Asnjë perandori nuk zgjat përgjithmonë, ja çfarë pritet të ndodhë me SHBA-në, Rusinë dhe Kinën Nga Dr Robert D. Kaplan Luftërat janë faktorë përcaktues në histori. Luftërat që shkojnë keq, dhe që shërbejnë si pika kulmore e një rënieje më të përgjithshme kombëtare, mund të rezultojnë fatale. Kjo është veçanërisht e vërtetë për perandoritë. Perandoria e Habsburgëve, e cila sundoi Evropën Qendrore për qindra vjet, mund të kishte mbijetuar pavarësisht dekadave në rënie, po të mos kishte qenë për humbjen e saj në Luftën e Parë Botërore. E njëjta gjë është e vërtetë për Perandorinë Osmane, e cila që ka mesi i shekullit XIX nisi të thirrej ne nofkën e “E…
Author: admin
Rimëkëmbja e vështirë industriale e shteteve të Ballkanit Shkruan: Dr Selim Ibraimi Ndërhyrja e qeverisë në një sektor specifik, i cili është krijuar për të nxitur perspektivat e rritjes së atij sektori dhe për të nxitur zhvillimin e ekonomisë quhet politikë industriale. Sot politika industriale pothuajse nuk ekziston në fjalorin e politikanëve dhe ministrave të disa qeverive ballkanike. Kjo më së shumti vërehet në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe në Shqipëri, ku politikat industriale nuk përmenden nga qeveria ose janë vetëm të shkruara në programet qeveritare. Një shtet pa industri qoftë të lehtë dhe të rëndë është i detyruar gjithnjë…
Thelbi i misionit për Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe NATO-n është i thjeshtë: Mos e cilësoni Ballkanin – dhe sidomos Serbinë dhe Bosnjën – si apriori 100 për qind pjesë të sigurt të aleancës perëndimore. Këto dy kombe duhet që të mbahen në rrugën graduale drejt anëtarësimit në BE, edhe nëse ndonjëherë nuk janë aleatët e përsosur kundër Rusisë. Po ashtu NATO duhet të vazhdojë të punojë ngushtë me ta në trajnime dhe stërvitje ushtarake. Nga James Stavridis / “Bloomberg” Edhe pse presidenti rus Vladimir Putin është i fokusuar tek lufta e tij brutale por e dështuar në Ukrainë, ai…
Pankroatizmi dhe panshqiptarizmi gjithashtu mund të ringjallen. Nga Janusz Bugajski Sipas perceptimit të përhapur në Ballkan, teksa mundohen të qetësojnë Serbinë, qeveritë perëndimore, në fakt, po kontribuojnë në destabilizimin e rajonit. Edhe pse presidenti Aleksandar Vuçiç ndjek agjendën e “Botës Serbe” dhe ndez armiqësitë ndëretnike, ai po trajtohet si burrështeti konstruktiv, që mund të ndihmojë në arritjen e sigurisë rajonale. Dy janë arsyet kryesore të kësaj politike perëndimore, njëkohësisht dëmtuese për vetë perëndimin: iluzioni i ndryshimit (të Vuçiç) dhe shmangia e rrezikut. Udhëheqësit e ShBA dhe të BE-së, me sa duket, vërtet, besojnë se liderët politikë si Vuçiç mund të…
Kur teoricienët e konspiracionit drejtojnë kombet Nga Gideon Rachman / “Financial Times” Dikur mendoja se teoritë e konspiracionit ishin streha e njerëzve të pafuqishëm dhe të paarsimuar. Bindja se forcat e errëta dhe të fshehta po i manipulojnë ngjarjet botërore, ishte shenjë e një njeriu të margjinalizuar, që lundron vazhdimisht në internet në kërkim të konspiracioneve apo që del në protesta të ndryshme në rrugë. Në korridoret e pushtetit kishin më shumë dijeni mbi këtë çështje. Siç u pëlqen të mërmëritin nëpunësit civilë britanikë, kur gjërat shkojnë keq, zakonisht është “inskenim dhe jo një komplot”. Por teoricienët e konspiracionit janë zhvendosur nga rrugët dhe…
