Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me ndihmës- sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien. Kurti lidhur me këtë takim ka shkruar sot në platformën X, gjersa thekson se do t’i jenë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën drejt integrimit euro-atlantik. “Takova ndihmës- sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, O’Brien dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier. Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes bazë.Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara…
Author: admin
[25 prill 2024]Siguria e Izraelit mund të arrihet vetëm brenda kornizës së një zgjidhjeje me dy shtete që ofron një perspektivë politike për palestinezët, tha presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier. “Pa një perspektivë politike për palestinezët, as për Izraelin nuk mund të garantohet siguria. Kjo perspektivë mund të jetë vetëm një zgjidhje me dy shtete”, tha Steinmeier në një konferencë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve në kryeqytetin turk Ankara me homologun e tij Recep Tayyip Erdogan, raporton AA. Duke theksuar nevojën për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit aktual në rajon, ai tha se Turqia ka një rol të rëndësishëm për…
Shqiptarët në Kosovë, por jo të gjithë, ideal e kanë që ta formojnë kombin kosovarë. Ata në Luginë të Preshevës të bashkohen me Kosovën ose të jenë një pakicë e respektuar. Ndërsa, më keq, shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut klasa politike shqiptare u thotë se janë shtetformues, ndërsa realiteti është se ky “përparim” vlen vetëm për njerëzit e pushtetit. Në fund, ajo që shihet prej së largu është sjellja e liderëve me politika sipas momentit në interes të shtetit (shteteve), ku janë betuar. Nga Dr Selim IBRAIMI, Tetovë/Uashington Europa Juglindore për më shumë se një shekull ka qenë dhe…
Nga Matija Sheriçtra [Matija Šerićtra]* Demografia në Izrael nuk është vetëm demografi. Është çështja më e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe një tregues i rëndësishëm që ndikon në marrëdhëniet izraelito-palestineze. Sipas vlerësimeve, në fillim të vitit 2023, rreth 7.45 milionë hebrenj jetonin në Izrael dhe Bregun Perëndimor. Po kaq, 7.53 milionë palestinezë ose arabë, jetonin në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës, Izrael dhe Jerusalemin Lindor. Duke pasur parasysh shifra të tilla, nuk është për t’u habitur që politikanët hebrenj janë kundër krijimit të një shteti palestinez, sepse ai do ta kalonte shpejt numrin e Izraelit për shkak të pjellorisë tradicionalisht…
PROF. DR. ENVER BYTYÇI Diplomati aktiv në medie dhe publik i SHBA-ve, Rochard Grennel, mohoi të shtunën e kaluar që në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës të ketë pasur në korrikun e vitit 1995 gjenocid. “Jo çdo krim lufte është dhe gjenocid”, – tha ai. Kjo deklaratë bëhet në prag të diskutimit dhe votimit në OKB për ta shpallur 11 korrikun si “Dita Kundër Gjenocidit” në përkujtim të masakrës serbe kundër myslimanëve boshnjakë. Në ato ditë të nxehta të korrikut 1995, ushtarët serbë të luftës kundër këtij shteti, që kishte shpallur pavarësinë tri vite më parë, masakruan dhe futën në varre masive më…
Nga Mimoza Abrazhda Hyrje Ekonomia dhe gjeopolitika janë dy aspekte që lidhen e bashkëveprojnë me njëra-tjetrën. Një ekonomi e fortë në rastin e Kosovës e bën shtetin dhe vendin të aftë të konkurojë me sukses në gjeopolitikën rajonale. Por parakusht i zhvillimeve ekonomike është stimulimi i ekonomisë private, biznesit dhe investimeve. Investimet e huaja janë gjithashtu kontribut i shtuar në këtë drejtim. Dhe stimulimi i ekonomisë realizohet me sukses në kushtet e konkurencës së ndershme e të lirë pa ndërhyrjen arbirtrare të shtetit. Institucionetr dhe administrata shtetërore bëhen promotorë të zhvillimit ekonomik gjithnjë nëse luftohet me sukses korrupsioni dhe lidhjet…
Nga Shaban Murati Presidentja e Greqisë K.Sakellaropoulou evokoi në 24 prill 2024 të ashtuquajturin gjenocid armen të vitit 1915. E kishte më lehtë të mos shkonte aq larg deri në Armeni, por të shkonte në shtetin fqinj Shqipëri, ku këtë vit është 110 vjetori i gjenocidit grek, kur ushtria grek dhe bandat ushtarake greke masakruan me dhjetra mijra banorë shqiptarë në Gjirokastër, në Tepelenë, në Përmet, në Ersekë, në Korçë, në Skrapar, në Berat, etj. Sipas shkencëtarëve gjermanë, vetëm në Gjirokastër forcat greke masakruan 20 mijë banorë shqiptarë. Ishte një gjenocid shtetëror etnik dhe fetar, që synonte spastrimin etnik të…
Nga Emin AZEMI, Shkup Shqiptarëve të Maqedonisë iu nevojiten dy (2) opsione politike dhe një bashkërendim për disa tema të rëndësishme kombëtare (sepse shqiptarët ende nuk janë një komb shtetformues në Maqedoni), në mënyrë që politikat e tyre të mos jenë zgjatime karikaturale të doktrinave djathtiste e majtiste maqedonase. Hapësirë për opozitarizëm të shpifur brendashqiptar nuk ka gjithaq, sepse ajo hapësirë duhet mbushur me idetë e parrumbullaksuara të një zgjimi kombëtar dhe një kundërvënie intelektuale doktrinave maqedone të cilat ende shkëlqimin e tyre e masin me errësirën e sinkopave shqiptare. Bilanci i zgjedhjeve presidencialr (rrethi i parë), dëshmoi se shqiptarët…
Zgjedhjet elektorale më nuk janë thjesht një ndërmarrje demokratike e organizuar për të kahëzuar zhvillimin ekonomiko-social, ato tani kanë edhe rëndësinë e tyre gjeostrategjike dhe gjeopolitike duke u bërë pjesë e rëndësishme e strategjive të luftës hibride. Pas Malit të Zi, këtë po e shohim edhe në Maqedoni të Veriut, ku u përfshi edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, duke paraqitur një qëndrim të perëndimit dhe jo vetëm preferencë të tij personale. Shkruan: Dr. Gurakuç Kuçi* Proceset zgjedhore kanë filluar të evoluojnë nga çështje të brendshme social-politik dhe ekonomik, në një forcë kryesore në formimin e politikës dhe gjeopolitikës. Zgjedhjet në…
Tre shekuj pas lindjes së tij në atë që sot është Kaliningradi rus, filozofi është sërish i diskutueshëm – dhe më shumë relevant se kurrë në argumentet e tij për një pacifizëm racional, me sy të qartë. Nga Lea Ypi, Financial Times – Jeta & Artet[Përktheu: Arben Çokaj] Në një botë tjetër të mundshme, ndoshta më të parashikueshme se ajo në të cilën jetojmë, në vend që të nxitoja çdo mëngjes për të kontrolluar lajmet më të fundit mbi luftën e Rusisë në Ukrainë, unë do të monitoroja rregullisht parashikimin e motit. Do të prisja me padurim një udhëtim të…