Author: admin

Çfarë është “Akti i Huadhënies”, kur përdoret, dhe lidhja me ish-Bashkimin Sovjetik! Miratimi i legjilacionit për furnizimin pa kufi të Ukrainës me armë është cilësuar moment historik. Dikur miratimi i programit ndihmoi Stalinin të fitonte ndaj Hitlerit, por sot SHBA-të e kanë rikthyer programin për Ukrainën. Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miratoi të enjten me shumicë dërrmuese legjislacionin që do t’i lejojë Presidentit Joe Biden të përdorte një ligj të kohës së Luftës së Dytë Botërore për të furnizuar me shpejtësi Ukrainën me armë me hua. Me 417 vota pro kthehet ligji i jashtëzakonshëm, i krijuar para tetë dekadash për…

Read More

Avionët ushtarakë hartografikë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze Prishtinë, 1 maj – Avionët ushtarakë rusë shkelën për pak kohë hapësirën ajrore suedeze, tha ushtria suedeze. Avioni AN-30 fillimisht kishte qenë në lindje të ishullit danez të Bornholm në Detin Baltik mbrëmjen e kaluar dhe më pas fluturoi drejt territorit suedez. Ai shkeli për pak kohë hapësirën ajrore suedeze në jug të provincës Blekinge në Suedinë juglindore dhe më pas u largua nga zona. Antonov AN-30 është një avion i destinuar për hartografi. Avionët luftarakë suedezë e ndoqën incidentin dhe fotografuan avionin rus. Katër avionë luftarakë rusë shkelën për pak kohë…

Read More

Sanksionet e reja të BE-së përfshijnë embargo ndaj importeve të naftës ruse për gjashtë muaj Prishtinë, 4 maj- Sanksionet e reja do të shënonin një nga lëvizjet më të ashpra të Bashkimit Evropian deri më tani për të ndëshkuar Rusinë për agresionin e saj në Ukrainë, sipas The Wall Street Journal. Paketa tjetër e sanksioneve, e përgatitur nga Bashkimi Evropian, përfshin refuzimin e blerjes së naftës ruse për gjashtë muaj dhe ndalimin e importeve të produkteve të naftës deri në fund të vitit, raportojnë mediat amerikane, duke cituar dy zyrtarë të informuar për këtë temë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së…

Read More

Eksperti i të Drejtës Ndërkombëtare i përgjigjet Putinit: Kosova s’është Donbas! Kosova i plotëson kriteret për të qenë shtet i pavarur, ndryshe nga rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, thotë Matthias Hartwig, ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare, me bazë në Gjermani. Sipas tij, një shtet mund të ekzistojë nëse i përmbushë tre elemente: territorin e përcaktuar, popullsinë e përhershme dhe kapacitetin udhëheqës. Matthias Hartwig, ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare: “Të tria këto elemente, Kosova i plotëson. Në rastin e pjesës lindore të Ukrainës, Rusia dëshiron të formojë një shtet që nuk ekziston, pasi ai është pjesë e një shteti tjetër…

Read More

Beteja për Ukrainën po hynë në një fazë të re. Lajmi i ri, drithërues për civilizimin tonë, është tashmë jo vetëm brutaliteti agresiv i përdorur nga trupat ruse për të realizuar projektin për perandorinë e re ruse, por edhe kërcnimi real për Luftën e Tretë Botërore nga ana e Hitlerit rus — V.Putin. Ky kërcnim është pjesë e strategjisë për krijimin e zonës tampon, që përbëhet nga Norvegjia, Finlanda dhe Suedia në Evropën veriore, tutje nga republikat baltike, Polonia, Ukraina, Rumania dhe Bullgaria, në jug. Dr Sadri RAMABAJA Kurthi i dytë në të cilin po bie Kremlini Deri më 9…

Read More

Faza e tretë e operacionit ushtarak hap rrugën ruse për në Ballkan – një çelës ua ka dhënë Tirana. Nga Shaban Murati Ndryshe nga politikanët, gazetarët dhe diplomatët, të cilët i lejojnë vetes bllofin në qendrimet publike për shkak të profesionit, gjeneralët e ushtrisë nuk mund t’ia lejojnë vetes këtë luks dhe flasin gjithmonë për atë, që u është ngarkuar nga udhëheqja politike. Ndaj duket e habitëshme se si në disa qarqe politike dhe diplomatike europiane vazhdojnë debatin nëse përfaqëson vijën zyrtare të Kremlinit deklarata bombë e gjeneralit rus Rustam Minekajev, i cili në datën 22 prill parashtroi në një…

Read More

Lufta e Ukrainës, e ripërcaktuar Nga George Friedman* Lufta në Ukrainë filloi nën një supozim të gabuar të ndarë nga shumë njerëz, përfshirë Shtetet e Bashkuara, se nëse Rusia do të pushtonte, ajo do ta mundte Ukrainën dhe do ta bënte këtë shpejt. Rusët i dislokuan forcat e tyre pa kujdes, pa shumë vëmendje për ukrainasit. Kur rusët hasën në rezistencë kundër forcave të tyre të blinduara dhe të këmbësorisë të çorganizuara, që vepronin pothuajse pa mbështetje ajrore, ata pranuan problemet, por vazhduan të supozonin se problemet me të cilat përballeshin ishin thjesht fërkimi i fushës së betejës dhe jo…

Read More

Premtimi dhe marrëzia e luftës: Pse liderët hyjnë në një konflikt, duke supozuar se fitorja është e garantuar? Nga Gregory A.Daddis Në kushtet e një mbrojtjeje të vendosur dhe pasiononte, që e ka ngadalësuar ndjeshëm përparimin e rusëve drejt Kievit dhe kur luftë është denoncuar thuajse nga e gjithë bota, ka pasur shumë spekulimeve mbi motivet që e nxitën Vladimir Putini:Çfarë shpreson të arrijë ai me luftën në Ukrainë? Disa kanë argumentuar se Putini po kundërpërgjigjej ndaj zgjerimit të NATO-s, apo se është i nxitur nga një ndjenjë e fortë e nacionalizmit rus. Të tjerë thonë se ai pa një…

Read More

 Rikthimi i gjeopolitikës dhe qeveria e re e Malit të Zi Prishtinë, 28 prill – Parlamenti malazez zgjodhi të enjten me shumicë votash qeverinë e 43-të, të kryesuar nga kryeministri Dritan Abazoviq, që është de fakto qeveria e parë e pakicës në historinë e vendit. Qeveria e re ka katër zëvendëskryeministra dhe gjithsej 18 ministri, dhe përveç subjektit të Dritan së Abazoviqit, ajo përfshin përfaqësues të partive të pakicave që përfaqësojnë kroatët dhe boshnjakët, Partinë Socialdemokrate dhe Partinë Popullore Socialiste pro-Serbe. Partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka mbështetur qeverinë e Abazoviqit, por përfaqësuesit…

Read More

NATO: Ne jemi gati të mbështesim Ukrainën në luftën kundër Rusisë për vite me radhë Prishtinë, 28 prill – NATO është e gatshme ta mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë për vite me radhë, duke përfshirë ndihmën e Kyievit për të kaluar nga armët e epokës sovjetike në armët dhe sistemet moderne perëndimore, tha të enjten Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg. Stotlenberg u tha mediave këtë si përgjigje, ndaj ragimit rus, pasi Kremlini paralajmëroi se furnizimet me armë perëndimore për Ukrainën, duke përfshirë armët e rënda, përbënin një kërcënim për sigurinë e kontinentit evropian “dhe shkaktonin destabilitet”. “Ne duhet të…

Read More