Author: admin

Çdo të thotë dyzimi i Vuçiqit kur kërcënon Kosovën Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është për dialog sapo bëhet fjalë për rritje të reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo tregon se ai ka shkuar shumë i qetë në dialog, gjithmonë kur nuk ka pasur reciprocitet. Qëkurse vendoset reciprociteti nuk do të jetë më aq partizan i dialogut. Kjo është shumë mirë, sepse i lihet kohë Kosovës të merret me prioritetet e vërteta të para dhe jo me fiksimet e një lloji psikologjik që është njohja serbe. Vuçiqi e shprehu edhe një herë dyshimin e vet, dyzimin e vet, faktin…

Read More

Evropa është e gatshme për përjashtimin e mundshëm të Balltikut nga Rrjeti Rus i Energjisë Elektrike Prishtinë, 2 korrik – Operatorët e rrjetit evropian janë të gatshëm të zbatojnë menjëherë një plan afatgjatë për përfshirjen e shteteve Balltike, të cilat mbështeten në rrjetin rus të energjisë elektrike, në sistemin e Bashkimit Evropian në rast se Moska i përjashton ato, thanë tre burime për të përsëritur këtë çështje. Shqetësimet për varësinë e Rusisë për çdo formë të energjisë janë rritur në të gjithë Evropën për të zvogëluar furnizimin me gaz rus në disa vende pas pushtimit të Ukrainës nga ana e…

Read More

Kyiv-i akuzon Rusinë për përdorim të bombave me fosfor Prishtinë, 2 korrik – Të enjten që lamë pas ushtria ruse shpalli tërheqjen e saj nga ishulli ukrainas – Ishulli I gjarpërit. Tani ushtarakët ukrainas akuzojnë Rusinë për përdorim të bombave me fosfor në Ishullin e gjarpërit, në Detin e Zi. Trupat e Moskës kishin “kryer një sulm ajror me bomba fosfori dy herë të Premten në mbrëmje”, shkroi shefi i ushtrisë ukrainase ,Waleriij Saluschny, në Telegram. Sulmet ruse u zhvilluan rreth orës 6 pasdite, shkroi Saluschny. Bombat e fosforit u hodhën nga 30 pilotët e ushtrisë ruse. 48-vjeçari prezantoi një…

Read More

Rusia i ka shpallur luftë ekonomike Bashkimit Evropian Rënia e pritshme, e tretë, e Rusisë, do të ishte krejtësisht e logjikshme të hapte përspektivë për faktorizimin e dy republikave tona, meqë kësaj radhe, me kohë, jemi pozicionuar drejt — krah Perendimit. Nga Dr Sadri RAMABAJA Prishtinë, 21 qershor — Presidenti rus Vladimir Putin po vazhdon lojën e tij duke ashpërsuar luftën ekonomike me Bashkimin Evropian. Vendimi i tij për ndërprerjen e furnizimit me gaz për disa prej klientëve më të mëdhenj të Rusisë, sipas një analize të edicionit evropian të medias amerikane Politico, ka të bëjë pikërisht me thellimin e këtij kursi antiperendimor. Ky hap…

Read More

Një sinjal gjeopolitik faustian Dr Selim IBRAIMI Gjendemi para transformimeve të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore. Pas luftës në Ukrainë, Ballkani, BE-ja dhe Evropa Lindore, kanë pësuar ndërrime të jashtëzakonshme. Shtetet e Ballkanit dhe BE-ja veprojnë të përçara dhe përkundër premtimeve se do të ketë zgjidhje të zënkave historike, kjo ende nuk ka të ndodhur. Një lajm të mirë e morën nga Brukseli, se Komisioni Evropian (KE) ka propozuar që Ukraina dhe Moldavia të marrin statusin e kandidatit. Nga ana tjetër, Pentagoni e ka shtyrë dërgimin e dronëve special dhe të avancuar amerikanë në Ukrainë. Ndërkaq në Ballkanin…

Read More

Ballkani i hapur një krijesë koti Artan Boriçi: Nëse nuk do BE-ja, Shqipëria duhet të punojë me bashkimin tregtar të BP për të joshur Mbretërinë e Bashkuar Akademik Artan BORIÇI [Publikim post mortum në shenjë nderimi e respekti të thellë nga drejtuesit e ISHGJ] Tiranë, 8.06.2022 – Aspirata e popullit shqiptar për tu bërë pjesë e Evropës i ka rrënjët historike që në periudhën veneciane kur Shkodra dhe një pjesë e qyteteve dalmate ishin pjesë e Republikës së Venedikut. Pjesë e rëndësishme e përpjekjeve historike të shqiptarëve për tu bërë pjesë e Evropës ka qenë lëvizja politike e Skënderbeut për…

Read More

FAQJA E PARË: Platforma diplomatike e çështjes çame Nga Shaban Murati Çeshtja çame është një çeshtje e pazgjidhur e çeshtjes së pazgjidhur shqiptare. Ajo është një çështje e pazgjidhur dhe e hapur në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Përgjegjësia për moszgjidhjen e saj të deritanishme ndahet midis shtetit, që e shkaktoi, dhe shtetit, që kishte detyrën kombëtare të kërkimit të zgjidhjes. Zgjidhja e saj kërkon tani kushtin “sine qua non” të hartimit shtetëror të një platforme diplomatike për çeshtjen çame. Diplomacisë dhe shtetit shqiptar u ka munguar kjo platformë për shkak të dobësive të drejtuesve të tyre, të cilët janë…

Read More

Kriza e Ukrainës dhe ndikimi i saj në marrëdhëniet transatlantike Nga Vivek Mishra dhe Sameer Patil Ndryshimet e lidhjeve transatlantike janë në thelb të ristrukturimit themelor të rendit global pas luftës Rusi-Ukrainë. Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE) kishin arritur në kulmin e tyre gjatë administratës Trump, me proteksionizëm në rritje dhe një qasje të brendshme për politikën e jashtme nga Uashingtoni. Përderisa administrata e Biden kishte nënvizuar përmirësimin e lidhjeve euro-atlantike si një nga axhendat thelbësore të administratës së tij, edhe ai nuk do ta kishte parashikuar shkallën dhe shpejtësinë e rikalibrimit të saj të…

Read More

Pasi u zgjuan nga kërcënimi i Putinit, Bideni dhe Perëndimi po bien sërish në gjumë Nga: Garry Kasparov / The Wall Street Journal Në fillim të këtij muaji, Presidenti Biden iu drejtua kombit. Në vend se ta bënte këtë prapa tavolinës presidenciale, shkoi te “Jimmy Kimmel Live!” Në intervistën 23-minutëshe, asnjëherë nuk u përmend lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Me çështjet e brendshme si inflacioni, dëgjimet e 6 janarit, aborti dhe kontrolli i armëve në agjendën e presidentit, lufta në Ukrainë mund të duket me më pak prioritet. Por, nuk është. Të sigurosh Ukrainën me gjithçka që i nevojitet për…

Read More

Ukraina dhe Moldavia janë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian Prishtinë, 23 qershor – Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së morën një vendim historik në Bruksel të enjten për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë dhe i premtuan një perspektivë evropiane Gjeorgjisë. “Këshilli Evropian sapo ka vendosur t’i japë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë. Një moment historik, sot shënon një hap qenësor në rrugën tuaj drejt BE-së”, tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në Twitter. Michel njoftoi gjithashtu se udhëheqësit “njohën perspektivën evropiane të Gjeorgjisë dhe gatishmërinë për t’i dhënë asaj statusin e kandidatit kur të zgjidhë…

Read More