Qeveria gjermane bllokon blerjen kineze të prodhuesit të mikroçipëve Prishtinë, 9 nëntor – Qeveria gjermane ka bllokuar shitjen e prodhuesit të mikroçipave Elmos nga qyteti gjerman i Dortmundit tek një investitor kinez, raporton dpa. Ministri i Ekonomisë Robert Habeck propozoi ndalimin e shitjes së Elmos-it për arsye sigurie dhe konfirmoi se të mërkurën një vendim të tillë e ka marrë edhe kabineti qeveritar. Kompania njoftoi planet për t’i shitur biznesin e saj me mikroçip rivalit suedez Silex, një degë e Sai Group të Kinës, për rreth 85 milionë euro (85 milionë dollarë). Habeck tha të martën se sektorët potencialisht kritikë…
Author: admin
Mediat britanike: 12 mijë shqiptarë të ardhur, vetëm 700 të kthyer Nga Natasha Clark, THE SUN Vetëm 710 shqiptarë u kthyen mbrapsht këtë vit, ndërkohë që mbërritën 12 mijë me gomone. Home Office ktheu 118 muajin e kaluar, ndonëse një në katër gomone që vijnë është me shqiptarë. Rreth 350 kriminelë të huaj – të dënuar për përdhunime, krime droge, mbajtje armësh apo hyrje të paligjshme – u përzunë nga Britania muajin e kaluar, sipas Home Office. 118 u kthyen në Shqipëri, 9 në Brazil, 38 në Rumani, 26 në Poloni, 20 në Lituani. Ndërkaq, vetëm 22 kriminelë të huaj…
Policët e Vuçiçit që u rikthyen sërish në “Roje të Urës” Çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë se kush e vrau dhe pse Oliver Ivanoviçin, politikanin më të rëndësishëm serb të veriut të Kosovës dhe një nga figurat më të rëndësishme të Mitrovicës së Veriut… Oliveri, i cili ishte një serb i Kosovës, mendonte dhe kishte një ide për statusin e njerëzve të tij. Një status që natyrisht nuk e shikonte si shqiptarët, por në një mënyrë a një tjetër e shikonte me shqiptarët. Oliver Ivanoviçin e njohin një pjesë e mirë e gazetarëve nga Shqipëria, të…
Presidenti Biden flet pas zgjedhjeve Në konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve që përkojnë me mesin e mandatit, Presidenti Joe Biden tha se demokratët patën një natë të mirë. Ai tha se nuk ka plane për të bërë ndryshime në qasjen e tij pavarësisht mundësisë që republikanët mund të marrin kontrollin e Kongresit. “Unë jam i përgatitur të punoj me kolegët e mi republikanë. Populli amerikan e ka bërë të qartë se pret që republikanët të punojnë me mua gjithashtu”, tha Presidenti Biden. Ai la mënjanë shqetësimet se republikanët, të cilët janë në rrugën e duhur për të marrë…
Pse zgjidhjet produktive, siç është tashti rasti me epilogun e pritshëm të dialogut të imponuar me Serbinë, duhet kuptuar si shteg për ruajtjen e interesave nacionale? Nga Dr Sadri RAMABAJA Ndërkohë që brezi ynë ka stivuar në kujtesën e vet epokën e Luftës së Ftohtë dhe shembjen e Bashkimit Sovjetik tok me zgjerimin e BE-së dhe NATO-s në Europën Lindore e atë Juglindore, janë dy momente që shenjojnë prologun e Sistemit të ri botëror:1. Në vitin 2020 dhe 2021, një sërë ngjarjesh i bindën liderët e Kinës (dhe shumë vëzhgues në SHBA dhe në mbarë botën) se sistemi i Kinës…
Kriza e re boshnjake Nga Dr Selim IBRAIMI SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë konfirmuar politikën e mbështetjes ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë – Hercegovinës. Ndërkohë, lideri i Bosnjës Serbe, Millorad Dodik u zgjodh kryetar i etnitetit serb duke i minuar të gjitha përpjekjet për ndryshime në pjesën serbe të Bosnjës. Dodiku, dikur nga një lider i moderuar, është kthyer më shumë se një dekadë në një politikan radikal i cili i mbështetur nga qarqet ruse të inteligjencës dhe Serbia ka bërë eleminimin e të gjithë kundërshtarëve politik. Federata e Bosnjë – Hercegovinës afro tre dekada pas “Marrëveshjes…
INTIMITETI STRATEGJIK Nga Ditmir BUSHATI Në fjalimin përmbyllës të Konferencës për të ardhmen e Europës në Strasburg, që përkoi me Ditën e Europës, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, parashtroi vizionin e tij për themelimin e një Komuniteti Politik Europian, me bindjen se, “BE-ja nuk mund të mbetet në një afat të shkurtër platforma e vetme për të strukturuar kontinentin europian”. Një komunitet politik i tillë, sipas Macron, do t’u mundësonte “shteteve demokratike europiane që besojnë në vlerat tona thelbësore një hapësirë të re për bashkëpunim politik për çështjet e sigurisë, energjisë, transportit, investimeve në infrastrukturë dhe lëvizjen e lirë të…
Dyshimet amerikane: a është Gjermania gati për udhëheqjen e BE-së në sferën e sigurisë? Nga Zoran METER Kusht për marrjen e statusit të liderit evropian në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë është politika e ashpër dhe pa kompromis e Gjermanisë ndaj Rusisë dhe parandalimi i përpjekjeve të saj të ardhshme për të projektuar interesat e saj në hapësirën e BE-së. Por amerikanët pragmatikë i lënë vetes mundësinë e një qasjeje tjetër… Po rrëshqasim rrezikshëm në “unanimitetin partiak”. Fjalën për Gjermaninë si “lokomotiva” ekonomike e Bashkimit Europian e dimë prej kohësh, megjithëse kjo lokomotivë tani po ngadalësohet dhe po humbet fuqinë…
Për vite me radhë, BE-ja ka përmendur perspektivën e anëtarësimit dhe prosperitetit pasues për kombet e Ballkanit. Por ky premtim u dëmtua disi këtë vit kur BE-ja lejoi Ukrainën të hynte në korsinë e shpejtë si vend kandidat, ndërkohë që përparimi në anëtarësimin për vendet e Ballkanit Perëndimor ka ngecur në pjesën më të madhe të tij. Shkruan Raf Casert, Associated Press Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një tjetër udhëtim të vullnetit të mirë nëpër Ballkanin Perëndimor për të mbledhur mbështetjen për bllokun dhe për t’u siguruar që kutia historike e Evropës nuk do të zgjedhë anën e Rusisë armiqësore ose rivalit…
David-ët dhe Goliat-ët gjeopolitikë Nga Dr Harold James Njujorkezët presin një kaos në trafik çdo muaj shtator kur mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Por këtë vit, duket sikur të gjithë janë të frustruar dhe të dëshpëruar, dhe përfaqësuesit nga e gjithë bota, po “garojnë” në thelb për të treguar se po ia kalon më keq se tjetri. Për shembull Shtetet e Bashkuara janë të traumatizuara nga diskutimet mbi mundësinë e një lufte civile. Një pjesë e madhe e Partisë Republikane nuk premton të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit. Por, ndërsa frika e inflacionit dhe recesionit ekonomik, do t’u…