Author: admin

Pranimi i Ballkanit Perëndimor në BE “është një prioritet për qeverinë gjermane” Annalena Baerbock e sheh si prioritet pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE – veçanërisht në një kohë kur rendi evropian i paqes është nën sulm. Me ndërmjetësimin e saj, gjashtë vendet kanë rënë dakord edhe për një marrëveshje lëvizshmërie. Ministrja e Jashtme Federale Annalena Baerbock (Të Gjelbrit) ka konfirmuar pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si prioritet për qeverinë federale. “Në këtë moment, kur rendi evropian i paqes po sulmohet më ashpër se sa ka qenë për dekada,” tha Baerbock në anglisht të…

Read More

Media: Ftohja e plotë e marrëdhënieve gjermano-franceze Prishtinë, 27 tetor- Marrëdhëniet mes presidentit francez Emanuel Makron dhe kancelarit gjerman Olaf Sholc janë të akullta, liderët nuk guxojnë as të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, raporton POLITICO. Sholc-i mbërriti në Paris të mërkurën për bisedime me Makron-in. Konferenca për shtyp e krerëve të shteteve pas takimit u anulua për shkak të mungesës së kohës së kancelarit Sholc, i cili po nxitonte për në Athinë pas vizitës me karakter pune në Paris. “Kolegët francezë dhe gjermanë thonë se takimi shkoi mirë. Mungesa e një daljeje të përbashkët në shtyp thotë…

Read More

Kancelari gjerman Scholz qartazi qëndroi në anën e Greqisë në mosmarrëveshjet me Turqinë Prishtinë, 27 tetor – Kancelari gjerman Olaf Sholc hodhi poshtë sot pretendimet turke për sovranitetin e ishujve grekë, duke thënë se një partner i NATO-s “nuk duhet” të vërë në dyshim sovranitetin e një anëtari tjetër, shkruan Deutsche Welle. “Të gjitha çështjet e tilla duhet të zgjidhen në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, tha kreu gjerman, gjatë vizitës së tij të parë në Greqi si kancelar në një konferencë të përbashkët me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.Vërejtjet vijnë mes tensioneve të rritura midis Ankarasë dhe Athinës, të cilat…

Read More

Izraeli dhe Libani nënshkruan një marrëveshje për kufirin detar me ndërmjetësimin e SHBA-ve Prishtinë, 27 tetor – Udhëheqësit izraelitë dhe libanezë nënshkruan një marrëveshje historike të ndërmjetësimit të SHBA-së për kufirin detar të enjten, duke shënuar një shkëputje diplomatike nga armiqësia për dekada dhe duke hapur rrugën për eksplorimin e burimeve energjetike të shtratit të detit në zonë, raporton Reuters. Presidenti libanez Michel Aoun nënshkroi një letër miratimi për marrëveshjen në Baabda, e ndjekur nga nënshkrimi i kryeministrit izraelit Yair Lapid në Jerusalem. Një ceremoni pranim-dorëzimi midis delegacioneve të përbërë nga zyrtarë të rangut më të ulët , përgjatë kufirit…

Read More

Janjiq: Me moslejimin e Bislimit në Beograd, Serbia dëshmoi se nuk e do normalizimin e raporteve Prishtinë, 27 tetor – Dushan Janjiq, organizatori i konferencës në Beograd, ku ishte i ftuar të merrte pjesë të enjten edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se gjithçka është organizuar sipas marrëveshjes së Brukselit dhe ligjeve të Serbisë, por nuk është pritur që një ndalesë e tillë t’i bëhej numrit dy të Qeverisë së Kosovës. Janjiq ka thënë se pjesëmarrja e Bislimit në këtë konferencë në Beograd, do ta thyente akullin sa u përket raporteve midis dy vendeve, por këtë mundësi sipas…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, tha në Prishtinë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe ajo personalisht është e angazhuar që kjo të ndodhë sa më parë. Von der Leyen: Evropa nuk është e plotë pa Kosovën Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, tha në Prishtinë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe ajo personalisht është e angazhuar që kjo të ndodhë sa më parë. Prishtinë/Berlin, 27 tetor – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në Prishtinë se Evropa nuk…

Read More

Putin shpall gjendjen e luftës në zonat e aneksuara Prishtinë, 9 tetor – Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur gjendjen ushtarake në territoret e aneksuara të Ukrainës. Ai tashmë ka nënshkruar një dekret përkatës, tha Putin të mërkurën në një takim televiziv të Këshillit të Sigurimit Rus. Kjo shkon paralelisht me kompetencat e zgjeruara për administratat pushtuese ruse. Vendimi pritet të hyjë në fuqi të enjten. Putin njoftoi gjithashtu se shtabet e mbrojtjes territoriale do të krijohen në çdo rajon. Ky mund të jetë tregues i një mobilizimi tjetër. Aneksimi i rajoneve Cherson, Donetsk, Luhansk dhe Zaporizhia nga Rusia nuk…

Read More

Mundësitë për përfundimin e një lufte Nga Dr Selim IBRAIMI Lufta në mes Rusisë dhe Ukrainës shpeshherë na shtynë të mendojmë se si do të përfundojë ky konflikt në mes të Evropës. Për të kuptuar procesin e luftës në tërësi, duhet parë raportin e forcave në terren, përparësitë dhe dobësitë e palëve në luftë. Pasi parashikimet e zakonshme kanë gjasa të mos jenë të sakta dhe të na largojnë nga e vërteta, atëherë e vetmja formë për të parë mundësitë se kur një konflikt mund të marrë fund mbetet aplikimi i “Teorisë së Përfundimit të Luftës”, e cila na lejon…

Read More

LIRIA, MARRËDHËNIET, PAQJA DHE SIGURIA Nga Dr. Sulejman Abazi NESHAJ* Ndihem i lumtur që më jepet rasti në këtë auditor të mrekullueshëm, të shfaq disa mendime mbi paqen dhe sigurinë, këtë binom historik, i cili rrugëton tragjikisht në rrjedhat e historisë së njerëzimit. Paqja dhe siguria në botë, janë detyrimi human i njerëzve të mirë në shërbim të jetës së njeriut. Në këtë fjalë modeste, edhe pse do të përdorë disa terma akademike, jam i bindur se do të më kuptoni. Jashtë natyrës time nuk do të përdorë referenca, për të shprehur atë që ndjejmë së bashku për nevojën jetike…

Read More

Zgjerimi i NATO-s në Lindje! ARMAND PLAKA Tashmë, kur kanë kaluar më shumë se 7 muaj që nga i fillimi ndërhyrjes ruse në Ukrainë, dinamika e ngjarjeve ka diktuar shumë zhvillime dhe ndërkaq kanë ndryshuar edhe strategjitë. Si rrjedhojë, gjithashtu ka ndryshuar nga Kremlini pjesërisht edhe retorika në shpjegimin e shkaqeve, për të cilat pretendohet se u nis ky “aksion”. Por sërish gjithçka vërtitet tek ato që mund t’i cilësojmë si “arsyet nistore”, në të cilat u ndërtua e gjithë ngrehina propagandistike, mediatike e politike e Kremlinit për të nisur agresionin mbi Ukrainë. Edhe pse disa nga pikat mbeten tërësisht e…

Read More