Author: admin

“Pionierëve të Ballkanit të Hapur” ju mungon shamia e kuqe Nga Dr Sadri Ramabaja I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot tek foli para pjsmarrësve të samitit Ballkani i hapur, nënvizoi qartë se “kjo iniciativë duhet t’i përfshijë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë, në mënyrë që të jetë e suksesshme. Ky ishte mesazhi kryesor i tij, që fatkeqësisht një bllok i tërë mediash e keqpërdori. Ai dha edhe këto dy propozime: “E para, … ju jap kurajo liderëve të Ballkanit Perëndimor që të kërkojnë mënyra se si të bashkëpunojnë me iniciativa tjera…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë zgjedh Bajram Begajn president të ri Bajram Begaj ka marrë besimin e deputetëve për të qenë presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Ai mori 78 vota pro në votimin e së shtunës. Kryetar shteti do të jetë një ushtarak. Prishtinë, 5 qershor – Ligjvënësit shqiptarë zgjodhën të shtunën Bajram Begajn, ushtruesin e detyrës së shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura Shqiptare (FA), si president të ri të Shqipërisë, me 78 vota pro, katër kundër dhe një abstenim. Bajram Begaj ishte kandidati i Partisë Socialiste (PS), e cila është në pushtet nën kryeministrin Edi Rama. Begaj,…

Read More

Joseph: Urime Sergey Lavrovit që i dha “puthjen e vdekjes” Ballkanit të Hapur Eksperti për Ballkanin Perëndimor, Edward Joseph, ka ‘përgëzuar’ ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, që, sipas tij, i dha ‘puthjen e vdekjes’ nismës Ballkani i Hapur, për të cilën tha se ishte një ide e administratës së ish-presidentit amerikan Trump që e avancon agjendën e “partnerit strategjik të Rusisë në rajon, Serbisë”. Pas anulimit të vizitës në Beograd, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi se “NATO-ja dhe BE-ja duan ta kthejnë Ballkanin në një projekt të tyre të quajtur ‘Ballkan i Mbyllur’”, duke iu referuar Ballkanit…

Read More

Qeveria suedeze i mbijetoi një votimi mosbesimi me ndihmën e një ish-luftëtari kurd; Shtrëngimi i marrëdhënieve me Turqinë Prishtinë, 7 qershor – Qeveria suedeze i “mbijetoi” votimit të mosbesimit sot me ndihmën e një deputeti, kërkesat e të cilit për mbështetje për kurdët në veri të Sirisë mund të komplikojnë përpjekjet e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, shkruan Reuters. Turqia po bllokon shpresat e Suedisë dhe Finlandës për t’iu bashkuar shpejt aleancës ushtarake të NATO-s pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe pretendon se të dy vendet po fshehin njerëz të lidhur me grupet kurde që Ankaraja i konsideron…

Read More

Rusia po shkon drejt shtetëzimit të një pjese të pronës ukrainase Prishtinë, 8 qershor – Pasuria e zyrtarëve ukrainas dhe ushtrisë ukrainase që është “e përfshirë në bombardimin e territoreve të Rusisë dhe Donbasit” mund të shtetëzohet, sipas një propozimi legjislativ drejtuar qeverisë ruse dhe Komitetit Hetues, raporton media ruse Izvestia. Supozohet se fondet e sekuestruara duhet të përdoren për kompensimin e viktimave. Përkrahësit e ankesës theksojnë se një lëvizje e tillë nga Moska do të jetë një përgjigje simetrike ndaj ligjit të nënshkruar nga Vladimir Zelensky për konfiskimin me forcë të pronës ruse në Ukrainë. Duma e Shtetit, dhoma…

Read More

Pushtimi i Ukrainës ka përmbysur dhe riformatuar tërësisht politikën Evropiane në raport me Rusinë brenda pak ditësh. Bashkimi Evropian megjithëse ka vendosur sanksione financiare të pashembullta ndaj Rusisë,  tregtia e naftës dhe gazit po vazhdon e pa penguar. Mbi një miliardë euro derdhen çdo ditë nga Europa Perendimore në kontot e bankave ruse. Nga Dr Sadri RAMABAJA Evropa vazhdon të importojë çdo ditë naftë dhe gaz në vlerë prej më shumë se 500 milionë eurosh nga Rusia. Edhe nëse Rusia është e shkëputur nga rezervat e saj valutore, ajo sërish merr gati 30 miliardë euro në tremujor në valutë të…

Read More

Çfarë fshihet pas premtimit të Putinit, se Rusia do t’i japë Serbisë gaz me çmim më të lirë Nga Shaban Murati Deliri, në të cilin shpërtheu presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ditën e dielë në 29 maj pas bisedëstelefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, është tipik i çinovnikëve bizantinë, që duan të mbulojnë se sa u ka kushtuar për të marrë dhuratën nga patriarku. Premtimi i presidentit Putin, se Rusia do t’i japë Serbisë në tre vitet e ardhëshme gaz me çmim tre herë më të lirë se çmimi i tregut, u kthye në Beograd në një festë zyrtare…

Read More

Një vizitë e dyshimtë e ministrit rus Sergey Lavrov Nga Dr Selim Ibraimi Ministri i Jashtëm rus Sergy Lavrov do ta vizitojë Serbinë më 7 qershor, raportojnë mediat e Beogradit. Një vizitë e papritur, po jo për tu habitur shumë duke e marrë në konsideratë aleancën historike serbo-ruse. Pushtimi rus i Krimesë dhe agresioni i shkurtit i këtij viti ndaj Ukrainës, dëshmuan se Serbia nuk e ka ndërmend të mbajë një qëndrim parimor ndaj luftës. Dhe as që i mori parasyshë sanksionet ndërkombëtare ndaj Moskës. Ky është një absurditet i shekullit si për rajonin dhe po ashtu për komunitetin demokratik…

Read More

Vija e kuqe Nga Slavoj Žižek (Analiza e huazuar nga “Konica.al.” e korrigjuar dhe e plotësuar nga Bislim Elshani) Javët e fundit, publiku perëndimor ka qenë i fiksuar me pyetjen “Çfarë po ndodh në mendjen e Putinit?” Ekspertët perëndimorë pyesin veten: a ia thonë njerëzit rreth tij gjithë të vërtetën? Është i sëmurë apo po çmendet? A mos e kemi katandisur aq keq, sa e vetmja zgjidhje do t’i mbetet një luftë e re botërore? Ne duhet ta ndërpresim obsesionin tonë me vijën e kuqe, këtë kërkim të pafund për ekuilibrin e duhur midis mbështetjes për Ukrainën dhe shmangies së…

Read More

A do ta ri-mendojë Bashkimin Evropian procesin e zgjerimit? Nga Luigi Scazzieri “Centre for European Reform” Një nga efektet e pushtimit rus të Ukrainës në fundin e muajit shkurt, ishte nxitja e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë për të aplikuar zyrtarisht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke e nxjerrë procesin e zgjerimit në krye të agjendës së BE-së. Në samitin e Versajës të zhvilluar në mars, udhëheqësit e BE-së deklaruan se Ukraina “i përket familjes sonë evropiane”, duke e ngarkuar Komisionin Evropian që të vlerësojë aplikimet e këtyre 3 vendeve. Të tria vendet i kanë plotësuar “pyetësorët e aplikimit”, ndërsa liderët e BE-së duhet të vendosin se…

Read More