Author: admin

Aventurat me një bllokadë të mundshme të rajonit të Kaliningradit janë lojë me zjarrin. Kjo u potencua dje nga zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko, duke komentuar një numër në rritje të deklaratave të politikanëve perëndimorë (kryesisht nga Polonia dhe shtetet baltike) për të bllokuar tranzitin tokësor në rajonin rus të Kaliningradit – një enklavë në Detin Baltik midis Lituanisë dhe Polonisë. . Një diplomat i lartë rus, i pyetur për mundësinë e organizimit të një bllokimi të rajonit nga vendet përreth, tha si më poshtë: “Unë me të vërtetë shpresoj që arsyeja e shëndoshë në Evropë nuk do të…

Read More

Ndalimi i përdorimit të armëve kimike Nga Dr Selim Ibraimi Rusia e Putinit ka filluar tash të kërcënojë edhe me përdorimin e armëve kimike dhe bërthamore brenda Ukrainës. Moska zyrtare po tregon se armët mund t’i përdorë kundër Perëndimit nëse mbijetesa e Rusisë do të vihet në pikëpyetje. Presidenti amerikan Joe Bajden gjatë qëndrimit në Bruksel dhe Varshavë, paralajmëroi se SHBA mund të ndryshojë doktrinën bërthamore. Nuk është kjo hera e parë kur shtetet kanë bërë kërcënime dhe kanë përdorur armë kimike, biologjike apo bërthamore në të kaluarën ndaj regjimeve apo ndaj popullatës së pafajshme. Megjithatë, pas LDB-së, dhe sidomos…

Read More

Ballkanit Perëndimor i frohet  vetëm një “partneritet i qepur sipas masës”, që në gjuhën diplomatike do të thotë që rajoni duhet të shtyjë shpresat për të qenë pjesë e BE pas vitit 2030 Nga Shaban Murati Samiti i Këshillit Europian të BE miratoi në 24 mars 2022 dokumentin e rëndësishëm “Kompasi strategjik i BE”, ku për herë të parë hartohet plani i forcimit të politikës së sigurisë dhe të mbrojtjes të BE deri në vitin 2030. Për herë të parë në historinë e vet BE miraton strategjinë e saj të mbrojtjes dhe të sigurisë, për të cilën shërbimi diplomatik i…

Read More

A PO KRIJOHET NJË REND I RI GLOBAL Halim EMËRLLAHU Sot bota është në proces të ndryshimit të vrullshëm. Për disa analistë të marrëdhënieve ndërkombëtare, kemi të bëjmë me shpërbërjen e rendit ekzistues global dhe formimin e një rendi të ri, diçka që po shkakton konfuzion të jashtëzakonshëm. Ky ndryshim është një përplasje midis ideologjisë neoliberale e kapitalizmit perëndimor dhe në anën tjetër të ideologjisë autoritaristo-kapitaliste të qytetërimit aziatik. SHBA-ja, që udhëheq Perëndimin, vazhdon të jetë superfuqi dominuese në siguri gjeopolitike, por me koston e shpenzimeve të mëdha ekonomike e ushtarake dhe me nevojnë për të ndërhyrë në shumë vende…

Read More

Kufijtë e miqësisë “Pa kufi” të Rusisë dhe Kinës Nga Anna Kireeva* Samiti në fillim të shkurtit midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij kinez Xi Jinping gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 erdhi në mes të një krize tjetër në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin. Putin dhe Xi nuk ishin takuar që nga fillimi i pandemisë COVID-19, por takimi theksoi një dëshirë të përbashkët për të thelluar bashkëpunimin. Arritjet kryesore ishin në gjeopolitikë dhe energji. Kina demonstroi një kuptim të fortë të shqetësimeve të sigurisë së Rusisë mbi NATO-n, por nuk pati zhvillime thelbësore. Kina shprehu…

