Author: admin

Gotland, ishulli suedez nga ku mund të nisë një konflikt botëror midis Rusisë dhe NATO Nga Enrico Franceschini Lufta e Tretë Botërore mund të shpërthejë në një ishull suedez në Detin Baltik, i cili ndodhet në jug të Stokholmit dhe përballë Letonisë. Pak më e vogël sesa ishulli i Majorkës në Spanjë, dhe me një popullsi prej vetëm 58.000 banorësh, Gotland konsiderohej më parë një atraksion turistik, një perlë e Evropës Veriore me dhjetëra plazhe të bardha dhe me qytetin historik Visbi, i rrethuar me mure mesjetare dhe nga rrënojat e lashta të një kishe, të cilat disa banorë vendas i krahasojnë me “kullën e Pizës”. Por kërcënimi në…

Read More

Indonezia po përpiqet të ndërmjetësojë midis Ukrainës dhe Rusisë. Por çfarë e shtyn shtetin ishull aziatik? Nga Hans Mathieu * Presidenti indonezian Joko Widodo udhëtoi në Kiev dhe Moskë javën e kaluar për të ndërmjetësuar midis dy palëve ndërluftuese. Qëllimi i deklaruar i udhëtimit ishte të bindte Rusinë dhe Ukrainën që të gjenin një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë sa më shpejt të ishte e mundur, ose të paktën të rifillonin eksportet e tyre të drithit. Të dy vendet janë ndër eksportuesit më të mëdhenj në botë të drithërave, që përbëjnë rreth 30 përqind të eksporteve globale të grurit,…

Read More

Atentati ndaj Shinzo Abe: Një akt që do të ndryshojë Japoninë Prishtinë, 8 korrik – Tani i ndjeri Shinzo Abe mund të mos jetë më kryeministër i Japonisë, por ai ishte një figurë kryesore në jetën publike japoneze dhe ndoshta politikani më i njohur japonez i tre dekadave të fundit. Ai ndryshoi ekonominë, politikën ushtarake dhe të jashtme të Japonisë. Kryeministri aktual Fumio Kishida nuk e fsheh se është dishepull dhe pasardhës i tij. Një Kishida i përlotur, një tjetër pamje shumë e rrallë për politikanët japonezë, tha sot se Japonia nuk do ta harronte kurrë. Kush do të donte…

Read More

Zvicra po ia hedh topin idesë se rindërtimi i Ukrainës po paguhet me asetet e sekuestruara të oligarkëve rusë Prishtinë, 5 korrik – Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë ngrirë midis 300 dhe 500 miliardë dollarë asete të oligarkëve rusë, tha kryeministri ukrainas Denis Shmyhalj. Ai sugjeroi se fondet mund të jenë të rëndësishme për rimëkëmbjen e vendit të tij pas luftës, e cila ai shpreson se mund të fillojë në vitet e ardhshme. Megjithatë, mungesa e rregullave uniforme për konfiskimin e pasurive të ngrira e vështirëson këtë qëllim, shkruan Politico. Në fund të majit, Komisioni Evropian u përpoq të lehtësonte…

Read More

Ministri i Venezuelës: Rusia është në vijën e parë të ndërtimit të një rendi të ri botëror Prishtinë, 6 korrik – Rusia është në ballë të përpjekjeve për të krijuar një rend të ri botëror dhe për t’i rezistuar zgjerimit të NATO-s, tha ministri i Jashtëm i Venezuelës, Carlos Faria, gjatë vizitës së tij në Rusi, raporton agjencia shtetërore ruse TASS. “Dominimi i SHBA-së nuk është më absolut. Një botë e re po lind dhe Rusia është në vijën e parë të kësaj beteje. Sot, kjo reflektohet në operacionin ushtarak të Rusisë për të frenuar zgjerimin e NATO-s dhe për…

