Author: admin

Avionët gjermanë Eurofighter në një fluturim maratonë 24-orësh për në Singapor Prishtinë/Zagreb, 16 gusht 2022 –  Një grup avionësh luftarakë të Forcave Ajrore Gjermane do të mbërrijnë në Singapor së shpejti, pas një fluturimi maratonë dhe do të tentojnë të fluturojnë 12,800 km nga baza e tyre në shtetin e Azisë Juglindore në vetëm 24 orë. Sipërmarrja e forcave ajrore gjermane ka për qëllim të demonstrojë aftësinë e saj për të vendosur me shpejtësi forcat ajrore në rajon mes tensioneve të rritura midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre mbi Tajvanin, raportoi Al Jazeera. Gjashtë avionët shumëfunksionalë…

Read More

Bashkimi Europian po përballet me sfida dhe probleme gjithnjë e më të rrezikshme të natyrës sistematike. Lufta në Ukrainë vetëm sa i ka shtuar ato. Por, përballë këtyre ndeshtrashave, Borreli (në emër të Brukselit) nuk “i lan duart” dot dhe nuk mund ta fshehë lakuriqësinë e tij me “gjethe fiku” serb. Nga Dr Sadri RAMABAJA Diplomacia europiane në raport me Kosovën, gjatë gjithë kësaj dekade të gjatë të dialogut (2011-2022), aplikoi të ashtuquajturën teori të realizmit, që si dikur, fill pas Luftës së Dytë Botërore, sërish, në qarqe të veçanta studjuesish, cilësohet edhe si makiavelizëm I diplomatëve europian. Ky tip…

Read More

Tendencat e reja të politikës ndërkombëtare dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane Nga Dr Dritan HOTI Parashikimi i ecurisë së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe, konkretisht, përcaktimi i përmbajtjes së marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, kalon detyrimisht nga vlerësimi e analiza e përpiktë e tërësisë së elementeve përbërëse të saj. Këto elemente përfshijnë të shkuarën historike të ndërlidhur me filozofinë e të bërit diplomaci në rastin e shtetit më të madh apo më të fuqishëm, si dhe paralelisht me të, perceptimet politike të vendit më të vogël, pra më pak të fuqishëm, tok me prirjet që asociohen me evoluimin e kompleksitetit teknologjiko-ekonomik, të cilat edhe mund…

Read More

Një dhëmb i sëmurë në nofullën e NATO-s, çfarë do të thotë ndërtimi i një baze ushtarake ruse në Serbi? Nga Shabana MURATI Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandër Bocan- Harçenko, dha në 8 gusht njoftimin bombë se Rusia do të ndërtojë një bazë të re ushtarake në Serbi. E shpërndanë menjëherë njoftimin anekënd Rusisë, Europës dhe botës agjencitë kryesore informative ruse, sepse autoriteti që e dha ishte ambasadori në Beograd, që përfaqëson qeverinë, presidentin dhe shtetin rus. “Rusia do të ndërtojë bazën e saj ushtarake në Serbi. Baza është çeshtje e vetë interesave të Rusisë”, shkruante agjencia informative proqeveritare…

Read More

Kosova, Serbia, NATO dhe lufta Nga Dritan Goxhaj Në fillim të viteve 1990 politika e atëhershme serbe bëntë çmos që të ruante integritetin territorial të Jugosllavisë, jo si opsion për pupujt që e përbënin atë, por vetëm për serbët. Pas shpërbërjes së asaj Jugosllavie, tashmë serbët sërish po bëjnë çmos që të ruajnë integritetin e mbetur territorial të ish Jugosllavisë, territor i cili tashmë përbëhet vetëm nga Republika e Sërbisë dhe ajo e Kosovës. Serbët që kur i pushtuan trojet shqiptare në Kosovë thirreshin në të drejtat historike mbi Kosovën, por ama shqiptarët kanë më tepër të drejta historike mbi…

Read More

Presidenti i Serbisë Vuçiq e di se si ta përshkallëzojë konfliktin në Kosovë. Së bashku me Rusinë, ai futet në krahun e hapur të BE-së. Nga René Schlee* A do të ketë një luftë tjetër në Ballkan, një luftë tjetër në Evropë? Të dielën në mbrëmje, të paktën Twitter Gjermania ishte në një gjendje emocionuese: U lexua për përleshje të armatosura dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç u citua të thoshte se situata nuk kishte qenë kurrë kaq e tensionuar dhe se Beogradi do të bënte gjithçka që ishte e mundur për të sjellë paqen e vërtetë. Cfare ndodhi? Në qershor,…

Read More

Putini i madh i dha urdhër Putinit të vogël. Dhe udhëzimet ishin për të provokuar atë që mund të shndërrohej në një krizë të dytë të Ukrainës në Evropë, por ësaj radhe në Kosovë. Kush e tha këtë? Lexo. Analizë nga Andreas Kluth | Bloomberg Një konflikt i rinovuar në Kosovë do të ishte më i vogël në përmasa se lufta në Ukrainë dhe do t’i mungonte fantazma e armëve bërthamore. Por do të ndodhte më afër zemrës gjeografike të Bashkimit Evropian – në Ballkan, jo shumë larg vendit që dikur ndezi Luftën e Parë Botërore – dhe do të…

Read More

Kryeministri i Kosovës: “Rrezikojmë luftë, pas Serbisë qëndron Putini” Intervista e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti dhënë për të përditshmen italiane “La Repubblica“ Serbët kanë 48 baza përreth vendit tonë. Protestat nuk ishin spontane por të organizuara nga Beogradi me mbështetje të Rusisë. Të dy liderët takohen nga dy herë në vit, e kjo nuk është normale. Herën e fundit Vuçiq i ka treguar veriun e Kosovës në hartë. Nga i dërguari i “La Repubblica” Fabio Tomacci. Prishtinë – Rreziku që të shpërthejë një konflikt i ri midis Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm nëse…

Read More

Eksperti Edward P. Joseph në intervistë për DW shprehet, se nisma “Open Balkan” minon “Procesin e Berlinit” dhe i jep më shumë fuqi ekonomike dhe politike Serbisë. Ambiciet nacionaliste serbe janë shqetësuese, thotë ai. DW: Z.Joseph, ju keni një eksperiencë të gjatë pune në vendet e Ballkanit Perëndimor. Si e konsideroni nismën “Open Balkan”? Edward P. Joseph: Pyetja juaj vjen në kohën e duhur. Anëtarët e Senatit të SHBA-së sapo kanë prezantuar legjislacionin për Ballkanin, që përfshin propozimin për “vlerësimin e nismave bashkëpunuese rajonale, siç janë nisma “Open Balkan” dhe “Tregu i Përbashkët Rajonal i Ballkanit Perëndimor”. Rreziqet e “Open Balkan” nuk…

Read More

SHBA po dërgon 4.5 miliardë dollarë të tjerë në Ukrainë për qëllime buxhetore Shtetet e Bashkuara do t’i japin qeverisë ukrainase një shtesë prej 4.5 miliardë dollarësh, duke e çuar mbështetjen e saj totale buxhetore që nga pushtimi rus në shkurt në 8.5 miliardë dollarë, njoftoi të hënën Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, siç raportohet nga Reuters. Financimi i koordinuar me Thesarin e SHBA-së nëpërmjet Bankës Botërore, do t’i shkojë qeverisë ukrainase në këste, duke filluar me një disbursim prej 3 miliardë dollarësh në gusht, tha USAID, Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar. Njoftimi vjen pas transfertave të mëparshme prej 1.7 miliardë…

Read More