Author: admin

A është Lëvizja e aftë për protestë e Iranit pa udhëheqës, e dënuar të dështojë? Nga Alex Whiteman [Arab News] Dyzet ditë pas dhe protestat që kanë tronditur Iranin që nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në duart e policisë famëkeqe të moralit të regjimit, nuk tregojnë asnjë shenjë zbutjeje, megjithatë ekspertët mbeten të ndarë nëse lëvizja mund të arrijë ndryshim të vërtetë.Valë të shumta protestash antiqeveritare kanë tronditur Iranin gjatë dy dekadave të fundit, nga trazirat e gazetës Salam të vitit 1999, në të cilat vdiqën shtatë studentë, deri te Lëvizja e Gjelbër në 2009, e cila përfundoi pasi…

Read More

Targat serbe – një lloj i bombave të pista Nga Sadri RAMABAJA Prishtinë, 30 tetor – Pas publikimit të vendimit të ri të qeverisë sonë që ndërlidhet me çështjen e targave, respektivisht përshkallëzimin për realizimin e vendimit paraprak, para së gjithash në shenjë mirëkuptimi ndaj shqetësimeve të miqëve tanë, pati reagime nga Brukseli, por edhe nga zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe ambasadori Hill. Vendimi i qeverisë së Kosovës rreth targave de fakto mund të kuptohet si më i duhuri në këtë momentum politik; krejtësisht në përputhje me interesat strategjike të Republikës; në akordancë edhe me interesat e…

Read More

Intervista Dritan Hoti:Nuk besoj se Putin do e përdor seriozisht rrezikun e armëve bërthamore Rreziku dhë kërcënimi i vazhdueshëm që bën presidenti rus, për përdorimin e armëve bërthamore, kthimi i cështjes së Kosovës në panelin e diskutimeve për zgjidhje nga ana e faktorit ndërkombëtar. Si do reagoj perëndimi? Kush del më e humbur në këtë luftë? Sa e kanë dëmtuar sanksionet Rusinë dhe a janë kthyer ato si bumebrang edhe për Evropën? A ka një krizë reale edhe në Britani, apo në Itali, ku politika nuk gjen qetësi në sferën e drejtimit? Për të gjitha këto Priza.al ka biseduar këtë herë me…

Read More

Lufta e Tretë Botërore efektivisht ka filluar Nga Tim Bartz & David Böcking “Der Spiegel” Nouriel Roubini, 64 vjeç, është një nga ekonomistët më të njohur në botë. Profesor i Shkollës së Biznesit në Universitetin e Nju Jorkut, parashikoi krizën financiare të vitit 2008 si dhe krizën e ekonomisë globale pas fillimit të pandemisë së koronavirusit. Ai u rrit në Turqi, Iran, Izrael dhe Itali, dhe sot është një shtetas amerikan. Juve nuk ju pëlqen pseudonimi që ju kanë vënë “Dr.Apokalipsi”, dhe do të dëshironit të quheshit “Dr.Realisti”. Por në librin tuaj të ri, ju flisni për 10 kërcënime madhore”…

Read More

Prishtinë/Tiranë, 3 nëntor – Është sulmuar me armë zjarri objekti i stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik të Zubin Potokut. Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët policorë të cilët kanë qenë me detyrë në stacionin policor kufitar në Jasenovik, kanë informuar se me datë 02 nëntor 2022 gjatë natës kanë dëgjuar të shtëna armesh (dy të shtëna radhazi), përderisa ishin në realizim të detyrave të tyre në vendin e quajtur Jabuke. “Njësia relevante policore ka gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethojën e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik. Lidhur me rastin Drejtoria…

Read More

A ka nevojë edhe Gjermania për bombën atomike? Nga BERTHOLD KOHLER [FAZ , 29.10.2022] Politika gjermane e sigurisë mbështetet tërësisht në ombrellën bërthamore amerikane. Por Uashingtoni mund t’i kthejë shpinën Evropës. Atëherë Berlini do të kishte vetëm opsione të këqija. Nëse fjala e pushtetit të kancelares mbetet e fundit në këtë çështje, atëherë epoka bërthamore në Gjermani do të përfundojë menjëherë pas Pashkëve. Madje as e ashtuquajtura “pikë kthese” e Putinit në raport me armët nukleare, nuk mund të ndryshonte asgjë; për të vonuar daljen përfundimtare me vetëm tre muaj dhe një termocentral, Scholz-it iu desh t’i referohej kompetencës së…

Read More

BiH: Rezultatet e konfirmuara të zgjedhjeve, fillojnë afatet për krijimin e organeve qeveritare Prishtinë/Zagreb, 2 nëntor – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë-Hercegovinës mori vendim të mërkurën për të konfirmuar rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën në atë vend më 2 tetor, pasi Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës hodhi poshtë të gjitha ankesat kundër rezultateve preliminare të përcaktuara më parë, transmeton Hina. Rezultatet e zgjedhjeve u konfirmuan pasi u krye rinumërimi i votave në disa nga qendrat e votimit dhe pasi kishin skaduar të gjitha afatet për paraqitjen e kundërshtimeve dhe ankesave, të cilat u shqyrtuan nga departamenti i apelit i gjykatës…

Read More

Instituti amerikan: Putini po bëhet gati për luftë të gjatë Prishtinë, 2 nëntor – Instituti Amerikan për Studimin e Luftës bëri të ditur se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është duke u përgatitur për një luftë më të gjatë, e jo për sulm bërthamor mbi Ukrainë. Në raportin e publikuar të hënën, thuhet se Rusia po bëhet gati për një fushatë të gjerë me mjete konvencviale, duke u përpjekur t’i mbajë territoret aktualisht të pushtuara dhe të fitojë edhe më tej. Ai (Putini v.j.) do të përpiqet t’i mbajë territoret aktuale të pushtuara dhe të fitojë të reja, por nuk…

Read More

Serbia tradicionalisht mban lidhje të ngushta me Rusinë. Nën dritën e  luftës në Ukrainë, qeveria federale tani po kërkon një vendim nga Serbia: për rrugën drejt BE-së ose një partneritet me Rusinë. Prishtinë, 1 nëntor— Gjermania e ka paralajmëruar Serbinë për kultivimin e lidhjeve më të thella me Rusinë, duke paralajmëruar se ajo mund të pengojë përpjekjen e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, tha të martën (1 nëntor) një burim i qeverisë gjermane. Dy ditë para samitit të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin gjerman që synon të forcojë marrëdhëniet me gjashtë vendet e rajonit, zyrtari i lartë tha se…

Read More

Nënshkruhen tri marrëveshjet rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit Kryeminsirat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar në kuadër të Samitit “Procesi i Berlinit” tri marrëveshje, të dakorduara më 21 tetor. Marrëveshjet e nënshkruara: 1. Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor 2. Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor 3. Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Evropën Qendrore Si mikpritës i Samitit të Procesit të Berlinit, kancelari gjerman Olaf Sholc e ka hapur fjalimin e tij…

Read More