Gjermania kërkon një pozicion të ri sigurie në Lindjen e Mesme Nga Farzad Bonesh / Al Bawaba News Marrëdhënia midis Gjermanisë dhe vendeve si Irani, Turqia dhe Egjipti në Lindjen e Mesme datojnë shekuj më parë. Variabla të ndryshëm si Lufta e Parë Botërore, nazizmi, Lufta e Dytë Botërore dhe më pas ribashkimi i Gjermanisë ndikuan në pikëpamjen dhe qasjen e politikës së jashtme të Gjermanisë ndaj Lindjes së Mesme në shekullin e 20-të. Në dekadat e fundit, me rritjen e rolit të Gjermanisë në Evropë dhe në botë, Berlini i ka kushtuar më shumë vëmendje Lindjes së Mesme. Pozicioni…
Author: admin
Patriarku i kishës ruse “non grata” si mbështetës i agresionit Nga Shaban Murati Në 16 nëntor gazeta e njohur ruse “Kommersant” botonte deklaratën e patriarkut Kirill të kishës ortodokse ruse, i cili ankohej pse BE ka marrë vendimin e shpalljes së tij “non grata” dhe të mos e lejojë të hyjë në territorin e BE. “Non grata” e kanë shpallur kreun e kishës ortodokse ruse edhe Britania e Madhe dhe Kanadaja. Bota demokratike perendimore e ka shpallur “non grata” patriarkun e kishës ortodokse ruse për shkak të mbështetjes dhe pjesëmarrjes skandaloze të kishës ortodokse ruse në agresionin fashist rus në…
Institucionet demokratike amerikane i kanë rezistuar katër viteve të presidencës së Trump-it. Por brenda “Partisë së vjetër të madhe” ai themeloi një sekt. A po e humbet ai tani kontrollin e republikanëve? Koment nga MAJID SATTAR / FAZ – Demokracia amerikane mund të ishte kursyer nga shfaqja e madhe e Trump. Një republikan mund të ketë kujtuar ditët e errëta të janarit 2021 të martën mbrëma, kur ish-presidenti shpalli kandidaturën e tij në 2024 në Florida. Në atë kohë Mitch McConnell, udhëheqësi i pakicës në Senat, kishte në dorë t’i jepte fund karrierës politike të Donald Trump njëherë e përgjithmonë.…
SHBA shpreson për një marrëveshje Kosovë – Serbi në ditët në vijim Prishtinë, 18 nëntor – Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Kosova dhe Serbia “të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim me mbështetjen e Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian”. BE-ja ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për një takim në Bruksel në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës, të cilën zyrtarët evropianë kanë cilësuar më të rrezikshmen që nga viti 2013.…
Takimi i krerëve të agjencive të inteligjencës amerikane dhe ruse në Ankara Prishtinë/Zagreb, 14 nëntor – Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së, William Burns, është në Ankara për bisedime me homologun e tij të inteligjencës ruse për të dhënë një mesazh në lidhje me pasojat e çdo përdorimi të armëve bërthamore nga Rusia, tha të hënën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. “Ai nuk zhvillon asnjë negociatë. Ai nuk po diskuton zgjidhjen e luftës në Ukrainë”, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, duke shtuar se Burns do të ndiqte gjithashtu çështjet e amerikanëve të arrestuar në Rusi.…
Takimi mes Xi Jinping-ut dhe kryeministrit japonez Fumi Kishida Prishtinë, 18 nëntor – Kryeministri japonez Fumio Kishida i tha kreut kinez Xi Jinping mbrëmë se ai ishte i shqetësuar për sigurinë rajonale mes tensioneve në rritje në Azi, duke pas në konsideratë ambiciet detare të Kinës. Transmetuesi shtetëror i Kinës CCTV citoi Xi-në t’i ketë thënë Kishidas se Kina dhe Japonia duhet të thellojnë besimin, fushat e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal dhe t’i rezistojnë “konfliktit dhe konfrontimit”. Të dy udhëheqësit u takuan në Tajlandë në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), duke shënuar bisedimet e para të lidershipit…
Departamenti Amerikan i Drejtësisë do të emërojë këshilltar special për Trump-in Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland donte të bënte një njoftim përkatës të premten. Vetëm pak ditë më parë, Trump shpalli kandidaturën e tij për presidencën e vitit 2024. Sipas raportimeve të mediave, Departamenti Amerikan i Drejtësisë do të punësojë një hetues special të pavarur për të hetuar ish-presidentin Donald Trump. Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland dëshiron të bëjë një njoftim përkatës të premten, raporton ndër të tjera Wall Street Journal dhe kanali i lajmeve CNN. Sipas CNN, do të përfshihen hetimet për dokumentet sekrete të konfiskuara në pronën private…
Shtëpia e Bardhë: SHBA nuk po e detyrojnë Ukrainën të negociojë Prishtnë/Zagreb, 18 nëntor – Zëdhënësi i shefit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Kirby, u tha gazetarëve gjatë një konference për shtyp të premten se, Uashingtoni nuk po ushtron asnjë presion mbi Kievin për të negociuar me Moskën, raporton Baha News. “Ne nuk do të flasim me rusët për përfundimin e luftës pa pjesëmarrjen e Ukrainës”, theksoi Kirby. Ai shpjegoi se në këtë moment presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy “e ka bërë të qartë” se nuk është gati të ulet në tryezën e bisedimeve. “Ne nuk…
Japonia: Raketa që testuan verikoreanët pati kapacitet për të arritur në tokën e SHBA-së Prishtinë, 18 nëntor – Koreja Veriore ka lëshuar një raketë balistike interkontinentale me kapacitet për të goditur tokën amerikane, ka thënë ministri i Mbrojtjes në Japoni, Yasukazu Hamada. Raketa ka rënë në ujë, rreth 210 kilometra në perëndim të Hokaidos. “Bazuar në kalkulimet e bëra rreth trajektores që ka përshkuar raketa balistike këtë herë, ajo do të mund të kishte kapacitet të udhëtimit prej 15.000 kilometrash, varësisht prej peshës së kokës bërthamore, dhe në atë rast nënkuptohet se do të mund të arrinte në SHBA”, ka…
Shqipëria bëhet anëtare e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane Tiranë, 18 nëntor – Shqipëria iu bashkua të premten Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, çka do ta ndihmojë shtetin e Ballkanit Perëndimor të përballet më mirë me pasojat e ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësive natyrore. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi dhe Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič firmosën të premten në Tiranë, marrëveshjen për anëtarësim në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile. Kërkesa për anëtarësim u dorëzua nga kryeministri Edi Rama në qershor të këtij viti. Pas firmosjes së marrëveshjes, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, vlerësoi në…