Në Veri të Kosovës po përgatitet një konflikt i kontrolluar me Serbinë – Nga Enver Bytyçi Nga Dr Enver Bytyçi Ish-Ambasadori amerikan në Serbi, Gelbard, e cilësoi UÇK-në në vitin 1998 si një organizatë terroriste. Edhe sot ka politikanë që e kritikojnë dhe e trajtojnë si një rast të veçantë. Në fakt unë besoj se deklarata e tij e atëhershme ishte pjesë e skemës për ndërhyrjen në Kosovë. Duhej dikush që ta nxiste Milosheviçin të kryente akte dhune e terrori në Kosovë, me qëllim që bota perëndimore të ndërhynte, siç edhe ndodhi. Nëse Gelbard nuk do ta quante UÇK-në një…
Author: admin
Pentagoni lëshon alarmin Nga Manoj Joshi/ Observer Research Foundation India dhe çështjet që lidhen me vendin janë të mëdha në raportin e fundit të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA (Pentagon) drejtuar Kongresit të publikuar të martën. Duhet theksuar se ky është një raport i një departamenti të madh amerikan i cili shpenzon shumë para për të garantuar sigurinë e Shteteve të Bashkuara (SHBA). Paratë përvetësohen nga Kongresi Amerikan, dhe për këtë arsye, shpesh ekziston një tendencë për të mbivlerësuar kërcënimet ose për t’i bërë ato të duken më të menjëhershme se sa janë në të vërtetë. Në të njëjtën kohë,…
Si mund të shmanget një luftë të re e ftohtë në një epokë multipolare Shkruan: Olaf Scholz [5 dhjetor 2022] FOREIGN AFFAIRS Bota po përjeton një pikë kthese. Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës shënon fundin e një epoke. Fuqitë e reja janë shfaqur ose janë rishfaqur, duke përfshirë një Kinë të fortë ekonomikisht, me vetbesim politik. Në këtë botë të re shumëpolare, vende dhe modele të ndryshme qeverisje konkurrojnë për pushtet dhe ndikim. Nga ana e saj, Gjermania po bën të pamundurën për të mbrojtur dhe promovuar rendin ndërkombëtar bazuar në parimet themelore të Kartës së OKB-së. Demokracia,…
Mario Stefanov [Geopolitika News/ Zagreb] Rusia beson se kontrollon luftën, por në fakt ajo i përshtat aktivitetet e saj ushtarake dhe diplomatike me atë që po ndodh në fushën e betejës dhe me atë që nuk donte të arrinte. Një situatë e tillë është treguesi më i mirë se Ukraina ka iniciativën e luftës në këtë moment dhe se Putini po nxiton drejt shkatërrimit të tij, duke tërhequr me vete edhe Rusinë. Putini dhe lidershipi politik dhe ushtarak rus, duke zbatuar në mënyrë jokritike parkun e vërtetë Jurasik të doktrinave të vjetra gjeopolitike, po nxitojnë me këmbëngulje drejt një disfate…
Nika: Zgjedhjet e parakohëshme, zgjidhja e vetme për krizën në Mal të Zi Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika thotë se zgjedhjet e parakohëshme janë zgjidhja e vetme për krizën politike në Mal të Zi dhe se shqiptarët duhet të dalin të bashkuar në një listë të vetme. Zoti Nika tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se niveli i përfaqësimit proporcional të shqiptarëve në institucionet publike dhe në parlament vazhdon të jetë i pamjaftueshëm. Zoti Nika tha se ka pasur disa përmirësime në këtë drejtim së fundmi, por ato mbeten të pamjaftueshme.…
Deklarata BE-BP: Marrëveshja Kosovë-Serbi – ligjërisht detyruese Pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në 6 dhjetor në Tiranë, ku morën pjesë liderët e 27 vendeve anëtare të Unionit, u publikua një deklaratë e përbashkët. Dokumenti ka një shtrirje gjithëpërfshirëse për zhvillimet që preokupojnë sot Europën. Deklarata ka 32 pikë, përmes të cilave jepen zotime të ndryshme, duke filluar nga lufta në Ukrainë dhe mbështetja që i jep BE-ja asaj në përballje me Rusinë agresore, e deri tek inkurajimi ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrime. Në pikën 9 të kësaj deklarate, flitet për dialogun Kosovë-Serbi.Deklarata nuk u nënshkrua nga presidenti…
Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet do të udhëtojë në Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë me një delegacion ndërinstitucional nga data 11-17 dhjetor. Kjo vizitë, siç theksohet në një njoftim të Departamentit të Shtetit, nënvizon përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. “Më 12-13 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe liderë të tjerë politikë për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjesh, duke përfshirë përpjekjet e SHBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës…
Gjermania blen F-35 amerikanë që do të mbajnë raketa bërthamore: Ata bëhen “garantues i sigurisë evropiane” Prishtinë/Zagreb, 5 dhjetor – Kancelari gjerman Olaf Scholz (SPD) konfirmoi të hënën planet e qeverisë së tij për të blerë avionë luftarakë amerikanë F-35 si pjesë e një përmirësimi të madh për ushtrinë gjermane, raporton dpa. “Gjermania do të vazhdojë të respektojë angazhimin e saj ndaj marrëveshjeve të ndarjes bërthamore të NATO-s, duke përfshirë blerjen e avionëve luftarakë F-35 me aftësi të dyfishta,” shkroi ai në një artikull për revistën amerikane Foreign Affairs. Termi “aftësi e dyfishtë” i referohet avionëve që mund të mbajnë…
Lufta hibride serbe e vazhdueshme dhe sharllatanizmi i opozitës sonë Nga Dr Sadri RAMABAJA Lufta intenzive e Serbisë kundër Republikës së Kosobvës po thellohet. Aktualisht është përqëndruar në veriun e saj me idenë që ta aneksoj përmes një “Aksioni rrëfe”. Prandaj Beogradi duket se ka investuar kohë të gjatë për përçajen e BE-së në këtë plan dhe dezinformimin — duke pritur edhe mbështetje të mundshme nga një lagje shtetesh tradicionalisht të ndërlidhura me interesat serbe. Teknikat e aplikuara në këtë rrafsh, janë pjesë e gamës së luftës hibride edhe kundër demokracive liberale. “Kush e ka Serbinë, e ka Europën Juglindore” Rusia tradicionalisht ka mbështetur…
Prof. Ksenofon Krisafi Në vitin 1897, Abdyl Frashëri, një ndër shtetarët dhe diplomatët më të mëdhenj të trojeve shqiptare, i shkruante kryeministrit italian, arbëreshit Francesco Crispi: “Në rast se fuqitë e mëdha do ta dënojnë këtë popull trim dhe liridashës të mbetet në robëri dhe ca më keq të copëtohet midis shteteve fqinje, gadishulli Ballkanik nuk do të ketë kurrë qetësi, sepse shqiptarët nuk do të pushojnë asnjëherë së luftuari për të fituar pavarësinë e tyre kombëtare. Përkundrazi, në rast se shqiptarëve do t’u njihen të drejtat e tyre kombëtare, Shqipëria do të bëhet faktor i paqes dhe do të…