Author: admin

Pse nuk po ndryshon Serbia? Nga Ali Mehmeti, Kapit/GjenevëI vetmi dallim ndërmjet partisë socialiste të Millosheviqit dhe asaj nacionalsocialiste të Hitlerit ishte që adhuruesit e partisë së Hitlerit besonin se “raca ariane” duhet ta sundoj mbarë botën, kurse adhuruesit e Milosheviqit ishin më “modest” dhe besonin se “raca serbe” duhet t’i sundoj vetëm territoret e ish Jugosllavisë.Pas përfundimit të luftërave të fundit në ish Jugosllavi në vitin 1999 të shkaktuar nga hegjemonizmi serb, ardhjes së Zoran Gjingjiqit në pushtet në Serbi dhe sidomos pas shkuarjes së Millosheviqit para Gjykatës ndërkombëtare për krime lufte në Hagë në vitin 2001, filloi të…

Read More

Interviste ekskluzive me ish-ambasadorin, ish-Kryenegociatorin për integrimin në BE, Z. Zef Mazi, për zhvillimet ne Kosovë. Pyetje: Ju jeni marrë për dekada me cështjen e Kosovës, e njihni mirë. Si e arsyetoni c’po ndodh? Ku janë rrënjët e kësaj turbullie serbe dhe të Beogradit në veri të Kosovës? Përgjigje: Unë, ne shqiptarët, besojmë fort në arsyetimin dhe konkluzionin se Kosova ishe rast “sui generis”, për një numër arsyesh: Së pari, qenë rethana specifike që u lidhën me këtë cështje specifike, në përputhje me një numër dokumentesh të të drejtës ndërkombëtare (janë të shumtë dokumentat; kjo mund të lihet për një rast…

Read More

Ministria e Jashtme gjermane: Barrikadat e paligjshme në veri të Kosovës duhet të hiqen sa më parë! Prishtinë, 23 dhjetor – Ministria e Jashtme e Gjermanisë, ka kërkuar që barrikadat e vendosura në veri të Kosovës të hiqen sa më shpejt dhe serbët të kthehen në institucionet e tyre. Gazeta gjermane “Der Standard” shkruan se Ministria e Jashtme Gjermane gjithashtu vë në pah sulmet ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë pas deklaratave të tij për të hequr barrikadat. “Në javët e fundit ka pasur dhunë të përsëritur kundër përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe gazetarëve në veri të Kosovës. Është intensifikuar…

Read More

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se thirrja e kryeministres serbe Ana Brnabiq drejtuar shoqërisë civile për të folur për situatën në Kosovë është një përpjekje për të homogjenizuar opinionin e gjerë rreth barrikadave në veri. Ajo tha se situata në kufirin me Kosovën është shumë më e ndërlikuar për shkak të pranisë së njësisë paraushtarake ruse “Wagner” dhe “Ujqit e natës”, si dhe grupeve ekstremiste serbe, që bëjnë gjithçka për të provokuar një konflikt dhe më pas të gjejnë justifikim për të pushtuar veriun. Prishtinë, 22 dhjetor – Kryeministrja…

Read More

G7 premtoi 32 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën në 2023. Prishtinë/Zagreb, 22 dhjetor- Grupi i G7 i vendeve të pasura ka premtuar deri në 32 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën vitin e ardhshëm, thanë ministrat e tyre të financave në një deklaratë të përbashkët të enjten, duke shtuar se ata janë të gatshëm të japin më shumë nëse është e nevojshme, raporton Reuters. “Ne mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj nevojave urgjente financiare afatshkurtra të Ukrainës,” thanë ministrat, duke inkurajuar donatorët e tjerë që të rrisin kontributet e tyre për vendin e shkatërruar nga lufta. Premtimi prej 32 miliardë dollarësh nga…

