Mbyllja e parajsave fiskale, testi i vërtetë i vendosmërisë së Perëndimit kundër Putinit Nga Daron Acemoglu “Project Syndicate” Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të mos shkojë siç ishte planifikuar, por më e keqja duhet ende të vijë. Dhe ndërsa sanksionet financiare të Perëndimit kundër institucioneve dhe oligarkëve rusë, kanë tejkaluar atë që prisnin disa, ato nuk kanë shënjestruar“rrënjët”perëndimore të regjimit të presidentit rus Vladimir Putin. Ashtu si tek shumë regjime të tjera kleptokratike, fuqia e Putinit bazohet tek një pakt midis një autokrati dhe oligarkëve. Autokrati e sundon vendin si të dojë dhe i pasuron aleatët e tij, të cilët grumbullojnë pasuri të mëdha nga burimet natyrore të vendit apo nëpërmjet monopoleve të sanksionuara nga regjimi. Por ka një problem:ndërsa shtohen të ardhurat e oligarkëve, këta bëhen gjithnjë e më të shqetësuar mbi fuqinë e autokratit për të…
Author: admin
Lufta e Putinit kundër Ukrainës do të trondisë botën, një paradigmë e 11 shtatorit Nga Jonathan Freenland, The Guardian Të enjten, sekretarja e jashtme britanike mbajti një fjalim, në të cilin deklaroi: “Pushtimi i Ukrainës është një paradigme e 11 shtatorit. Megjithatë, natyrisht, kishte disa gjëra që Truss nuk mund ti thoshte. Por pushtimi i Ukrainës mund të jetë më domethënës se 11 shtatori dhe ne duhet të sigurohemi që të mos bëjmë të njejtat gabime përsëri. Sulmet ndaj Nju Jorkut dhe Uashingtonit u cilësuan si një thirrje drejtuar botës demokratike për të mbrojtur parimin themelor të lirisë. Kjo…
RIPËRTËRIRJA SHPIRTËRORE RUSE Nga Shqiprim Pula /PhD Pak kohë para se të zgjidhej President i Federatës Ruse, Vladimir Putin kishte deklaruar se,Rusinë nuk e sheh larg Europës dhe botës. Por, ndërkohë lindi një shqetësim i ri, edhe i rrezikshëm!Po kush e shkaktoi atë? Ku është pikënisja? Në ditët e sotme, Rusia e pas 22 viteve, e drejtuar nga Vladimir Putin-i, për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, nga Europa e bota perendimore në tërësi, u izolua, me disa përjashtime minore. PPërmbrenda Unionit Sovietik ishin 15 republika, por cilësuar për nga madhësia e rëndësia Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia ishin liderët e Unionit…
Komunikojnë shefat e sigurimit kombëtar të SHBA-së dhe Rusisë Prishtinë, 16 mars – Shtetet e Bashkuara synojnë të vazhdojnë “të detyrojnë Rusinë të përballojë kostot” dhe të mbështesë sovranitetin e Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën, 16 mars, pas një bisede telefonike midis ndihmës presidentit amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan dhe Sekretarit të Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev. dhe lajmi konfirmohet nga media shtetërore ruse. Përveç kundërshtimit të pushtimit të Ukrainës, Sullivan i tha zotit Patrushev se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të imponojnë kosto ndaj Rusisë (dmth. të rrisin sanksionet ndaj subjekteve dhe individëve rusë) dhe…
BE-ja ka miratuar një paketë të katërt sanksionesh kundër Rusisë Prishitnë, 15 mars – Bashkimi Evropian miratoi zyrtarisht të martën një paketë të katërt sanksionesh kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës, e cila përfshin ndalimin e investimeve në sektorin energjetik rus, eksportet e mallrave luksoze dhe ndalimin e importeve të produkteve të çelikut nga Rusia. Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve të disa oligarkëve të tjerë rusë, përfshirë pronarin e klubit anglez të futbollit Chelsea, Roman Abramovich. “Ndërsa lufta e Putinit kundër popullit ukrainas vazhdon, po ashtu vazhdon vendosmëria jonë për të mbështetur Ukrainën dhe për të gjymtuar financimin e makinës…
Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sistem raketor në Poloni Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sistemin raketor, Sky Sabre në Poloni, bashkë me 100 trupa ushtarake, ka thënë Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace. Ai ka thënë të enjten se ky vendim është marrë për të mbrojtur hapësirën ajrore polake nga “agresioni i mëtejmë i Rusisë”. Polonia është anëtare e NATO-s dhe Mbretëria e Bashkuar edhe pjesë e saj po ashtu. Çfarë është ky sistem? I përshkruar nga Mbretëria e Bashkuar si “sistemi më i ri për mbrojtje ajrore”, ai besohet se ka kapacitet për të goditur një objekt…
Çfarë do të thotë “zonë e ndaluar fluturimi” mbi Ukrainë dhe pse NATO nuk e vendos? Në fjalimin e tij virtual para anëtarëve të Kongresit Amerikan, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti thirrjet e tij për krijimin e një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë. Ligjvënësit e të dyja palëve kanë thënë se janë të kujdesshëm për një zonë ndalim-fluturimi në këtë kohë, sepse ata mendojnë se kjo mund të vendosë drejtpërdrejt SHBA-në kundër Rusisë në qiellin mbi Ukrainën. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve të martën se, pavarësisht kërkesave nga Zelensky, Shtëpia…
Marrëveshja bërthamore e Iranit: Rusia merr garanci nga Uashingtoni në lidhje me marrëdhëniet me Iranin Prishtinë, 15 mars – Shtetet e Bashkuara e kanë siguruar Rusinë se sanksionet e vendosura ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës nuk do të reflektojnë bashkëpunimin midis Moskës dhe Teheranit, gjë që do të mundësojë vazhdimin e negociatave për marrëveshjen bërthamore iraniane, tha të martën ministri i jashtëm rus. “Kemi marrë garanci me shkrim. “Ata janë të përfshirë në marrëveshje për të rinovuar Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) për programin bërthamor të Iranit,” tha ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një konferencë…
Këshilli i Europës përjashton Rusinë Prishitnë, 16 mars – Këshilli i Europës përjashton Rusinë nga antarësimi në organizatën kryesore europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për shkak të agresionit kundër Ukrainës. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës vendosi në një takim të jashtëzakonshëm në 16 mars, që Rusia të pushojë së qenuni anëtare pas 26 vjetësh në këtë organizatë. Vendimi për përjashtimin e Rusisë nga kjo organizatë është marrë në kuadër të procedurës të inicuar bazuar në nenin 8 të Statutit të Këshillit të Europës. Një ditë më parë Asambleja Kombëtare e Këshillit të Europës kishte miratuar…
Letra për Washingtonin – zbardhet çfarë presidentja i kërkoi Osmani presidentit Biden Prishtinë, 17 mars – Presidentja Vjosa Osmani i ka shkruar një letër presidentin amerikan Joe Biden për t’i ndihmuar Kosovës në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO. Në letrën e dërguar, Osmani ka shkruar se Kosova aktualisht është një faktor kyç në promovimin e stabilitetit rajonal dhe ka përmendur arritjet e shtetit në respektimin e demokracisë, duke thënë se Kosova si vend i dalë nga lufta, shërben edhe si shembull në këtë drejtim për skenën ndërkombëtare. Osmani i ka thënë Bidenit se rrethanat e reja të krijuara…