Author: admin

Miratohet marrëveshja që i hap rrugë ndërtimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës Prishtinë, 21 korrik – Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për marrëveshjen për financimin e studimit të fizibilitetit dhe projekt idesë për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës. Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, njoftoi se pro marrëveshjes kanë votuar 83 deputetë, pra të gjithë deputetët e pranishëm, duke përfshirë edhe ata të opozitës. Futjen në rend dite të kësaj marrëveshjeje e propozoi Lëvizja Vetëvendosje, kërkesë e cila u miratua me 79 vota për. Në prezantimin e nismës për projektligjin për marrëveshjen për financimin e studimit të fizibilitetit dhe projekt…

Read More

Maqedonia e Veriut miratoi propozimin francez – i hapë rrugë negociatave me BE-në Prishtinë, 16 korrik – Ligjvënësit në Maqedoninë e Veriut miratuan të shtunën një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Franca me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Bullgarinë dhe përfundimit të negociatave të gjata për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, raporton Reuters. Kuvendi i Maqedonisë, i përbërë nga 120 përfaqësues, e votoi marrëveshjen me 68 vota “pro”. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim dhe u larguan nga salla. Marrëveshja parasheh ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut për të njohur pakicën bullgare, ndërsa çështjet e mbetura po diskutohen…

Read More

Media: Kanadaja i dërgoi Gjermanisë një turbinë me gaz për Nord Stream Të dielën, më 17 korrik, Kanadaja dërgoi me avion në Gjermani një turbinë Siemens për gazsjellësin Nord Stream 1, e cila duhet të jetë në Rusi deri më 24 korrik, shkruan media ruse Kommersant, deklaratat e së cilës i transmeton RIA Novosti. “Më 17 korrik, Kanadaja i dorëzoi Gjermanisë një turbinë gazi të rinovuar – Siemens Energy që përdoret për furnizimin me gaz përmes gazsjellësit Nord Stream 1… Makina po dërgohet në Gjermani përmes lidhjes ajërore dhe jo nga deti, siç ishte planifikuar fillimisht, e cila duhet të…

Read More

Draghi jep përfundimisht dorëheqjen Kryeministri italian Mario Draghi ka vendosur përfundimisht të japë dorëheqjen. Ai i ka thënë Parlamentit të enjten se do të takonte presidentin Sergio Mattarella dhe do ta informonte për qëllimet e tij pasi tri parti të koalicionit tërhoqën mbështetjen nga qeveria e tij, shkruan Reuters. 74-vjeçari i tha dhomës së ulët të parlamentit se po shkonte në zyrën e Mattarellas, roli i të cilit është të pranojë dorëheqjen dhe të udhëheqë vendin nga kriza. Mattarella ka të ngjarë të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme për shtator ose tetor, sipas analistëve politikë. Draghi mund të…

Read More

Shefi i inteligjencës britanike: Rusia së shpejti do të humbasë vrullin pas dështimit epik në Ukrainë Londër/Prishtinë, 21 korrik – Rusisë së shpejti do t’i “mbarojë momentumi” në Ukrainë, tha kreu i MI6 britanik. Richard Moore tha se trupat ruse “do të duhet të ndalojnë” ndërsa përpiqen të gjejnë më shumë trupa dhe pajisje për t’i dërguar në vijën e frontit në Ukrainën lindore në javët e ardhshme. Kjo do t’i lejojë ushtrisë ukrainase të “kundër godas”, duke i siguruar fitoren Ukrainës, raporton Sky News. Duke folur në një forum sigurie në Aspen, Kolorado, Moore komentoi gjithashtu shëndetin e Putinit…

Read More

Evropa Qendrore vis á vis Ukrainë dhe e ardhmja e BE-së. Intervistë me prof. Aleks Szczerbiak Marcin Chruściel flet me Aleks Szczerbiak – Profesor i Politikës në Universitetin e Sussex, MB. Fokusi i tij kërkimor është në politikën krahasuese të Evropës Qendrore dhe Lindore (veçanërisht Poloninë), ndikimin e integrimit evropian në politikën kombëtare (përfshirë politikën e euroskepticizmit), partitë politike dhe politikën elektorale. Marcin Chruściel: Ka një debat në rritje për të ardhmen e Bashkimit Evropian si një projekt politik, ka vizione federale dhe konfederale të integrimit. A besoni se vendet e Europës Qendrore, kryesisht Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia,…

Read More

Thellimi i luftës ekonomike në relacionin Rusi-Perendim, po promovon një botë të ngrirë, që do të etablohet si një realitet ogurzi. Ky realitet është produkt i gjymtimit moral në kontekstin e gjeopolitikës që kishte aplikuar Europa e pas Luftës së Ftohtë në raport me Rusinë. Nga Dr Sadri RAMABAJA Prishtinë, 12 korrik – Gjermania të hënën që lamë pas (më 11 korrik), mbylli gazsjellësin Nord Stream 1. Gazësjellësi, pohojnë zyrtarët gjerman, vete në remontin e rregullt – për mirëmbajtjeje të planifikuar 10-ditore. Por, a do të riaktivizohet sërish pas dhjetë ditëve, apo përmes ndalimit të rrjedhës së gazit rus në…

Read More

Pacifizmi i ri ballkanik si amnisti e krimit serb Nga Shaban Murati Një fenomen i ri politik ka shpërthyer në Ballkanin Perëndimor: kalimi nga revizionimi i historisë moderne ballkanike në pacifizmin e ri ballkaniko-perëndimor. Flamurin e këtij pacifizimi të ri ballkanik e kanë marrë në dorë kryeministrat e disa shteteve të mikrorajonit. Kulminacionin e pacifizmit pakufi e arriti në 11 korrik kryeministri i Malit të Zi Abazoviç, i cili në fjalimin e tij të mbajtur në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Bosnje me rastin e 27 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, lëshoi disa teza skandaloze: “Gjenocidi nuk u bë kundër…

Read More

“Ballkani i Hapur” dhe hija e Paqes së Osllos Nga Dr. Gurakuç Kuçi* Ruajtja dhe shtrirja ideologjike dhe gjeopolitike e Rusisë përdor decidivisht edhe civilizimin në kuptimin e ortodoksizmit si religjion nëpërmjet Kishës Globale Ortodokse, ku kanë krijuar edhe bazën e veprimit që quhet zyrtarisht “Doktrina Ruse”. Pas pushtimit të Krimesë nga Rusia, Kisha Ortodokse Ruse bashkë me Sergei Lavrovin dhe Vladimir Putinit kishin dalë me një deklaratë “për rezistencë ndaj liberalizimit internacionalist dhe mbrojtjes së civilizimit ortodoks”. Gjë që po vazhdon edhe sot në rastin e pushtimit të Ukrainës. Pra, sllavët nacionalizimin e tyre e kanë të ndërtuar mbi…

Read More

Lufta e Ukrainës forcon kushtetutën e brendshme të Evropës. Ai ripërcakton ndarjen Lindje-Perëndim dhe zëvendëson narrativën e përbashkët të Luftës së Ftohtë me atë të dekolonizimi. Nga Dr Ivan Krastev Në vitin 1995, antropologu amerikan Clifford Geertz mbajti një leksion në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë mbi natyrën e rendit ndërkombëtar pas Luftës së Ftohtë. Mendimet e tij habitiën shumë nga të pranishmit në publik. Ndryshe nga konsensusi i përgjithshëm se konvergjenca – pra adoptimi i modeleve perëndimore dhe përhapja e vlerave perëndimore në botën joperëndimore – është forca dominuese e së tashmes, Geertz e pa të ardhmen të…

Read More