Read More

Dështimi i Putinit në Ukrainë tregton dështimin e autoritarizmit dhe jo demokracisë Nga Holman W.Jenkins, Jr. Në pamje të parë, mund të duket i habitshëm fakti që ukrainasit kanë luftuar kaq mirë ndaj rusëve. Por nuk ishte për t’u habitur që ata do të luftonin, duke pasur parasysh informacionet që kishin sesi është të jetosh nën regjimin e Vladimir Putin. Dhe kjo jo sepse ushtria ruse u shfaqej kaq keq në fushën e betejës. Putin ka deklaruar kohët e fundit se qëllimi mesianik i shtetit rus, qëndron gjithmonë në mënyrë të çuditshme tek një regjim që ekziston për ta grabitur shtetin, dhe këtë mund ta konstatojë sot çdo rekrut nëushtrinë ruse. Edhe ata rusë që mbështesin luftën në Ukrainë, e dinë të vërtetën për udhëheqësit e tyre:ata janë hajdutë. Por ka një shpjegim shumë më të thjeshtë të evolucionit të Putinit gjatë 22 viteve në pushtet, sesa shumë nga historitë…

Read More

Intervista e Kryeministrit Kurti për “Le Monde” Albin Kurti: Rusia mund ta zgjerojë luftën në Ballkan Kryeministri i Kosovës detajon frikën e ngjallur nga aleanca mes Moskës dhe Serbisë. Gjatë kësaj jave Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë me gazetën franceze “Le Monde”, përkthimin dhe përshtatjen e së cilës mund ta gjeni më poshtë: Pse ju shqetësojnë lidhjet ndërmjet Rusëve dhe Serbëve? Ato lidhje janë shumë më të forta nga sa njerëzit i imagjinojnë, në të gjitha fushat. Së pari në ekonomi, sidomos në fushën e energjisë. Gazpromi zotëron 56% të industrisë së naftës në…

Read More

Vazhdimi i negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës më 1 Prill Prishtinë, 31 mars – Rusia dhe Ukraina do të rifillojnë bisedimet e tyre të paqes në internet më 1 prill, tha të mërkurën një zyrtar i lartë ukrainas, pasi raundi i fundit i bisedimeve përfundoi në Turqi. Negociatori ukrainas David Arakhamia njoftoi se Ukraina kishte propozuar që liderët e dy vendeve të takoheshin, por Rusia u përgjigj se duhej më shumë punë për projekt-marrëveshjen. Kremlini zyrtar tha të mërkurën se nuk kishte pasur “progres” në negociatat midis palëve ndërluftuese në Stamboll. Vlerësimi vjen pas një deklarate të mëparshme dhe më…

Read More

Shkarkohet shefi i shërbimit të inteligjencës ushtarake franceze – shkas sulmi rus në Ukrainë Prishtinë, 31 mars – Mediat franceze shkruajnë se kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake franceze (DRM), gjenerali Eric Vidot, jep dorëheqjen për shkak se departamenti i tij nuk kishte informacion specifik për planet e Rusisë për të pushtuar Ukrainën, raport L’Opinion më 30 mars. Eric Vidot u shkarkua pas vetëm shtatë muajsh në detyrë, jo vetëm për shkak të mungesës së informacionit në lidhje me pushtimin rus, por edhe për shkak se ai nuk arriti të riorganizonte ministrinë që ai drejton, raportoi agjencia e lajmeve AFP.…

Read More

Media: Lufta përmes sanksioneve vetëm sa ka filluar Fushata e sanksioneve ndërkombëtare e nisur nga vendet dhe kompani të shumta kundër Rusisë pas thellimit të pushtimit të saj në Ukrainë, është një sukses i jashtëzakonshëm i diplomacisë shumëkombëshe dhe përgjegjësisë së korporatave. Pjesa më e madhe e botës ka ndërprerë vullnetarisht biznesin me Rusinë, duke ndërprerë lidhjet tregtare dhe financiare me atë vend dhe duke tronditur Kremlinin, duke ngrirë shumë nga asetet e tij të huaja. Shpejtësia, shtrirja dhe shkalla e këtyre masave ndëshkuese ekonomike dhe natyra e qëllimit të tyre janë të paprecedentë, shkruan Foreign Affairs (FA), tekstin e…

Read More