Author: admin

NE APO TË HUAJT? Shqipëria, krijesë e diplomacisë së Fuqive të Mëdha apo produkt i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare Prof. Ksenofon Krisafi Pavarësia dhe shteti shqiptar ishin rezultat i kontributit të faktorit vendas, i luftrave dhe i përpjekjeve të vazhdueshme të shqiptarëve për t’u shkëputur nga perandoria osmane dhe për të konstituuar shtetin e tyre. Por, ngandonjëherë kujdesi i tepruar për të afirmuar rolin e tij ka shkuar deri në ekstrem, deri në injorimin e faktorit të jashtëm. E vërteta është se faktori i brendshëm dhe ai i jashtëm, në një periudhë të caktuar historike, vepruan bashkërisht, interferuan te njeri-tjetri dhe…

Read More

QEMALISTË DHE ESADISTË Prof. Pëllumb Xhufi Ngjarjet që kulmuan me shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, u zhvilluan në kushtet kur në gjirin e shoqërisë shqiptare kishin ndodhur zhvendosje të mëdha dhe kur në vend të parisë së vjetër feudale e turkoshake, të komprometuar rëndë me regjimin osman, një shtresë e re, e përfaqësuar nga intelektualë me ide liberale e socialdemokrate, kishte dalë në skenën e historisë me ambicien për të udhëhequr popullin shqiptar në luftërat për liri e për shtet kombëtar. Të frymëzuar nga idetë e Iluminizmit francez e të Risorgimentos italiane, ideologë e veprimtarë të lëvizjes kombëtare…

Read More

KOMBI SHQIPTAR PARA NJË RIKONFIGURIMI TË RI GLOBAL Procesi i shpopullimit të vendeve tona ka krijuar një hartë të reglobale të diperzimit etnik, ku tani kemi shumë shumë Shqipëri tëshpërndara në çdo cep të botës dhe ky paraqet një moment të ri për tëgjithë ata individë, subjekte e intitucione që në një farë mënyremerren me studimin dhe menaxhimin e botës shqiptare, në tërësinë esaj, por tani në një kontekt më të gjerë global. Shkruan  Dr SKENDER ASANI Në kohën kur bota po globalizohet, shqiptarët si komb po përjetojnë brenda vetes disa procese të pafavorshme që mund të kërcënojnë të ardhmen…

Read More

Lëvizja e lirë e kapitalit në Ballkanin Perëndimor Nga Dr Selim IBRAIMI Lëvizja e lirë e kapitalit është një nga katër liritë themelore të tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian (BE). Të gjitha kufizimet në lëvizjet e kapitalit ndërmjet shteteve anëtare, dhe vendeve të treta duhet të largohen, me përjashtim në rrethana të caktuara politike dhe ekonomike. Lëvizja e lirë e kapitalit mbështet në parim edhe nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Duhet të kemi parasysh se lëvizja e lirë kontribuon në rritjen ekonomike dhe stabilitetin afatgjatë. Paralelisht kjo rrit rolin e BE-së si një lojtar global dhe rajonal në Ballkanin…

Read More

Ka ardhur koha që të bashkohet Kosova me Shqipërinë Nga SHPENDI TOPOLLAJ Nuk dua të zgjatem në këtë shkrim, duke kujtuar poshtërsitë e dhelpëritë e diplomacisë evropiane që në kundërshtim me realitetin, dëshirën, sakrificat, përpjekjet dhe deri luftërat e shqiptarëve për liri e bashkim kombëtar, lanë jashtë trojeve tona Kosovën dhe Çamërinë, pa folur për treva të tjera historikisht shqiptare. Nuk do të ndalem as te momenti i aneksimit të Kosovës Mbretërisë Shqiptare në vitin 1941, pasi ashtu i leverdiste Viktor Emanuelit të tretë, gjë që nuk e ndryshuan as pushtuesit nazistë. Po ashtu, nuk dua ta lodh lexuesin me…

Read More

Polonia filloi të krijojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë Nga Mario Stefanov / Geopolitika.news, Zagreb Që nga pushtimi rus i Ukrainës, Varshava ka nisur një program ambicioz për të transformuar praktikisht ushtrinë polake në ushtrinë më të fuqishme të NATO-s pas SHBA-së. Në të njëjtën kohë, ka një theks të rëndësishëm në forcimin e ushtrisë tokësore, e cila, sipas strategëve polakë, duhet të jetë në gjendje të zmbrapsë sulmin e forcave masive ruse. Polonia planifikon të ndërtojë ushtrinë tokësore më të fuqishme në Evropë në dekadën e ardhshme. Krahas kësaj, Forcat Ajrore synojnë ta ngrenë atë në një nivel…

Read More

OKB-ja është e paaftë për të siguruar paqen Nga Emily Tamkin “Bota jonë është në rrezik, dhe e paralizuar!”- shkroi në Twitter më 20 shtator, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. “Bashkëpunimi dhe dialogu janë e vetmja rrugë që duhet ndjekur. Asnjë sfidë e madhe globale nuk mund të zgjidhet nga një koalicion i vullnetarëve. Ne kemi nevojë për një koalicion të botës!”- shtoi. Një ide e shkëlqyer, zoti Sekretar i Përgjithshëm! E si duhet ta quajmë? Shtetet e Bashkuara?Njerëzit e mbledhur bashkë? Apo ndoshta diçka të ngjashme me termin “Kombet e Bashkuara”? OKB-ja mbylli javën e kaluar sesionin vjetor të…

Read More

Geopolitics and the reshaping of the world order: political rationality for the benefit of Freedom The two regions of Europe that should be the beneficiaries of the Russian defeat in Ukraine are: Poland and Ukraine on the one hand and the Western Balkans on the other. In this context, the intra-European battle that is taking place in the meantime should be looked at and analyzed, and especially the position of France against Kosova. By Dr. Sadri RAMABAJA One of the demands that is often put forward, while the intensive rocketing of Ukraine by Russia continues, is that European countries should,…

Read More

Ending a century-long conflict in Europe is in the national interest of the United States By Faton Tony Bislimi The recent visit to Prishtina by the US and EU top envoys for the Kosova-Serbia dialogue, Mr. Palmer (Deputy Assistant Secretary of State) and Mr. Lajcak (EU Special Envoy for Western Balkans), is a clear indication of their intention to re-launch the dialogue and indeed conclude it as soon as possible. Successfully concluding the lingering Prishtina-Belgrade dialogue with a legally binding agreement resulting in mutual recognition for Kosova and Serbia would be a major foreign policy win for the Biden Administration.…

Read More

Dragana Rakiq për sjelljen autoritare të qeverisë, lidhjet e ngushta me Rusinë, integrimin në BE dhe kritikat ndaj politikës së migracionit. Dr Dragana Rakiq është nënkryetare e Partisë Demokratike dhe deputete e Kuvendit të Serbisë. Intervistuan: Kirsten Schönefeld dhe Nikolaos Gavalakis / IPG Nga njëra anë, Serbia mban tradicionalisht lidhje të ngushta me Rusinë. Në të njëjtën kohë, vendi është gjithashtu një kandidat për anëtarësim në BE. A do të duhet së shpejti Beogradi të vendosë se cilën rrugë të shkojë? Marrëdhëniet tradicionalisht të mira me Rusinë janë kultivuar kryesisht nga Sllobodan Millosheviqi në dekadat e fundit. Presidenti aktual serb…

Read More