Author: admin

Dialogu sipas frymës së rezolutës së OKB-së (2010) është dëmtuar rëndë gjatë viteve 2017–2020, për çka edhe qe rrëzuar qeveria Kurti 1. Që atëherë nuk ka pasur negociata serioze.Takimi i 18 gushtit shenon kthesën e duhur në këtë plan. Nga Dr Sadri RAMABAJA Epiteti i Tacitit për Romën perandorake, të cilën historiani romak e vendos në gojën e një prijësi britanik: “Ubi solitudinem faciunt, pacem appellant” — [Ata krijojnë një shkretëtirë dhe e quajnë paqe!] i përgjigjet shumë gjendjes së krijuar në veriun e Kosovës për mbi dy dekada.Kjo gjendje nuk u stis për një ditë. Ajo zë fill që…

Read More

SHBA-ja dhe Rusia janë në proces të ndarjes së zonave të interesit, ku si duket një pjesë e mirë e Ukrainës do të mbetet nën Rusinë, kurse në Ballkan mund të kemi një pamje tjetër të territorit – të krijimit të dy shteteve të mëdha, të Serbisë dhe, pas 2030-tës, të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Në këtë fazë të re, nëpër të cilën po kalon Europa, nuk ka garanci as nga Brukseli, Uashingtoni dhe as nga NATO-ja se shtetet e Ballkanit, që janë nisur në rrugën drejt BE-së, do të mbeten të njëjtat. Aktualisht, Rusia do të vazhdojë të…

Read More

Vuçiç provokon Kroacinë për misionin e tij rus të destabilizimit në Ballkan Nga Shaban Murati Nuk mund të imagjinohet as si skenar filmi që një ministër nazist pas luftës së dytë botërore të ngrihej dhe të bënte padi kundër pilotëve dhe gjeneralëve rusë dhe amerikanë, që bombarduan Berlinin, Drezdenin dhe dhjetëra qytete të tjera gjermane gjatë luftës së koalicionit antifashist botëror kundër nazizmit. Por ja që del një ministër i qeverisë naziste të kriminelit ndërkombëtar të luftës Millosheviç, Aleksandër Vuçiç që sot është president i Serbisë dhe ka shpallur padi kundër disa pilotëve dhe disa gjeneralëve kroatë, të cilët morën…

Read More

Në një proces të bashkërenduar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia më në fund pranoi zgjidhjen e problemit të dokumentave bazuar mbi parimin e barazisë dhe reciprocitetit, të kërkuar me këmbëngulje nga Kosova. Me fjalë të tjera, njohjen e ndërsjellë të dokumentave të njëra tjetrës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Një element thelbësor, ndonëse jo i vetmi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy fqinjve. Shkruan: Ditmir Bushati I. Kjo është para së gjithash një fitore e disiplinës strategjike që dëshmoi udhëheqja shtetërore e Kosovës, e cila që në nisje të procesit të dialogut ka vendosur…

Read More

Pse ekonomia ruse vazhdon të qëndrojë në “këmbë” pavarësisht sanksioneve? Edhe në kohë normale, ekonomia ruse është pothuajse aq transparente sa një stuhi bore siberiane, por duhet të theksojmë se këto kohë nuk janë normale. Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Banka Qendrore e Rusisë (cbr) dhe Rosstat, agjencia zyrtare e statistikave, kanë ndaluar publikimin e të dhënave për gjithçka, nga tregtia te investimet; shumë kanë vënë në pikëpyetje besueshmërinë e shifrave që vazhdojnë ende të bëhen publike. Bankat e investimeve, që nuk këshillojnë më klientët për kompanitë ruse, kanë pezulluar kërkimet e tyre. Organizatat shumëpalëshe kanë larguar ekonomistët…

Read More

Pak para agimit të 24 shkurtit, gjithçka ndryshoi: për Ukrainën, para së gjithash, por edhe për Rusinë. Gjërat gjithnjë e më shumë po ndryshojnë edhe për pjesën më të madhe të Evropës sa i përket paqes dhe prosperitetit që ka mbretëruar që nga Lufta e Dytë Botërore. Pushtimi rus – një përshkallëzim nga lufta në shkallë më të ulët që po vazhdonte në lindje të Ukrainës që nga viti 2014 – ishte i paparashikuar nga shumë njerëz. Përjashtim këtu bënin Shtetet e Bashkuara, shteti që paralajmëroi se diçka e tillë mund të ndodhte. Gjashtë muaj pas kësaj, konflikti tani është…

Read More

Abazoviçi dhe fillimi i fundit të një aventure ballkanike AGIM NESHO, Tiranë Shenjat e para të dështimit të projektit Ballkani i Hapur u vunë re që me nisjen e konfliktit të armatosur të Rusisë kundër Ukrainës. Perëndimi e kuptoi që politikat e Rusisë jo vetëm ishin revizioniste për ndryshimin e rendit botëror të bazuar në ligj, por tentonin të ndryshonin arkitekturën e sigurisë europiane. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një nga rajonet më të nxehta, ku Moska kërkon të zgjerojë zonat e saj të influencës e përkrahur nga Vuçiç e Dodik, fryma e re e nacionalizmit serb, si dhe nga individë…

Read More

KFOR-i shton masat për ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë në veri të Kosovës Kreu i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ferenc Kajári, ka njoftuar autoritetet në Kosovë për përgatitjet dhe angazhimet shtesë të këtij misioni, me qëllim që të garantohet paqja dhe sigurie në veri të vendit. Ai u takua më 24 gusht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrin e Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla. Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kurtit, kreu i ekzekutivit kosovar ka shprehur zotimin e Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë për koordinim me KFOR-in lidhur me “garantimin e sigurisë dhe…

Read More

Aleatët e NATO-s duhet të investojnë më shumë në shpenzimet e mbrojtjes sepse “ne jetojmë në një botë më të rrezikshme”, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Anadolu Agency (AA). Prishtinë/Zagreb/24 gusht – Stoltenberg tha në një intervistë ekskluzive për stacionin britanik Sky News se, si një ish politikan, ai e dinte se ishte gjithmonë “më joshëse” të investosh në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë. Por, shtoi ai, “kur jetojmë në një botë më të rrezikshme, kur shohim veprimet agresive të Presidentit (rus) Putin (Vladimir) Putin kundër një kombi sovran, paqësor në Evropë, Ukrainë dhe gjithë…

Read More

Rusia përdori raketat hipersonike në Ukrainë Zagreb/Prishtinë, 21 gusht – Rusia gjuajti raketën hipersonike Kinzhal (Dagger) tre herë gjatë atij që Moska e quan një “operacion special ushtarak” në Ukrainë, tha sot ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu. Raketat Kinzhal janë pjesë e një serie armësh të reja hipersonike që presidenti Vladimir Putin zbuloi në vitin 2018 në një fjalim në të cilin tha se ato mund të godasin pothuajse çdo pikë në botë dhe t’i shmangen mburojës kundër raketave të ndërtuara nga SHBA, shkruan Reuters. Duke folur në televizionin shtetëror, Shoigu tha se raketat ishin dëshmuar efektive në goditjen e…

Read More