Një pushtim i plotë i Ukrainës nga Rusia, mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore Prishtinë, 17 dhjetor – Një pushtim i plotë i Ukrainës nga Rusia do të përhapte konfliktin në Evropë dhe madje mund të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore, ka paralajmëruar një ministre e qeverisë ukrainase. Yuliia Laputina, ministrja për çështjet e veteranëve – e cila më parë ka shërbyer si oficere e lartë në ekuivalentin e MI5 të Ukrainës – i tha Sky News se vendi i saj ishte gati të mbrohej nëse Moska fillon një sulm të ri. Por ajo tha se pasojat e veprimeve…
Author: admin
Lavrov: Shpresojmë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta kthejnë BiH në një zonë konflikti me Rusinë Prishtinë, 24 dhjetor – Moska pret që administrata e Biden-it të ketë sens të përbashkët dhe vullnet politik të mjaftueshëm për të mos e kthyer Ballkanin në një arenë tjetër për konflikt me Rusinë, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për gazetën e Sarajevës Oslobodjenje me rastin e 25 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Rusisë dhe Bosnjëë e Hercegovinës. Duke e përshkruar Bosnjën dhe Hercegovinën si “viktimë të konfliktit ruso-amerikan”, Lavrov theksoi se Moska nuk dëshiron të arrijë zgjidhje…
Moska i dërgon NATO-s propozimin për garanci sigurie. Sipas AFP, propozimi do të diskutohet fillimisht nga ministrat e mbrojtjes dhe ka mundësi që të miratohet në samitin e ardhshëm të NATO-s në Madrid, në qershor.Çka ka të bëjë Ukraina dhe “ultimatumi” rus me Kosovën? Shkruan: Dr Sadri RAMABAJA Ultimatumi rus Javën që lamë pas Rusia u ka dërguar ShBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës një të ashtuquajtur draft “Marrëveshje për garantimin e sigurisë së Rusisë dhe vendeve anëtare të NATO-s”. Në fakt kjo “draft-marrëveshje” ishte një listë me një varg kërkesash ultimative që “Ivani i Tmerrshëm” i riinkarnuar në personin…
‘Ballkan i hapur’, varianti ekonomik i ‘Botës Serbe’ Dr. Lisen BASHKURTI Ndonëse u bënë disa vjet dhe janë konsumuar disa samite trepalëshe sërish nisma “Ballkani Hapur” vazhdon të ngelet thjeshtë një trojkë Ballkanike. Nisma është inicuar nga Serbia, në të njëjtën kohë me idenë e “Botës Serbe”. Për këtë arsye nisma “Ballkani Hapur” tingëllon si një ribrandim i doktrinës gjeopolitike Serbe në Ballkan. Nisma ‘Ballkani Hapur’ është variant ekonomik i “Botës Serbe’. Është pikërisht kjo arsyeja që nisma ka ngjallur një skepticizëm të madh dhe të pandryshueshëm prej vitesh. Nisma “Ballkan i Hapur” ka nisur e tkurrur, e fragmentuar dhe…
“Neutraliteti i Serbisë” dhe përplasja gjeopolitike ruse me NATO-n për Ballkanin Nga Shaban Murati Klima e pragluftës, që Rusia ka krijuar në kufijtë e Ukrainës, po shoqërohet me një stuhi propozimesh diplomatike ruse drejtuar SHBA dhe NATO-s për të larguar vëmendjen nga planet e agresionit të ri rus në Ukrainë dhe për të futur faktorin atlantik në kurthin e mosveprimit dhe të pajtimit me kërcënimin rus në Europë. Lidhur ngushtë me këtë strategji diplomatike po merr çdo ditë e më shumë intensitet veprimtaria ruse në Ballkan, si qendra e dytë në Europë e përplasjes gjeopolitike të Rusisë me NATO-n dhe…
