Problemi me Skocinë… Edinburgu po e shtyn me guxim përpara një tjetër referendum për pavarësinë e vendit. Por Londra ende i mban në duart e saj të gjithë atutë. Nga Dr Anthony Salamone* Siç e dinë të gjithë fansat e filmave më së voni që nga Braveheart, anglezët dhe skocezët nuk kanë qenë kurrë aq të gjelbër, sa është Malësia në pranverë. Ka kaluar më shumë se një vit nga zgjedhjet e përgjithshme skoceze në maj 2021. Partia Kombëtare Skoceze (SNP) në pushtet nuk siguroi shumicën e vendeve (i mungoi një votë), por ishte në gjendje të formonte një qeveri…
Author: admin
Pse Perëndimi nuk duhet ta zbusë qëndrimin e tij ndaj Erdoganit? Nga Sinan Ciddi “National Interest” Një artikull i kohëve të fundit nga Maximillian Hess në revistën “Foreign Policy” tërhoqi vëmendjen e shumë vëzhguesve të Turqisë, përfshirë edhe mua. Ai deklaronte ndër të tjera se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është një personazh i bezdisshëm, dhe ka të ngjarë të mbetet i tillë. Por sipas Hess është në interesin e Perëndimit që ai të jetë në anën e tij dhe jo të Rusisë, në mënyrë që të dobësohet Putini dhe të garantohet mbijetesa e Ukrainës si shtet. Mundësitë janë aty,…
SHBA dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje për të parandaluar Iranin për zhvillimin e armëve bërthamore Prishtinë, 14 korrik – Presidenti amerikan Joe Biden foli sot me liderët izraelitë në Jerusalem. Tema e Iranit ishte dominuese në bisedë. Të dyja palët deklaruan një “pozicion të unifikuar” ndaj Teheranit dhe nënshkruan një marrëveshje të përbashkët duke u zotuar të parandalojnë Iranin për posedim të armëve bërthamore. “Ne do të sigurohemi që Izraeli të mund të mbrojë veten,” tha Biden në një konferencë shtypi me kryeministrin izraelit, Yair Lapid. Shtetet e Bashkuara janë “të përgatitura për të përdorur të gjithë elementët e fuqisë…
Vazhdon telenovela mes Kanadasë, Gjermanisë dhe Gazpromit mbi turbinën me gaz Prishtinë, 14 korrik – Gjigandi energjetik rus Gazprom thotë se nuk ka marrë dokumentacion që tregon se Siemens i Gjermanisë ka leje për të transportuar një turbinë me gaz nga Kanadaja për tubacionin Nord Stream 1, duke hedhur dyshime mbi perspektivat për një rivendosje të shpejtë të rrjedhave të gazit natyror në kapacitet të plotë përmes tubacionit kryesor të gazit midis Rusisë dhe Gjermanisë.raporton Al Jazeera. Gazprom tha gjithashtu se prandaj nuk është e mundur të nxirret një përfundim në lidhje me funksionimin e ardhshëm të sigurt të stacionit…
Vuçiq: Nëse Perëndimi nuk e pranon ofertën e Putinit, do të shkojmë në ferr Prishtinë/Zagreb, 14 korrik – Konflikti në Ukrainë është një luftë botërore në të cilën Perëndimi po lufton kundër Rusisë me ndihmën e ushtarëve ukrainas, tha të mërkurën në mbrëmje presidenti serb Aleksandar Vuçiç. “Duhet të kuptojmë se në mes të një lufte botërore, të gjitha historitë se është një luftë rajonale apo lokale duhet të hidhen poshtë. E gjithë bota perëndimore po lufton kundër Rusisë përmes ukrainasve. Është një konflikt global”, tha ai në një intervistë për Pink TV mbrëmë. “E di se çfarë na pret.…
Gjermania njoftoi se do të ndalojë blerjen e qymyrit rus më 1 gusht dhe naftës më 31 dhjetor Prishtinë, 13 korrik – Gjermania do të ndalojë plotësisht blerjen e qymyrit rus më 1 gusht dhe të naftës ruse më 31 dhjetor. Me këtë rast ne do të përjetojmë si shtet një ndryshim të madh sa I përket burimit të furnizimit me energji të vendit, tha zëvendësministri i Financave Joerg Kukies në një konferencë në Sidnej, raporton Reuters. Sfida kryesore përpara do të jetë plotësimi i boshllëkut të madh që do të lihet kur Bashkimi Evropian të heqë dorë nga 158…
E ardhmja e BE-së është e ndërlidhur edhe me Ballkanin Perëndimor. Prandaj konkluzioni se BE-ja tashmë ndodhet para mundësisë së fundit për t’i shpëtuar vendet e Ballkanit Perëndimor nga ndikimi rus, kinez apo turk, është real. Nga Dr Sadri RAMABAJA Një lagje politikanësh brenda BE-së ka kohë që shtetet e Ballkanit Prendimor i trajton nga pozitat e “njerkës së ligë”. Ky trajtim do të ishte në logjikën e mendimit gjeopolitik që të ndryshonte pas agresionit të paprovokuar rus ndaj ukrainës. Pikërisht për këtë është ngritur dilema relativisht e bazuar se, mos vallë Brukseli ka hequr dorë fare nga projekti i…
Koncepti Strategjik i NATO-s- veprimi në një mjedis të ashpër Nga Dr Selim Ibraimi Samiti i NATO-s në Madrid nuk ishte i njëjti si dikur. Lufta në Ukrainë dhe kërcënimi ruso-kinez e ndryshuan Konceptin Strategjik (KS) të NATO-s. Për më tepër, përveç miratimit të strategjisë së re të aleancës, dy momente duhet veçuar nga Madridi. Suedia dhe Finlanda së shpejti pas pengesave turke do të bëhen anëtare të aleancës. Dhe e dyta ishte arritja e një kompromisi rreth Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, ku nën drejtimin e presidencës franceze më në fund çështja lëvizi dhe Shkupi dhe Tirana mund t’i…
Një gabim i rëndë juridik dhe politik i kryeministrit Abazoviç Nga Shaban Murati Askush nuk e ka shpjeguar dot zellin personal politiko-fetar të kryeministrit malazez Abazoviç për të nënshkruar ai marrëveshjen e re midis qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe. Portali malazez “cdm.me” shkruante në 29 qershor se “atij i ishte dhënë urdhër nga Beogradi që pa marrëveshjen me kishën serbe të mos vijë në Serbi”. Kryeministri Abazoviç shkoi në Beograd për vizitë zyrtare në 29-30 qershor me marrëveshjen e gatëshme dhe në 30 qershor patriarku i kishës ortodokse serbe Porfirije, duke pas në krah Abazoviçin, njoftoi…
Një vëzhgim mbi frontin ajror të luftës Rusi-Ukrainë Nga Dritan GOXHAJ Tashmë jemi në javën e 19 të luftës në Ukrainë. Një luftë kjo që është zhvilluar kryesisht në dy fronte, në atë ajror dhe në frontin tokësor. Fronti ajror është fronti në të cilin të dyja forcat, si ato ukrainase edhe ato ruse kanë treguar një kapacitet të jashtëzakonshëm. Le ta shohim pak më me vëmendje se si është zhvilluar kjo luftë e tyre në frontin ajror. Për të kuptuar edhe më mirë atë, duhet të kemi parasysh se sipas teorisë së luftës ajrore, kontrolli i qiejve nga një…