Ambasadorja amerikane flet me përbuzje për deklaratën e Putinit Prishtinë, 22 shkurt – Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj sulmuan Rusinë në një sesion të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën, duke dënuar njohjen e rajoneve rebele në Ukrainë dhe urdhrin e Presidentit Vladimir Putin për dislokimin e forcave, si një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe një “arsyetim për luftë”. ” Ambasadorja e SHBA-ve, Linda Thomas-Greenfield, shprehu përbuzjen për deklaratën e Putinit se ushtria ruse do të merrte një rol paqeruajtës në Donetsk dhe Luhansk. “Ai i quan forca paqeruajtëse. Kjo është e pakuptimtë.…
Author: admin
Rrëmuja përcjell evakuimet nga lindja e Ukrainës Prishtinë, 22 shkurt – Disa ditë më parë, separatistët e mbështetur nga Rusia, të cilët kontrollojnë dy rajonet në lindje të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, kanë bërë të ditura për evakuime të banorëve, duke nxitur konfuzion dhe frikë. “Ka rënë shi i madh gjithë mbrëmjen”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një banore në qytetin e Donetskut, e cila ka kërkuar të identifikohet vetëm si Larisa, duke komentuar ngjarjet e katër ditëve më parë. “Të gjithë na kanë telefonuar, duke na pyetur nëse po largohemi apo çfarë po bëjmë. Natyrisht, askush nuk…
SHBA ndalon tregtinë me rajonet lindore të Ukrainës Prishtinë, 22 shkurt – Presidenti amerikan, Joe Biden, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndalon “investimet e reja, tregtinë dhe financimin e personave amerikanë nga dhe drejt” dy rajoneve në lindje të Ukrainës, të cilat presidenti rus, Vladimir Putin, i ka njohur si entitete të pavarura të hënën, më 21 shkurt, ka thënë Shtëpia e Bardhë. Ky urdhër do të “ofrojë autoritet për të vendosur sanksione ndaj secilit person që vërtetohet se vepron në këto zona të Ukrainës”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki përmes një deklarate. Psaki ka…
Një deputet bullgar përshndet si nazist – Reagon me indinjatë PE Prishtinë, 17 shkurt – Një eurodeputet nacionalist nga Bullgaria akuzohet se ka demonstruar një përshëndetje naziste, të mërkurën që lamë pas, brenda Dhomës Gjyqësore të Parlamentit Evropian në Strasburg, Francë, pasi qortoi një vendim të fundit nga gjykata më e lartë e BE-së për të lejuar shkurtime në Poloni dhe Hungari. Ai pretendon se incidenti ishte një “keqkuptim”. Ndërsa largohej nga salla, Angel Dzhambazki i partisë bullgare VMRO ndaloi, u kthye nga podiumi dhe zgjati dorën e djathtë në një mënyrë të ngjashme me një përshëndetje naziste. Presidenti i…
Fillimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe skenarët e luftës Nga Dr. SELIM IBRAIMI Shpërthimet e dëgjuara në të gjithë territorin e Ukrainës, janë fillimi i një pushtimi rus. Presidenti i Federatës Ruse Vlladimir Putin, njoftoi për sulmin në një paraqitje televizive të enjten. Ai tha se operacioni ushtarak do të jetë i “limituar”. SHBA, NATO, BE, G7 dhe OKB, e kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës. Ky mund të jetë një operacion në shkallë të gjërë, duke vendosur kufij të rinj në mes të Ukrainës nga trupat ushtarake ruse. SHBA dhe forcat aleate, në rast të shkallëzimit të konfliktit,…
“Pyeteni Lajçakun në 22 shkurt”, një këshillë për miqtë në Prishtinë dhe formula Bajden, si prioritet primordial me Serbinë Nga Shaban Murati Shënim nga blloku diplomatik Burime diplomatike bëjnë të ditur që në 22 shkurt në takimin e ri në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve të delegacionit të Kosovës dhe të delegacionit të Serbisë ndërmjetësi i posaçëm i BE në dialog, Miroslav Lajçak, ka vendosur si çeshtje qendrore të rendit të ditës “asosiacionin e komunave serbe”. Me këtë rast si diplomat i vjetër kam një sugjerim që të mos pranohet ai prioritet sllovako-serb, sepse i kundërvihet formulës së presidentit amerikan…
A do të jetë kjo rënja e dytë e Rusisë? Nga Agim Krasniqi, PhD I Për të njohur rreziqe të caktuara, që vijnë nga fushëbetejat gjeopolitike, sot mungon një proces edukativ, se si të njohësh informacionin dhe dezinformimin, të vërtetën nga jo e vërteta etj. Frika nga lufta, frika nga e ardhmja, frika që mund të na kthej në të kaluarën, këto janë veprime hapësinore, ose veprime hibride të cilat na shtyjnë të bëjmë diçka, që ndryshe nuk do ta bënim. Kjo është baza e asaj që ne e quajmë luftë speciale ose luftë hibride, që për synim kanë grupe…
Me këtë veprim eogradi ka dy objektiva: edhe të nxisë Rusinë të dalë zyrtarisht kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO, edhe t’i japë pretekst Rusisë të ndërhyjë në Ballkan. Nga Shaban Murati Të gjitha mediat qeveritare dhe proqeveritare ruse në datat 20 dhe 21 shkurt u mbushën me alarmin e ri, që ngriti presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një mbledhje publike në 19 shkurt se Kosovën sëshpejti do ta fusin në NATO. “Unë pres që brenda gjashtë muajve Kosova të pranohet në NATO dhe të detyrojnë katër shtete, Greqi, Rumania, Sllovaki dhe Spanjë ta njohin Kosovën”- deklaroi Vuçiç. Presidenti…
Kostoja e madhe e sanksioneve për Evropën dhe Rusinë Nga Daniel Lacalle* Përshkallëzimi i tensionit në Ukrainë na ka kujtuar diçka që shumë investitorë dukej se e kishin harruar: rrezikun gjeopolitik. Sanksionet dhe rënia e pashmangshme e tregtisë kanë provuar të gjenerojnë një ndikim të rëndësishëm negativ në ekonomitë e ndryshme të përfshira në veprim.Ne e dimë nga kriza e Ukrainës e vitit 2014 se goditja ekonomike është e rëndë dhe e vazhdueshme. Goditja ekonomike e sanksioneve është padyshim më e larta për Rusinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerësoi në vitin 2015 se “sanksionet perëndimore dhe kundërsanksionet ruse reduktuan produktin…
Analiza e “Washington Post”: Çfarë mund të presim, pasi Ukraina të pushtohet nga Putin? Nga Robert Kagan për “Washington Post” Le të supozojmë për një moment se Vladimir Putin arrin ta vendosë plotësisht nën kontroll Ukrainën. Cilat janë pasojat strategjike dhe gjeopolitike të këtij akti? E para do të jetë një vijë e re e frontit të konfliktit në Evropën Qendrore, thotë ai për WP. Deri më tani, forcat ruse mund të vendoseshin vetëm deri në kufirin lindor të Ukrainës, disa qindra kilometra larg nga Polonia dhe vendet e tjera të NATO-s në perëndim të Ukrainës. Kur rusët ta përfundojnë operacionin që…