Read More

Shtëpia e Bardhë: Grupi Wagner po bëhet një “qendër rivale e fuqisë” për ushtrinë ruse Prishtinë/Zagreb, 23 dhjetor- Grupi mercenar rus Wagner po bëhet gjithnjë e më shumë një “qendër rivale e pushtetit” për ushtrinë dhe agjencitë ruse pasi ato mbështesin iniciativat e Kremlinit në mbarë botën, tha Shtëpia e Bardhë, transmeton AA. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se ndikimi i pronarit të kompanisë private ushtarake, Yevgeny Prigozhin, po “zgjerohej” paralelisht me pavarësinë e Grupit Wagner -it nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Forca e grupit është rritur dhe rritur vetëm gjatë luftës tashmë 10-mujore kundër Ukrainës.…

Read More

Dhjetëditëshin e fundit e kanë karakterizuar katër ngjarje me peshë për Europën dhe natyrisht edhe për rrjdhën e zhvillimeve politike në Kosovë dhe rajon. 1.Takimi i OSBE-së në Varshavë Takimi i OSBE-së në Varshavë, respektivisht fillimi i tij, shenjon ripozicionimin e organizatës më të madhe ndërkombëtare të sigurisë. OSBE-ja aktualisht kryesohet nga Polonia. Për këtë takim Varshava me kohë kishte marrë qëndrimin e prerë: nuk duhej t’i jepte vizë ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov. Ky akt shënon jo vetëm ripoziconimin e vet Polonisë në raportet Perendim-Lindje, por si ngjarje dëshmon se, Rusia dhe Perëndimi tashmë janë barrikaduar përballë njëri-tjetrit dhe…

Read More

Pse guximi i Vuçiqit është guxim rus? Mirënjohje Gjermanisë! Nga Shaban Murati Në 11 dhjetor ministrja e jashtëme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, iu përgjigj brenda ditës me një deklaratë të ashpër kërkesës së presidentit serb Vuçiç në 11 dhjetor, që Serbia të lejohet të vendosë forcat e saj ushtarake dhe policore në Kosovë. Shefja e diplomacisë gjermane e hodhi poshtë në mënyrë kategorike kërkesën absurde të Serbisë, duke e cilësuar “krejtësisht të papranueshme”. QËndrimi i drejtë dhe i vendosur parimor i ministres së jashtëme të Gjermanisë, shtetit më të fuqishëm të BE dhe të Europës, ishte një goditje e fortë…

Read More

Rusia ka nënvlerësuar aftësitë ushtarake të Ukrainës Nga Dritan GOXHAJ [Ish ushtarak] Deri më tashti të gjithë ata që kanë bërë analiza mbi luftën në Ukrainë, përfshi edhe mua, e kemi parë kusrin e luftës në Ukrainë në dy aspekte. I pari është nëpërmjet hartës. Duke e matur progresin e secilës palë bazuar mbi territorin e humbur ose të fituar. Ndërsa aspekti i dytë është nëpërmjet humbjeve. Duke e matur progresin e secilës palë bazuar mbi pretendimet e deklaruara të palëve mbi numrin e të vrarëve dhe të plagosurve, si dhe mbi numrin e paisjeve të shaktërruara totalisht, dëmtuara pjesërisht…

Read More

QEVERIA E DARDANISË KA PËRGJEGJËSINE TË RIVENDOSË RENDIN NË VERI NË BASHKËPUNIM ME PARTNERËT PERENDIMORË. Nga Dr. Dritan Demiraj Prej disa vitesh kam denoncuar neper shkrime dhe intervista per provokimet serbe ne veriun e Dardanisë, për mbeshtetjen e tyre me inteligjence, nga ana financiare, logjistike dhe me pajisje të grupeve mercenare serbe te cilat perdoren dhe urdherohen nga BIA dhe lidershipi i Serbisë. Nga ana tjetër keto provokime jane krejtesisht ne linje me politiken e jashtme ruse te mbeshtetjes se grupeve “proxy” per te destabilizuar situaten ne vendet e tyre te interesit ne menyre te fshehte, duke perdorur ato metoda…

Read More