Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike mbi Japoni Prishtinë, 4 tetor – Koreja e Veriut lëshoi atë që dukej të ishte një raketë balistike mbi Japoni të martën, tha Ministria e Mbrojtjes e vendit, sipas ABC News. Raketa balistike e supozuar u lëshua në orën 7:22 të mëngjesit me kohën lokale dhe fluturoi mbi Japoni në orën 7:29 të mëngjesit, tha Ministria e Mbrojtjes e Japonisë. Qeveria e Koresë së Jugut ka konfirmuar se qeveria japoneze ka paralajmëruar qytetarët që të evakuohen. Raketa ndoshta ka fluturuar mbi Japoni, por ende nuk dihet nëse ka rënë në det. Një…
Author: admin
Zgjedhjet bullgare: disfata e ish-kryeministrit dhe fitorja e së djathtës të udhëhequr nga Bojko Borisova Prishtinë, 3 tetor – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën në Bullgari të dielën, ku përfaqësuesit e 22 partive dhe gjashtë koalicioneve luftuan për 240 vende për legjislaturën e 48-të të Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë. Sipas rezultateve të 99 për qind të votave të numëruara, arsye për të festuar ka ish-kryeministri i atij vendi Bojko Borisov, partia e qendrës së djathtë GERB, të të cilit në koalicion me Aleancën e Forcave Demokratike – SDS fituan me 25,4 për qind të votave. Këtë e raporton sot…
Hyn në funksion gazsjellësi i rëndësishëm për BE-në Prishtinë 3 tetor – Hapet ceremonialisht një tubacion i ri, i cili duhet ta bëjë BE-në më pak të varur nga gazi rus. Por ky gaz vjen edhe nga një diktaturë. Një tubacion midis Bullgarisë dhe Greqisë, i rëndësishëm për pavarësinë e BE-së nga gazi natyror i Rusisë, ka nisur funksionimin. Tubacioni i gazit u përurua në prani të Presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen të shtunën në kryeqytetin bullgar Sofje. “Sot fillon një epokë e re për Bullgarinë dhe Evropën Juglindore”, tha von der Leyen në fillim të…
Këtë verë, mosmarrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës u përshkallëzuan edhe një herë. Kryeministri kosovar Albin Kurti paralajmëroi se lufta e Rusisë mund të përhapet në Ballkan.E pyetëm: A është vërtet gjendja kaq keq, zoti Kurti? Intervistoi: Franziska Tschinderle më 26 shtator 2022 Albin Kurti tani është aty ku ka dashur të jetë gjithmonë. Pas një dere masive me një pllakë bronzi, ku shkruhet “Kryeministri”. Është në fund të një korridori të gjatë, në katin e tretë të nje kulle për e veshur me xhamë mu në qendër të Prishtinës. Dikur kjo kullë ishte bankë, tani ajo është rezidencë e qeverisë…
Ukraine, Taiwan and Iran on one side and the Western Balkans, Turkey and the Middle East on the other, form the two triangles of international politics that currently endanger the world order. By Dr. Sadri Ramabaja The war in the former Yugoslavia and its disintegration in the 90s of the 20th century marked the beginning of the breakdown of the Versailles order and the return of geopolitics, while the outbreak of war in Ukraine marked the prelude to the third World War. The world order imposed by the winners of the Second World War (the USA and the Soviet Union), although…
Ukraina, Taiwani dhe Irani në njërën anë dhe Ballkani Perendimor, Turqia dhe Lindja e Mesme në anën tjetër, formojnë dy trekëndshat e politikës ndërkombëtare që aktualisht rrezikojnë rendin botëror. Nga Dr Sadri Ramabaja Lufta në ish Jugosllavi dhe shkërmoçja e saj në vitet ‘90-ta të shekullit 20-të, shënoi fillimin e prishjes së rendit të Versajës dhe rikthimit të gjeopolitikës, ndërkaq shpërthimi i luftës në Ukrainë shënon preludin e Luftës së tretë Botërore. Rendi botëror që imponuan fituesit e Luftës së Dytë Botërore (SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik), megjithëse aspak i përsosur, por sidoqoftë “i qëndrueshëm dhe i bazuar në bashkëpunim, duket…
Tërheqja fyese e Moskës Nga Dr Selim Ibraimi Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hapur shumë çështje në gjeopolitikë. Tash e tutje duhet të shohim se si do të përfundojë Rusia në Ukrainë dhe çfarë opsione shtesë ka Putini. Siç duket njoftimi për rezervistë të rinj tregon për gjendjen e mjerueshme të ushtrisë ruse. Nga shkurti i këtij viti, punët e Moskës në çështjet ndërkombëtare, në Ukrainë, dhe deri diku në Ballkan kanë ndryshuar. Ashtu siç planifikoi Putini dhe ushtria ruse që të shkatërrojë Ukrainën për disa ditë, kjo nuk ndodhi. Realiteti tregon se Rusia është një fuqi e mesme…
Kupa e durimit u derdh! Sfida arrogante e marrëveshjes Lavrov-Selakoviç në Nju Jork dhe zgjimi i diplomacisë perëndimore Nga Shaban Murati Do të duhej sfida e re e hapur antiperëndimore e Serbisë për forcimin e aleancës me Rusinë duke nënshkruar tani në Nju Jork marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit ruso-serb në politikën e jashtme, që diplomacia perëndimore të zgjohej nga letargjia diplomatike dhe të kuptonte që kupa e durimit për rusofilinë e Serbisë jo vetëm është mbushur, por po derdhet me zhurmë. Ministri i jashtm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm serb Nikolla Selakoviç nënshkruan në 23 shtator në selinë…
Pesë mësime nga Italia DITMIR BUSHATI Të mësuar me “rrëmujën” e politikës italiane, por edhe me faktin se lidhja mes Shqipërisë dhe Italisë është e fortë dhe shtrihet përtej qeverive të radhës, nuk para i japim vëmendjen e duhur ndryshimeve politike atje, të cilat janë të shpeshta. Aq më tëpër që këto ndryshime nuk përjetohen me dramaticitet nga vetë italianët, por janë pjesë organike e sistemit demokratik. Edhe pse shpesh na pëlqen ta krahasojmë veten me italianët për stilin e jetës, veshjeve dhe ushqimit dhe përpiqemi të nxjerrim në pah përkatësinë tonë mesdhetare, për nga mënyra sesi e lexojmë dhe…
[Nga Instituti për Studime dhe Analiza të Mbrojtjes Manohar Parrikar (MP-IDSA)] Shkruan: Dr Rajiv Nayan * Më 21 shtator 2022, dhe deri në një masë, edhe më 22 shtator 2022, mediat indiane dhe ndërkombëtare I dhanë jehonë deklaratës së Presidentit Vladimir Putin se Rusia “…do të përdorë me siguri të gjitha sistemet e armëve të disponueshme për ne. Ky nuk është një bllof.”1 Disa raporte mediatike mbartnin gjithashtu vërejtjet e Putinit që paraprinin fjalinë e mësipërme “Në rast të një kërcënimi për integritetin territorial të vendit tonë dhe për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë…”. Të dyja fjalitë në kombinim…