Shqetësimi rritet për ndikimin rus, ndërsa tensionet rriten në rajon Nga John Last Një ditë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të urdhëronte mobilizimin e trupave rezervë në një përshkallëzim të luftës në Ukrainë, ai mori kohë nga dita e tij për një vizitë të pazakontë. Udhëheqësi separatist Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës me tre persona të Bosnjë-Hercegovinës, u bë një nga pak politikanë evropianë që thyen izolimin e Putinit duke vizituar Kremlinin të martën. Udhëtimi ishte edhe më i pazakontë pasi Dodik është në mes të një fushate zgjedhore për udhëheqjen e enklavës etnike serbe të Bosnjës, Republika…
Djathtizmi ekstrem si ekspansion i Rusisë Shkruan: Dr Gurakuq Kuqi Të dielën e fundit në Francë, Gjermani, Çeki dhe Moldavi kishte protesta nga partitë e djathta ekstremiste. Këto protesta vijnë pas fitores së djathtizmit ekstrem në Itali. Protestat në Gjermani dhe Francë kishin një përmbajtje “anti-NATO” dhe në ballë parollën: “Vendi ynë i pari”.Protestat u mbajtën në kundërshtim të përkrahjes së SHBA-së dhe NATO-së për sanksionet ndaj Rusisë, meqë ato, thuhej në jalimet e liderëve djathtistë “po shkaktojnë inflacion në Evropë”. Kishte thirrje edhe si këto: “Unë e dua gazin dhe naftën ruse sot”, “Kush qëndron i heshtur sot, do…
Komisioni Evropian i bën thirrje Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë Prishtinë, 12 tetor – Serbia duhet të përafrohet më shumë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë, por kjo nuk mund të jetë një arsye për të pezulluar negociatat, tha të mërkurën komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi. “Në rrethanat aktuale gjeopolitike, Serbia duhet të rrisë përputhjen e saj me politikën e jashtme evropiane, duke përfshirë deklaratat dhe sanksionet kundër Rusisë”, tha komisioneri Varhelyi, duke paraqitur një raport mbi zgjerimin dhe përparimin e vendeve kandidatë dhe kandidatëve potencialë në rrugën e…
Komisioni Evropian propozon statusin e kandidatit për Bosnjë dhe Hercegovinën Prishtinë, 12 tetor – Komisioni Evropian propozoi të mërkurën që Bosnje-Hercegovinës t’i jepet statusi i kandidatit me kusht që ajo të ndërmarrë një sërë reformash dhe të miratojë disa ligje në fushën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shprehjes, tha komisioneri për Zgjerimin, Oliver. Varhelyi, transmeton Hina. “Komisioni Evropian rekomandon që Bosnjë dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i kandidatit, me mirëkuptimin se do të ndërmarrë disa reforma,” tha Varhelyi, duke paraqitur një raport mbi zgjerimin dhe përparimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë në rrugën drejt BE-së. .…
Suksesi i Ankarasë: Senati i SHBA hoqi sanksionet për dërgimin e avionëve luftarakë në Turqi Prishtinë, 12 tetor – Të gjitha kushtet kufizuese të shtuara në projektligjin për shitjen nga ana e SHBA të F-16 në Turqi u hoqën nga versioni i projektligjit të aprovuar nga Senati. Një shtesë e ngjashme, e cila kushtëzoi blerjen e F-16 nga Turqia, iu shtua gjithashtu versionit të Dhomës së Përfaqësuesve të projektligjit, por gjithashtu pritet të hiqet në tekstin e përbashkët. Pasi Senati të finalizojë projektligjin, ai do të kthehet në një tekst të përbashkët me versionin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe do…