBA-të dhe BE – në për çështjen e veriut – shpjegon veprimet që duhej t’i ndërmerrnin Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve gjeopolitike, Edward P. Joseph, ka folur për situatën aktuale në Kosovë, konkretisht për veriun e Mitrovicës. Joseph, përmes llogarisë së tij në Twitter, ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja kanë të drejtë që apelojnë për “përmbajtje maksimale”, por gabojnë rëndë duke etiketuar barrikadat si një formë “proteste paqësore”. Ai thekson se barrikadat janë një kufizim kërcënues, i paligjshëm i lëvizjes, duke çuar përpara një axhendë armiqësore. Sipas tij, SHBA-ja dhe BE-ja do duhej të…
Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë, Sirisë dhe Rusisë zhvillojnë bisedime të paparalajmëruara ANKARA, Turqi (AP) – Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë, Sirisë dhe Rusisë kanë zhvilluar bisedime të paparalajmëruara më parë në Moskë, thanë të mërkurën ministritë turke dhe ruse të mbrojtjes. Ky ishte takimi i parë në nivel ministror midis rivalëve, Turqisë dhe Sirisë që nga fillimi i konfliktit sirian 11 vjet më parë. Në një deklaratë të ministrisë turke të mbrojtjes thuhet se shefat e inteligjencës së të tre vendeve morën pjesë gjithashtu në bisedimet në Moskë, të cilat thuhet se u zhvilluan në një “atmosferë pozitive”. Diskutimi…
Entiteti serb të cilin duan t’ia imponojnë diplomatët perendimor qeverisë s Kosovës, përfaqëson një kërcënim ekzistencial për Republikën e Kosovës, por edhe për paqen në rajon. Nga Dr Sadri Ramabaja Prishtinë, 22 dhjetor — Natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, të ashtuquajturat ‘Rojat e urës’, vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra e pleq; plagosën 25 të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë dhe banesat e tyre në flakë.Ky është paragrafi i një kronike…
Nëse Serbia bashkohet me Rusinë… Nga Shaban Murati 100 vjetori i krijimit të BRSS, Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, në 30 dhjetor 1922, ka nxitur në Moskë hapjen e sirtareve strategjike të projekteve dhe propozimeve, që ringjallin në një formë apo tjetër superfuqinë e dikurshme, Bashkimin Sovjetik. Presidenti rus Vladimir Putin, i cili e ka përkufizuar shembjen e Bashkimit Sovetik në 1991 si katastrofën më të madhe gjeopolitike të Rusisë, në 22 vitet e sundimit të tij po përpiqet që me luftë të rikthejë copa territoresh të mozaikut të perandorisë së dikurshme sovjetike. Me agresionin kundër Gjeorgjisë në 2008 presidenti…
Mungesa e një strategjie për Serbinë dhe Kosovën Nga Dr Selim IBRAIMI Nën presidencën e Republikës Çeke, Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). “Është thelbësore që i gjithë Ballkani Perëndimor të integrohet në BE. Ritmi i integrimit të Kosovës në BE do të varet nga përkushtimi i saj për miratimin e reformave të nevojshme dhe përfundimin e suksesshëm të dialogut me Serbinë, të udhëhequr nga BE-ja”,- ka deklaruar Viola Von Cramon, raportuesja gjermane për Kosovën në Parlamentin Evropian. “Lajm i mrekullueshëm për rajonin nga miqtë dhe partnerët tanë evropianë.” “Urime Bosnjë-Hercegovinë për marrjen e statusit kandidat. I…
2022: Viti i revanshit të demokracisë liberale dhe i rënies së populistëve dhe autokratëve Nga Janan Ganesh Këtij viti që po mbyllet mund t’i vini shumë emra, por ju lutem mos e quani “AnnusMirabilis”, një vit të mrekullueshëm, pasi në Ukrainë ka pasur shumë vuajtje. Por nga ana tjetër është e rëndësishme të përmendim gjërat e mira që kanë ndodhur me Perëndimin këtë vit. Autokratët janë të aftë në nxitimin e tyre për t’i përshkruar disa dështime specifike të SHBA-së dhe aleatëve të saj, siç është tërheqja nga Afganistani, si shenja të një “rënieje të pandalshme”. Ndaj kur ngjarjet jo të këndshme…
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës tregon rëndësinë e jashtëzakonshme të rajonit të Detit të Zi.Është koha e fundit që BE-ja të zhvillojë një strategji të përgjithshme. Nga Dr Stefan Meister* Rajoni i Detit të Zi dhe Kaspik ka luajtur një rol të kufizuar si një korridor për rrugët tregtare, transportin dhe energjinë midis Azisë dhe Evropës. Megjithatë, me luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe bllokimin e porteve të Ukrainës në Detin e Zi, ky rajon po fiton rëndësi gjeopolitike dhe gjeoekonomike. Rusia kishte ndryshuar tashmë balancën e politikës së sigurisë në Detin e Zi në favor të saj me aneksimin…
Polonia nuk i dha Lavrovit vizë për samitin e OSBE-së në Varshavë Nga Zoran Meter [GN, Zagreb] Pikërisht kështu dukej vizita e Macron në SHBA: në shtëpi, ai ishte jashtëzakonisht i ashpër ndaj administratës së Bidenit dhe pothuajse dukej sikur Hrushovi, që kur të arrijë në Shtëpinë e Bardhë, do të përplasë këpucën në tryezë, duke kërcënuar Amerikën me një luftë tregtare, nëse Biden nuk heq dorë nga proteksionizmi i tij. Megjithatë, në Shtëpinë e Bardhë ai hodhi fraza për luftën e përbashkët të popullit francez dhe amerikan në luftën për pavarësinë amerikane, luftën e parë dhe të dytë botërore,…