Read More

Maqedonia mes integrimit në strukturat euro-atlantike dhe gjeopolitikës ballkanike Nga Dr Albulenë HALILI Abstrakt Ky punim shkencor synon të paraqesë një analizë lidhur me shkaqet e mospranimit të Maqedonisë në organizatën politiko-ushtarake-NATO në Samitin e mbajtur vitin e kaluar në Bukuresht, si edhe pasojat që vijnë si rrjedhojë e këtij mospranimi. Meqenëse NATO kishte për qëllim ta zgjerojë shtrirjen e saj me tre shtete të reja në Ballkan gjë që do të ndikonte në stabilizimin e rajonit, mospranimi i Republikës së Maqedonisë në këtë organizatë në prill të vitit 2008, ka zgjuar shumë kundërshtime dhe ka shtuar mundësinë për jostabilitet…

Read More

Samiti i Brukselit dhe Ballkani i Hapur Dalja e mikroaleancës së “Ballkanit të hapur” si projekt politik është së pari një kundërvënie e qartë ndaj integrimit europian të Ballkanit Perëndimor. Së dyti, kjo përmbajtje zyrtare politike është në kundërvënie të plotë ndaj qendrimit dhe interesave të SHBA në Ballkan. Nga Shaban Murati Samiti BE-Ballkani Perëndimor në 23 qershor 2022 në Bruksel mori një rëndësi të veçantë për Ballkanin Perëndimor, sepse për herë të parë u afishua zyrtarisht që “Ballkani i hapur” i presidentit serb është një projekt politik. Dëshmia e parë politike publike është dalja e pazakontë e tre krerëve…

Read More

Cilat janë interesat e SHBA-së në Ukrainë Nga George Friedman, Geopolitical Futures Sa herë që Rusia është pushtuar, ajo ia ka dalë falë aftësisë së saj strategjike. Rusia nuk mund të mposhtet me të vërtet pa marrë Moskën, dhe deri në Moskë është një rrugë e gjatë për t’u bërë. Nga Napoleoni te Hitleri, pushtuesit nga perëndimi duhej të përpiqeshin të arrinin në kryeqytet përpara se të vinte dimri brutal. Prandaj, Rusia duhet të qëndrojë sa më larg një sulmi dhe të përdorë ushtrinë e saj për të vonuar sa më shumë përparimin e forcave të tjera. Kështu është vlera strategjike…

Read More

Leksioni i J. R. R Tolkien mbi të keqen në epokën tonë Nga Joseph Loconte Kur Bashkimi Sovjetik dërgoi gjysmë milionë trupa në Finlandë më 30 nëntor 1939, J.R.RTolkien ishte duke pirë një gotë xhin me mikun e tij C.S.Luis, dhe duke i lexuar këtij të fundit një kapitull nga tregimi i tij i ri për sagën “The Lord of the Rings” (Zoti i Unazave). Ishte epika finlandeze e shekullit XIX-të, “Kalevala”, ajo që i bëri aq shumë përshtypje Tolkien-it të ri dhe e frymëzoi të shkruante veprën e tij kryesore. Një koleksion këngësh dhe mitesh të lashta, “Kalevala” i dha popullit finlandez një histori dhe një traditë kulturore tësajën, pra një identitet kombëtar. Dhe vlerësohet se ajo i ndihmoi finlandezët të çliroheshin nga sundimi rus gjatë Luftës së Parë Botërore. Ka shumë të ngjarë që rezistenca e ashpër e Finlandës…

Read More

Ku bie ndesh Ballkani i Hapur me Procesin e Berlinit? Bashkëpunimi ekonomik dhe liria e lëvizjes duket se janë kryefjalë e objektivave të dy nismave që përfshijnë shtetet e Ballkanit Perëndimor: Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur. Ekspertë të politikave të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor thonë se këto dy nisma – ndonëse mbulojnë çështje të ngjashme – dallojnë në strukturë dhe mund të bien ndesh me njëra-tjetrën. Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel. Ndër qëllimet kryesore të këtij procesi janë: përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe integrimi…

Read More