Nisja e një jave diplomacie intensive të një niveli të tillë që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë. Hartuesit e politikave perëndimore mbeten po aq të paqartë për synimet gjeopolitike të Rusisë sot, sa ç’ishin homologët e tyre në prag të Luftës së Ftohtë dyzet vjet më parë. A po përgatitet Kremlini të ndërmarrë një ndërhyrje në territorin e fqinjit të tij Ukrainës, e cila gjithnjë e më shumë e sheh veten si pjesë e Perëndimit, nëse refuzohen garancitë gjithëpërfshirëse të sigurisë që ka kërkuar Rusia? Apo është grumbullimi i trupave ruse përgjatë kufijve të Ukrainës një mënyrë…
Author: admin
Ministri suedez i Mbrojtjes: Rusia “kërcënon sigurinë europiane” dhe shpall afrimin me NATO-n Prishtinë, 11 janar – Debati i gjatë për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO është ende i rëndësishëm. Finlanda dhe Suedia kanë qenë të paangazhuara për dekada, ndërkaq vazhdimisht i janë afruar aleancës përmes stërvitjeve të përbashkëta, prokurimeve ushtarake dhe misioneve jashtë shtetit. Një qasje e tillë është shpallur, megjithëse në mënyrë të tërthortë, në fjalimet e fundit nga udhëheqësit finlandezë dhe suedezë. Veprimet e Rusisë “kërcënojnë Evropën”, tha ministri suedez i mbrojtjes në një konferencë kombëtare të mbrojtjes. Duke përmendur akumulimin e trupave të Rusisë…
Putin: CSTO-ja e ka dëshmuar potencialin e saj përmes veprimit në Kazakistan Prishtinë, 10 janar – Presidenti rus Vladimir Putin, beson se Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) ka dëshmuar potencialin dhe aftësinë e saj për të vepruar shpejt dhe me efektivitet në rastin e Kazakistanit. “Organizata jonë ka dëshmuar potencialin e saj, aftësinë e saj për të vepruar shpejt, me vendosmëri dhe në mënyrë efektive”, tha udhëheqësi rus në një takim të Këshillit të Sigurisë Kolektive të CSTO sot, raporton TASS. Sipas Putin-it, “secili nga aleatët kontribuoi në përfundimin e misionit brenda grupit të forcave të CSTO”. “Ai…
Shtetet e Bashkuara po hapin një bazë për operacione speciale në Shqipëri Prishtinë, 6 janar – Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA për Evropë (SOCEUR) do të hapë një bazë në Shqipëri me rotacion, njoftoi dje kryeministri ynë Edi Rama, të cilin e citon Reuters. SOCEUR, me qendër në Shtutgart, Gjermani, tha në faqen e saj të internetit se baza në Shqipëri do të siguronte një bashkëpunim më të madh me aleatët shqiptarë, akses të rëndësishëm në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik. “Ky është një lajm fantastik – është një reflektim i besueshmërisë shumë…
Mosfunksionimet e sistemit të Kazakistanit Nga Maximilian Hess* “Eurasia Review” (FPRI) – Mund të jetë një klishe, por kriza e vazhdueshme dramatike e Kazakistanit kujton një nga thëniet më të famshme të Leninit, “Ka dekada ku asgjë nuk ndodh; dhe ka javë ku ndodhin dekada.” Kazakistani për shumë vite nuk ka parë as ndryshime politike dhe as rritje ekonomike të qëndrueshme, me një regjim të dominuar nga elita kleptokratike shumë më e interesuar për të investuar në pronat luksoze perëndimore sesa për të riformuar vendin nga i cili u grabit pasuria për të financuar blerjet. Pothuajse në mënyrë të qartë,…
2022: Viti vendimtar për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor Nga Vlagyiszlav Makszimov “Euractiv” Qeveria e re në Bullgari duket e gatshme që të ndryshojë qasjen e saj në negociatat me Maqedoninë e Veriut rreth mosmarrëveshjeve gjuhësore dhe historisë, që çuan në veton e fortë të Sofjes kundër anëtarësimit të Shkupit në Bashkimin Evropian. Së pari, presidenti bullgar Ruman Radev premtoi se vendi i tij do të ndryshojë sërish kushtetutën e tij. Shqipëria, fatet e së cilës janë të lidhura me rezultatin e negociatave Sofje-Shkup, gjithashtu është lënë në dhomën e pritjes të BE-së. Disa vende anëtare të unionit, përfshirë…
Nga Emmanuel Karagiannis “Il Giornale” Mesdheu Lindor është një rajon i molepsur nga konfliktet dhe destabiliteti. Lufta civile siriane është shndërruar në një krizë rajonale, e cila ka prekur edhe shtetet e tjera fqinje. Egjipti pas Mubarak po kërkon një rol të ri si një vend udhëheqës në botën arabe. Izraeli është bërë pjesë e një lufte të fshehtë me Iranin dhe aleatët e tij shiitë. Ndërkohë, Turqia po shfaqet gjithnjë e më e vendosur për të rritur ndikimin e saj në Mesdheun lindor. Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca kanë treguar një interes të madh për të marrë pjesë…
Përse po kërkon “garanci për sigurinë” kur as NATO dhe as Ukraina nuk po kërcënojnë territorin rus? Nga Janusz Bugajski Paralajmërimet e Vladimir Putin që NATO të tërhiqet nga kufijtë e Rusisë tregojnë frikën e tij nga dështimi, si në Ukrainë ashtu edhe brenda vendit. Pavarësisht pretendimeve të tij, Putini nuk ka frikë nga pushtimi i Rusisë prej NATO-s apo nga sulmet e Ukrainës në territorin rus. Frika e tij thelbësore është se një Ukrainë e pavarur dhe një ombrellë e NATO-s për sigurinë rajonale në të gjithë Europën Lindore do të ekspozonin dështimin e shtetit rus dhe do të…
Një analizë mbi gafën skandaloze me Kosovën në komunikatën zyrtare të Ministrisë së Jashtme, ditën e marrjes së mandatit dy vjeçar në KS të OKB Nga Shaban Murati Nuk e di cili profan e ka shkruar komunikatën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë të datës 1 janar 2022 me titull “Shqipëria nis sot zyrtarisht mandatin dy vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ku shkruhet e zezë mbi të bardhë se “Shqipëria do ta përdorë këtë mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës”. Të flasësh sot për “çeshtje të Kosovës” është një gabim i rëndë diplomatik, politik,…
Vendet e reja (në mesin e tyre edhe Shqipëria) i bashkohen Këshillit të Sigurimit të OKB-së Prishtinë, 5 janar – Përveç pesë anëtarëve të përhershëm (Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA), Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka tashmë pesë anëtarë të rinj jo të përhershëm, Shqipërinë, Brazilin, Gabonin, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Këto shtete morën zyrtarisht detyrën dje pasi u zgjodhën në qershor. Mandatet e Estonisë, Nigerit, Shën Vincentit dhe Grenadineve, Tunizisë dhe Vietnamit në Këshillin e Sigurimit përfunduan të premten. Shqipëria është për herë të parë në Këshill, Brazili për herë të 11-të, Gaboni dhe…