Author: admin

Në Rusi u ndaluan Instagram dhe Facebook Prishtinë, 21 mars – Një gjykatë në Moskë ka identifikuar kompaninë amerikaneMeta – pronare e Instagram-it, Facebook-ut dhe WhatsApp-it – si një organizatë ekstremiste dhe urdhëroi ndalimin e aktiviteteve të saj në Rusi. Vendimi hyn në fuqi menjëherë, raporton media e qeverisë ruse RIA Novosti. Meta-së i është i ndaluar të kryejë aktivitete në treg në Rusi, sepse kompania përhap thirrje për dhunë ndaj qytetarëve, shkel të drejtat e tyre dhe përbën kërcënim për rendin kushtetues, thanë përfaqësuesit e Zyrës së Kryeprokurorit të Federatës Ruse. Në të njëjtën kohë, mesazheri WhatsApp, të cilin…

Read More

Projektligji për tërheqjen e Rusisë nga OBT u dorëzua në parlamentin rus Prishitnë, 21 mars – Dhoma e ulët e parlamentit rus – Duma, do të shqyrtojë një projekt-ligj për tërheqjen nga protokolli për pranimin e Rusisë në Marrëveshjen e Marrakeshit për themelimin e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), njoftuan sot media shtetërore ruse. Projektligji u prezantua për të mbrojtur interesat kombëtare të Rusisë, për shkak të nevojës për të ndjekur një politikë proteksioniste dhe për të marrë masa hakmarrëse kundër sanksioneve, sipas një deklarate zyrtare. Ai do të shfuqizonte ligjin e 21 korrikut 2012 “Për Ratifikimin e Protokollit të…

Read More

Kina reagoi ndaj vendosjes së sanksioneve antikineze Prishtinë, 22 mars – Liu Pengyu, një zëdhënës i ambasadës së Kinës në Shtetet e Bashkuara, tha dje se sanksionet amerikane shkelin ligjin ndërkombëtar. Sipas tij, në Kinë nuk ka probleme me të drejtat e njeriut. Liria e fesë, shtypit dhe të drejtat e tjera të popullit kinez mbrohen plotësisht, tha diplomati kinez, duke shtuar se sanksionet e SHBA-ve kundër zyrtarëve kinezë cenojnë seriozisht marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës, gjë që Kina e kundërshton fuqishëm. Më herët, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi vendosjen e sanksioneve kundër…

Read More

India ka rritur sasinë e blerjeve të naftës ruse Prishitnë, 23 mars – Rafineria private e Indisë, Nayara Energy, ka blerë rreth 1.8 milionë fuçi naftë ruse Urals nga tregtari Trafigura pas një ndërprerjeje njëvjeçare, njoftuan mediat indiane dhe agjencia britanike e lajmeve Reuters. Kjo është marrëveshja e katërt që ka anashkaluar sanksionet që nga fillimi i marsit dhe e dyta për Nayara Energy. India dhe Rusia po testojnë një skemë të re pagese në rupi dhe rubla. Të mërkurën, Indian Oil Corp, rafineria më e madhe e Indisë, bleu gjithashtu 3 milionë fuçi naftë bruto ruse për dorëzim në…

Read More

Kancelari Scholz: BE-ja të mbështesë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor për të siguruar paqen rajonale Prishtinë, 23 mars- Bashkimi Evropian duhet të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar me bllokun sa më shpejt të jetë e mundur, si pjesë e strategjisë së tij për të siguruar paqen rajonale. Kështu u shpreh të mërkurën kancelari gjerman Olaf Scholz. “Në Këshillin Evropian, të vendosur si kurrë më parë, ne do të biem dakord nesër dhe pasnesër për një strategji të re të sigurisë evropiane”, tha Scholz në dhomën e ulët të parlamentit të Bundestagut, raporton Reuters. Scholzi…

Read More

Aleanca e re tripalëshe midis Rusisë, Iranit dhe Kinës vihet në veprim – hap front të ri të luftës. Irani hedhë raketa balistike afër konsullatës së SHBA në Irbil. Nga Dr Sadri RAMABAJA Prishtinë, 14 mars – Fundjavën që lamë pas 12 raketa balistike goditën në afërsi të konsullatës amerikane në qytetin verior të Irakut, në Irbil. I dyshuari i parë ishte automatikisht Irani. Ky dyshim i ligjshëm u konfirmua relativisht shpejt, meqë pa vonesë iranianët morën përgjegjësinë për sulmin e kryer. Raketat u bë e ditur se janë lëshuar nga territori iranian. Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) bëri…

Read More

UKRAINA, MAKTHI I EVROPËS E TMERRI I RUSISË Nga Xhafer SHATRI Blickrieg e Putinit në Ukrainë nuk po shkon ashtu siç e kishte planifikuar ai; ukrainasit nuk po i tuten armatës ruse, po qendrojnë dhe, siç po shihet, kjo do të jete nje lufte e gjatë, kryesisht nje lufte rraskapitëse gjysmëguerile e organizuar dhe e udhehequr nga Shtatmadhoria. Agresioni i ri, Rusisë do t’i kushtoje shume…, gati si pushtimi i dikurshem i Afganistanit. Iluzionet e Putinit më së miri i shperfaqi, gabimisht, me 27 shkurt, agjencia shtetërore e lajmeve “Ria novosti“, kur publikoi shkrimin e përgatitur paraprakisht të Pjoter Akropovit,…

Read More

Ukraina – vendi që vendos fatin e Rendit të Ri Botëror! Shkruan Agim Krasniqi. Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e saj të katërt, dhe shikuar në rrethanat e gjeografisë politike, çështja e Ukrainës është çështje e mbijetesës së Rusisë, ndërsa nga ana tjetër në interesin e Perëndimit qëndron fakti i vazhdimit të përcaktimit të konditave të Rendit të Ri botëror, të çimentuara në liberalizmin politik dhe ekonomik. I Përderisa pjesën më të madhe të gjysmës së dytë të shekullit XX, Bashkimi Sovjetik e ka pasur në kontroll Euro-Azinë, nga Gjermania Qendrore deri në Paqësor, në jug deri në…

Read More

Emergjenca e hyrjes së shpejtuar të Kosovës në NATO, rruga si arrihet, roli i Shqipërisë Nga Shaban Murati “Vëllezërit janë të ngrirë” mund të parafrazohej titulli i një vepre të njohur për Kosovën i shkrimtarit më të madh shqiptar të të gjitha kohërave, Ismail Kadare, me titull “Krushqit janë të ngrirë”. Në qarqet diplomatike atlantike dhe europiane janë të shtangur që vëllai “Shqipëri”, anëtar i NATO-s, ka ngrirë dhe nuk po shpreh mbështetje zyrtare për kërkesën zyrtare të Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO. Në datën 27 shkurt ministri i mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, parashtroi kërkesën që Kosova të…

Read More

Artikull i publikuar në “The Economist”, nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani THE APPEASEMENT of autocrats today only emboldens them tomorrow. Concessions to tyrants are never temporary, and they certainly never bring lasting peace.The European continent is in crisis because Vladimir Putin has chipped away at Ukraine’s sovereignty to the extent that today he denies its territorial integrity and its right to exist. Russia’s president pursues a dangerous imperialist policy that permits one country to choose the fate of another simply because it has the military might.This war is Mr Putin’s way of testing the democratic world and it is…

Read More