Author: admin

Tani pas 31 viteve nga pavarësimi Maqedonisë si shtet, shqiptarët kaluan nëpër disa procese politike e institucionale, ndërkohë që  fuqia politike e faktorit vendimmarrës maqedonas gjithmonë është varur nga shkalla e kohezionit brendashqiptar dhe e mungesës së bashkëpunimit dhe bashkërendimit të forcave politike të shqiptarëve. Forcimin e subjektivitetit të tyre kushtetues, shqiptarët jo rrallë  e këmbenin edhe me luftën brenda llojit. Shkruan Emin AZEMI Përmes një referendumi të 8 shtatorit të vitit 1991, me pjesëmarrje të mbi 95 për qind të qytetarëve, Maqedonia e sotme u pavarësua nga ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë. Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi,…

Read More

Nuk sigurohet paqja në Kosovë duke mbyllur sytë ndaj fakteve për militarizimin e Serbisë, e cila po afrohet gjithnjë e më shumë me Rusinë dhe po pretendon asimetri në raport me Kosovën. Nuk garantohet siguria kombëtare e Shqipërisë duke mbyllur veshët e duke thënë se nuk janë spiunë njerëzit të cilët edhe vetë e kanë pranuar se janë në komunikim me shërbimet ruse. Shkruan: Arbër ZAIMI, Tiranë Nga viti 2000 mund të mbahen mend shumë gjëra, por s’e besoj që e mban mend ndokush filmin “Miss Congeniality”, një ndër ata filmat “comedy”, që i prodhon industria amerikane e filmave e…

Read More

Gjithë vendet e rajonit veç Serbisë janë nën sulme kibernetike Nga Shaban Murati Kam thënë në libri tim “Rusët po vijnë”. E papritura ndodhi. Shumë naivë dhe skota filoruse në Ballkan talleshin kur zëra dhe institucione serioze paralajmëronin se pas Ukrainës Ballkani do të bëhet qendra e dytë e gravitacionit të tensioneve të luftës ruse. Dhe tani e papritura ndodhi. Lufta ruse erdhi në Ballkan, jo me tanke dhe raketa, por me ofensivë sulmesh kibernetike, të cilat kanë efekte të ngjashme si lufta fizike me tanke dhe me ushtri pushtuese. Në 12 shtator agjencia prestigjioze amerikane e lajmeve “Asoshiejted Press”…

Read More

Misionet klandestine ruse, pavarësisht luftës në Ukrainë, do të jenë më të shpeshta deri më 2030 dhe më vonë. Ngjarja në Gramsh na jep mundësi të mësojmë më shumë se si rusët janë shtrirë në jug të rajonit për një kohë të gjatë dhe si inteligjenca ruse, bashkë me grupet diversantë, mund t’i sulmojë vendet e Ballkanit Perëndimor pa asnjë problem. Shkruan: Dr Selim IBRAIMI, Tetovë/Uashington Dy dekadat e fundit të antagonizmit rus në Europën Lindore shpërthyen me një luftë të përgjakshme në Ukrainë. Vite të tëra Rusia e Putinit dhe Medvedevit ledhatoi shumë shtete dhe liderë, duke filluar nga…

Read More

Stuhi proteste në gotë Protestat masive kundër sanksioneve të Rusisë në Pragë shtrojnë pyetjen nëse Republika Çeke do të ndjekë rrugën e Hungarisë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nga Ostap Karmodi / Prag * Ishte një aleancë jo e shenjtë e disa partive të majta dhe të djathta që vuri në pikëpyetje unitetin e BE-së kundër Rusisë në Republikën Çeke. Më 3 shtator, 70,000 njerëz u mblodhën në qendër të Pragës për të protestuar kundër qeverisë çeke dhe politikave të saj. E gjithë gjysma e sipërme e sheshit të madh Wenceslas ishte e mbushur me qytetarë dhe flamuj çekë.…

Read More

Pse po dështon politika evropiane e Macronit? Nga Shahin Vallée, Foreign Policy Mundësia për një hap të guximshëm në integrimin evropian është ndoshta më e favorshme sot se sa ka qenë ndonjëherë që nga rënia e Murit të Berlinit. Franca ka rizgjedhur Emmanuel Macronin, ndoshta presidentin e saj më pro-evropian ndonjëherë. Pas 16 vitesh Merkelizëm, Gjermania tani udhëhiqet nga një koalicion që është zotuar ta kthejë Evropën në një shtet federal. Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Danimarka menjëherë i dha fund përjashtimit nga politika e përbashkët e mbrojtjes e Bashkimit Evropian. Dhe Polonia, dikur një renegat evropian, e ka kuptuar …

Read More

Deputetja e partisë së Millosheviqit kërkon arrestimin ose dëbimin e Kamberit Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është kërcënuar me arrestim nga vetë nënkryetarja e Kuvendit. Snezhana Paunoviç ka kërkuar arrestimin e tij, meqë një ditë më parë, Kamberi në falimin e mbajtur në senacën parlamentare në të cilën presidenti serb Aleksandar Vuçiq frëngëlloi sërish armët kundër Kosovës, i rikujtoi atij dhe qytetarëve të Serbisë se, tashmë është domosdoshmëri për Serbinë dhe popullin serb një udhëheqje politike që të jetë realiste sa i takon Kosovës. “Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos…

Read More

Kundërofensiva e Ukrainës në Kharkiv alarmon Kremlinin [The Economist] Kundërofensiva e befasishme e Ukrainës, e cila filloi më 6 shtator, vazhdon të mposhtë mbrojtjen ruse në veri-lindje të vendit. Në mëngjesin e 11 shtatorit, Valery Zaluzhny, shefi ushtarak i Ukrainës, njoftoi se forcat e tij kishin rimarrë më shumë se 3,000 kilometra katrorë në 11 ditë – shumë më tepër se sa Rusia kishte arritur të merrte në kontroll në disa muaj luftimesh që nga prilli. Të dhëna të tjera sugjerojnë se shifra mund të jetë gati 9,000 kilometra katrorë, një zonë afërsisht sa madhësia e Qipros. Ka raportime të…

Read More

Gjermania: “Aftësia e parandalimit bërthamor është çelësi për sigurinë e Evropës” Prishtinë/Zagreb, 12 shtator – Parandalimi bërthamor nuk ka alternativë në përpjekjet për të ruajtur sigurinë në Evropë për të ardhmen e parashikueshme, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht në një fjalim në hyrje të një takimi të Shoqatës Gjermane për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP). “Parandalimi bërthamor amerikan, i cili gjithashtu mbron Evropën nga shantazhet, nuk do të ketë një zëvendësim së shpejti,” pohoi ajo. “Për ne, evropianët, duhet ruajtur me çdo kusht. Ne duhet të punojmë për këtë me Uashingtonin në NATO”, tha Lambrecht. “Dhe ne duhet të…

Read More

Ambasadori rus: Gjermania ka kaluar një “vijë të kuqe” duke dorëzuar armë vdekjeprurëse në Kiev Prishtinë/Zagreb, 12 shtator – Gjermania “kapërceu Rubikonin” kur filloi të furnizonte Kievin me armët e veta vdekjeprurëse, tha ndër të tjera të hënën, më 12 shtator, ambasadori rus në Gjermani, Sergej Nechayev, në një intervistë për median ruse Izvestia. Kur u pyet nga një gazetar për të interpretuar “kontradiktat” që Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Bearbock thotë se për shkak të “mungesës absolute të rezervave tona shtetërore” dërgesat në Kiev janë “një arsyetim në vete”, dhe se kancelari Olaf Scholz në të njëjtën kohë thotë…

Read More