Kancelari gjerman u premtoi vendeve të Ballkanit Perëndimor qasje më të shpejtë të mundshëm në Bashkimin Evropian Prishtinë, 3 nëntor – Të enjten në Berlin, kancelari gjerman Olaf Sholc [Olaf Scholz] u premtoi vendeve të Ballkanit Perëndimor një proces të përshpejtuar të afrimit me Bashkimin Evropian dhe Komisioni Evropian premtoi një miliard euro për të ndihmuar vendet e këtij rajoni për të kapërcyer krizën energjetike, transmeton Reuters. “Gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian. Ata janë pjesë e Evropës dhe pjesë e familjes evropiane. Kjo është arsyeja pse unë jam për zgjerimin e Bashkimit Evropian në vendet e…
Author: admin
Europa në raport me Serbinë po bën të njejtin gabim siç bëri në raport me Moskën që nga vitet shtatëdhjeta e tutje, me theks pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Është koha t’i jipet fund përgdhelieve dhe të startohet një politikë e re me Serbinë. Nga Dr Sadri RAMABAJA Hyrje Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, me ç’rast u shkel e drejta ndërkombëtare, nuk është vetëm një pikë kthese për rendin e paqes në Evropë, por edhe për rendin ndërkombëtar. Kjo luftë në veçanti duhet të reflektojë në politikën shqiptare ndaj Serbisë. Pikërisht ky reflektim i pritshëm është pjesë e kësaj…
Një përqendrim i ri i diplomacisë amerikane në Ballkan Nga Dr Selim IBRAIMI Në prani të ambasadorit amerikan në Serbi Kristofer Hill, zyrtari i lartë i Stejt Departamentit për Evropë dhe Azi Gabriel Escobar u takua me zyrtarë të lartë të shtetit serb. Escobari u takua edhe në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. “Ballkani është i një rëndësie jetike për të ardhmen e Evropës. Mundësitë këtu janë të mëdha, por sfidat janë të vazhdueshme”- tha Escobar. Diplomacia amerikane që nga George Kenan, pra që pas përfundimit të ‘Luftës së Koresë’ dhe ‘Bllokadës së Berlinit’, seriozisht po…
Qeveria e re serbe me skeletet e Millosheviçit Nga Shaban Murati Neojugosllavët e ekzaltuar në Tiranë u qetësuan pas gjashtë muaj pritje të caktimit nga presidenti serb Vuçiç të qeverisë së re neojugosllave pas zgjedhjeve parlamentare të 3 prillit 2022. Në 23 tetor 2022 presidenti Vuçiç shpalli qeverinë e tij të re dhe a e dini se kush do ta sjellë paqen, harmoninë dhe parajsën për neojugosllavët e “Ballkanit të hapur”? E ka marrë përsipër qeveria e re e Serbisë, që vjen me skeletet e qeverisë së presidentit serb kriminel ndërkombëtar lufte Sllobodan Millosheviç. Ja bijtë që do të zbatojnë…
Tutje – një botë unipolare Nga George Friedman / 18 tetor 2022 Në javët e fundit, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të imponojnë një rend të ri botëror, të krijuar për të kontrolluar Rusinë, Kinën dhe Evropën, si dhe fuqitë më të vogla të botës. Është joshëse ta fshish atë si sharje të një lideri në luftë, por ka më shumë se kaq.Injoroni faktin se kërkimi i Uashingtonit për një botë unipolare supozon një nivel planifikimi që bie ndesh me realitetin amerikan. Ajo me të cilën Putin po përpiqet të pajtohet është se…
Nuk ka luftë të kufizuar bërthamore, vetëm fundi i botës Nga Mario Stefanov[Geopolitik News, Zagreb] Nëse Kremlini beson me të vërtetë se përdorimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia dhe hakmarrja e mundshme bërthamore do të mbeten të kufizuara, është keq i gabuar, sepse nuk ka gjë të tillë si një luftë bërthamore e kufizuar dhe ky fakt është vërtetuar nga analizat serioze të të dy palëve – asaj amerikane dhe palës sovjetike që nga Lufta e Ftohtë. Vetëm të verbërit moralisht nuk mund të shohin se Rusia është agresori, se trupat e saj ndodhen në territorin e një anëtari…
Ai po humbet në terren në Ukrainë. Por a po e fiton betejën për të thyer vullnetin e Evropës për t’i qëndruar në krah Ukrainës? Dimri po vjen, dhe ai do tregojë të vërtetën. Shkruan: Simon Tisdall / The Guardian Strategët e NATO-s kanë qenë gjithmonë të shqetësuar për pikën kufitare Storskog në rajonin Finmark, ku Norvegjia Arktike përballet me kërcënimin rus. Që në epokën sovjetike, kufiri prej 195 km, ishte një pikë e mundshme nga ku mund të shpërthente lufta. Nëndetëset bërthamore të Flotës Veriore ruse, ndodhen ende në portin e Murmanskut aty pranë, në ujërat e akullta të…
Epoka e re, në të cilën armët bërthamore do të luajnë një rol më të madh Nga Richard Haass Armët bërthamore kanë qenë një faktor thelbësor në marrëdhëniet ndërkombëtare që nga gushti i vitit 1945, kur Shtetet e Bashkuara hodhën dy prej tyre mbi Japoni për të përshpejtuar përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Asnjë armë e tillë nuk është përdorur që nga ajo kohë, dhe ndoshta kjo gjë ndihmoi në mbajtjen e “ftohtë“ të Luftës së Ftohtë, duke imponuar një shkallë të lartë të kujdesit në të dy anët e konfrontimit midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Për më tepër, negociatat mbi kontrollin…
Hu Jintao Nga Dr George Friedman Një gjë e jashtëzakonshme ka ndodhur në Kinë në mbledhjen përfundimtare të kongresit të partisë gjatë fundjavës. Hu Jintao, presidenti i mëparshëm i Kinës, ishte ulur pranë Presidentit Xi Jinping kur dy burra u afruan nga pas. Hu u ngrit dhe u shfaq gjithnjë e më shumë i befasuar dhe më pas i alarmuar. Disa të tjerë të ulur në tavolinën kryesore u shfaqën gjithashtu hapur të befasuar, ndërsa shumica dukeshin të pashqetësuar ose ishin me fytyrë bosh jashtë disiplinës. Hu u shoqërua pas Xi, i cili u duk sikur asgjë domethënëse nuk po…
Hovenier: Duam që dialogu të përfundojë dhe Kosova të jetë pjesë e NATO-s Prishtinë, 25 tetor 2022 – Ambasadori i Shteteve të Bashkara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë thirrje për përmbylljen më të shpejtë të dialogut midis Kosovës e Serbisë dhe për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën e Traktatit Veriatlantik (NATO). Ai e ka cilësuar si objektiv strategjik të Shteteve të Bashkuara vendosjen e paqes së qëndrueshme në vendet e rajonit. “Pra, ne e mbështesim Kosovën që ta marrë vendin e saj në strukturat dhe kombet euroatlantike dhe për një gjë të tillë lypset punë e madhe përkitazi…