Finlanda shpallë vullnetin për anëtarësim në NATO; Suedia do të vendosë javën e ardhshme Prishtinë, 12 maj – Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO “pa vonesë”, thanë presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin, në një deklaratë të përbashkët të enjten, një ndryshim i madh i politikës i shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, raportoi Reuters. Finlanda, e cila ndan një kufi 1300 kilometra të gjatë me Rusinë dhe një të kaluar të vështirë, ka rritur gradualisht bashkëpunimin me Aleancën si partnere që kur Rusia aneksoi Krimenë në 2014. Por deri në pushtimin rus të Ukrainës, ky…
Author: admin
Kundërpërgjigja e Rusisë: Shumë kompani gjermane kanë ndërprerë marrjen e gazit që nga sot Prishtinë, 12 maj – Kompanitë e huaja të energjisë ndaj të cilave Rusia po hakmerret nuk do të jenë më furnizues të gazit nga ai vend. Çdo transaksion me ta është i ndaluar, marrëdhëniet janë ndërprerë plotësisht, tha të enjten zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov. “Në proces me shumë mundësi do të përfshihen edhe kompani të tjera. Duhet të kontaktoni Gazprom për detaje”, tha Peskov. Qeveria ruse ka miratuar një listë të personave juridikë kundër të cilëve janë vendosur sanksione hakmarrëse, siç kërkoi Presidenti Vladimir…
Ultimatumi i kancelarit austriak për Putinin: Gazprom-i mund të humbasë depon në Salzburg Prishtinë/Zagreb, 13 maj – Austria do t’i heqë depozitën e gazit Gazprom-it në Salzburg, nëse kompania ruse nuk e mbush atë, tha kancelari austriak Karl Nehammer, në një intervistë për median lokale Kronen Zeitung. Nga intervista, e cila u fokusua kryesisht në problemet gjithnjë e më komplekse të brendshme politike dhe ekonomike të Austrisë, veçojmë pyetjen e mëposhtme të gazetarëve dhe përgjigjen e kancelarit austriak: Opozita kërkon zgjedhje të reja, vëzhguesit politikë flasin për kaos. Sinqerisht, a është ende i aftë koalicioni të veprojë? “Kapaciteti i plotë…
Yjet po rreshtohen. Në këtë rirreshtim gjasat janë që Prishtina zyrtare të fitojë mbështetje të fuqishme të Berlinit në gjakimin për përmbyllje të procesit të shtetëformimit dhe funksionalizimit të Republikës. Ky fakt mund të ndihmojë në nxitjen e veprimeve më të guximshme të BE-së në raport me Kosovën.Mbështetja e Uashingtonit në këtë proces është jetike. Nga Dr Sadri RAMABAJA* Lufta në Ukrainë tashmë ka ndryshuar të menduarit politik jo vetëm të së majtës e të së djathtës tradicionale në Skandinavi, por edhe asaj në Europën Juglindore, duke rishikar kështu pozicionet e tyre mbi të ardhmen e integrimit euroatlantik të rajoneve…
Kur aktorë të rëndësishëm të fuqive të mëdha e shpallin Putinin “të çmendur”, ata duan të nënkuptohet se nuk e shohin si fajtor Rusinë, por vetëm udhëheqësin e saj. Mbase edhe të ftojnë qarqet e brendshme që ta izolojnë e ta largojnë atë nga pushteti, për të ardhur më shpejt te paqja. Shkruan: Arbër ZAIMI, Tiranë Lufta në Ukrainë shënon një periudhë të re gjeopolitike. Teksa rënia e Murit të Berlinit në 1989 shënonte mbarimin e Luftës së Ftohtë dhe për disa komentatorë liberalë “fundin e historisë”, Lufta në Ukrainë shënon rifillimin e historisë aty ku ajo u ndërpre. Pra,…
Njohja nga Putini e vendimit të Gjykatës së OKB për pavarësinë e Kosovës: Çfarë do të thotë dhe si duhet përdorur Nga Shaban Murati* Unë mund ta kuptoj pozitën e vështirë, ku u ndodh ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksander Botcan-Harçenko, pas fjalimit të presidentit të tij Vladimir Putin në 26 prill në takimin në Moskë me sekretarin e përgjithshëm të OKB. Ambasadori rus u detyrua të përballet me një stuhi zemërimi të mediave qeveritare dhe proqeveritare serbe, pra edhe të qeverisë serbe, ndaj presidentit rus Putin, i cili shpalli se Kremlini njeh vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në…
Roli i Kinës në përfundimin e krizës në Ukrainë Nga Greg Pence [ Eurasiareview], Për herë të parë në më shumë se njëqind vjet, kriza e Ukrainës ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet kino-amerikane, një pjesë e rëndësishme e të cilit është mënyra dhe shtrirja e ndikimit të Perëndimit në Pekin. Politika e jashtme e Kinës bazohet historikisht në unitetin dhe kohezionin e brendshëm dhe është menaxhuar me një qasje të balancuar në të gjithë sektorët politikë, ekonomikë dhe të sigurisë, me qetësi, por me forcë, me koston më të vogël dhe arritjen më të madhe për sfidat…
Pse miliona gra ruse në mbarë botën e mbështesin luftën, edhe pse kanë akses në të gjitha informacionet? Propaganda e Kremlinit është jo arsyeja kryesore. Një ese nga Olga Chyzh* [Republika.ch] Brutaliteti i pushtimit rus të Ukrainës godet larg, përtej fushës së betejës aktuale. Presidenti karizmatik i Ukrainës Volodymyr Zelensky po fiton zemrat e publikut perëndimor, i cili po thërret që qeveritë e tyre të mbështesin Ukrainën me armë dhe ndihmë humanitare. Pika e vërtetë e kthesës, megjithatë, ishte masakra në periferi të Kievit, Bucha, e cila ishte e pushtuar nga trupat ruse për një muaj. Narrativa mediatike u ushqye…
Lufta në Ukrainë e ka trazuar Ballkanin, çfarë duhet të bëjnë BE dhe SHBA Nga Dejana Saric & Pierre Morcos “Center for Strategic and International Studies” Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon në muajin e saj të dytë, një shqetësim i madh ka lindur në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Imazhet që vijnë nga Ukraina, kanë ringjallur kujtimet e tmerreve që përjetoi rajoni në vitet 1990, sidomos në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë. Duke pasur parasysh lidhjet e forta ekonomike, ushtarake, dhe ato të fuqisë së butë të Rusisë, lufta aktuale ka ngritur shqetësime se Moska mund të…
Dr Selim Ibraimi* Pritej që para qershorit, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të arrinin një marrëveshje të qëndrueshme dhe të pranueshme për të dyja palët. Zërat pozitivë të fund vitit të kaluar dhe në fillim të janarit, duket se shuan në prill, kur përfundimisht mund të themi se deri në qershor nuk do të kemi heqje të vetos bullgare. Provat tregojnë se pas vizitës së delegacionit bullgar në Manastir, sulmet e orkestruara prej qarqeve akademike, të politikës dhe të medias në gjuhën maqedonase, tani për tani e kanë minuar dialogun. Zgjidhjen duhet parë nëse të dy qeveritë me një ndërmjetësim…