Rusia dhe Ukraina: Luftë apo bllof? Nga George Friedman Kur u shemb Bashkimi Sovjetik, e humbi kontrollin e territoreve kufitare perëndimore, të cilat kishin qenë themeli i sigurisë së tij për qindra vite. Ato territore kufitare krijuan një “thellësi strategjike”, që i detyroi pushtuesit të angazhoheshin në fushata ushtarake të gjata dhe rraskapitëse, të cilave Rusia mund t’u bënte ballë. Rusia ishte sulmuar në shekullin XVII nga suedezët, në shekullin XIX-të nga Franca, dhe 2 herë në shekullin XX-të nga Gjermania. Ajo kishte zhvilluar edhe luftëra kundër Turqisë gjatë shekujve XVIII-XIX. Në vitin 1991, këto rajone kufitare u bënë të…
Fronti i ri i Rusisë në Ballkan është gati të shpërthejë Nga Dr Harun Karcic “Nëse tregohemi sërish të lëkundur, Ballkani do të zhytet sërish në luftë!”, paralajmëroi ish-shefi i diplomacisë britanike, William Hague. Menjëherë pas këtij alarmi, kryeministri britanik Boris Johnson emëroi shefin e “Air Marshall”, Sër Stuart Peach si të dërguarin e tij për Ballkanin Perëndimor. Johnson deklaroi:“Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë e tij në më shumë se 2 dekada. Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që mundemi, për të ruajtur arritjet atje falë paqes dhe dialogut, dhe nuk mund të lejojmë asnjë rikthim tek dhuna dhe ndarjet e të shkuarës”. Luftërat në Ballkan shpërthejnë tradicionalisht në pranverë ose verë, teksa tensionet politike i paraprijnë disa muajt më herët. Këtë vit, vjeshta zakonisht e ftohtë, u karakterizua nga tensione…
Inteligjenca amerikane dhe britanike po përgatisin Ukrainën për t’i bërë ballë pushtimit rus Prishtinë, 21 dhjetor – Agjencitë e inteligjencës britanike, amerikane tok me agjencitë tjera perëndimore po përgatisin në heshtje ekspertët ushtarakë dhe të sigurisë ukrainase për t’i bërë ballë një sulmi të mundshëm rus, sipas raporteve të mediave. New York Times raportoi të hënën se njësi të luftës kibernetike nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar janë dërguar në Ukrainë. Detyra e tyre besohet të jetë të ndihmojë këtë ish-republikë sovjetike që të përballet me sulmet e mundshme kibernetike nga Moska. Sipas NYT, Ukraina i është nënshtruar…
TURQIA KËRCËNON GREQINË: PO NA DETYRONI TË PUSHTOJMË SELANIKUN Prishtinë, 21 dhjetor – Këshilltari i Presidentit turk Erdogan, Yiğit Bulut ka kërcënuar hapur Greqinë. “Nëse struktura perandorake botërore vazhdon të sulmojë kombin e madh turk në çdo fushë, atëherë kombi i madh turk do të kthehet në kufijtë e Betimit Kombëtar” shkruan ai në një postim në Twitter. Betimi kombëtar turk është deklarata e vitit 1920, e gjashtë pikave të nacionalistëve turq që përcaktojnë kufijtë e Republikës së ardhshme turke, në kufijtë e Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, ku përfshihen “zonat e Kirkutit, Selaniku, Aleppos dhe Mosuli”. Mediat greke shkruajnë…
Kina do t’i përgjigjet Shteteve të Bashkuara me masa të njëjta Prishtinë, 21 dhjetor – Qeveria kineze do të përdorë kundërmasa në përgjigje të presionit nga Shtetet e Bashkuara, tha të martën (21 dhjetor) zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian (info: TASS). Për këtë qëllim, Kina thuhet se ka miratuar së fundmi një ligj për të luftuar sanksionet e njëanshme. “Shtetet e Bashkuara, nën pretekstin e të ashtuquajturit problem i shkeljeve të të drejtave të njeriut në Xinjiang, po aplikojnë sanksione të paligjshme kundër zyrtarëve kinezë. Në lidhje me një keqbërje të tillë nga pala amerikane, Kina ka…