Author: admin

Avioni amerikan spiun RC-135W mbërriti në hapësirën ajrore të Ukrainës Prishitnë, 11 dhjetor – Avioni i Forcave Ajrore të SHBA RC-135W Rivet Joint u ngrit nga Mbretëria e Bashkuar në hapësirën ajrore të Ukrainës, sipas shërbimit global të monitorimit të fluturimeve Flightradar24, sipas një hetimi nga Defence Blog. Aeroplani spiun u regjistrua në fluturimin mbi hapësirën ajrore të Ukrainës mëngjesin e sotëm sipas orës lokale të Ukrainës, sipas shërbimit të monitorimit të fluturimeve. RC-135W Rivet Joint është një avion informacioni, vëzhgimi dhe zbulimi i krijuar për të mbledhur telemetrinë dhe inteligjencë të tjera elektronike. Avioni zbulues u siguron përdoruesve në…

Read More

SHBA MIRATON PROJEKTLIGJIN PËR FINANCIMIN E USHTRISË SË UKRAINËS Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një projektligj të mbrojtjes në vlerë prej 770 miliardë dollarësh furnizimin e ushtrisë ukrainase, stabilitetin e Baltikut dhe luftimin e ndikimit kinez. Projektligji u miratua në mbrëmjen e 7 dhjetorit dhe pati mbështetje të dy partive. Ky legjislacion pritet të miratohet më vonë gjatë kësaj jave edhe në Senatin amerikan. Demokratët kontrollojnë edhe Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin dhe pasi të miratohet nga të dy dhomat, ky projektligj pritet të nënshkruhet nga presidenti Joe Biden, në mënyrë që të shndërrohet në ligj.…

Read More

Ballkani në dritën e gjeopolitikës sot Nga Agim Krasniqi, PhD I. Ballkani Perëndimor do të vijojë të mbetet rajon i një rëndësie të madhe gjeopolitike për perëndimin por jo vetëm. Sot në vazhdën e përballjes së “fuqive dhe interesave të mëdha” pasojat kryesore duket që po i bartë vet Ballkani, i cili gjithmonë për këto interesa ka shërbyer si një fushë shahu në të cilën këto fuqi kanë garuar për të dëshmuar rëndësinë dhe influencën e tyre prej të fortit. Në këtë rast dy blloqet klasike të Luftës së Ftohtë po vazhdojnë garën ideologjike për Ballkanin Perëndimor. Për t’ju kundërvënë…

Read More

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka hy në një fazë të re, ku shihet se Serbia pretendon ta shndërroj atë në një kuiz gjeopolitik. Serbisë, por edhe aleatëve, mund t’i ofrojmë shumëçka, por jo substancën gangrenizuese të trupit të Atdheut me emrin Asociacion i komunave serbe me ingirenca ekzekutive, që nesër do ta cenojë rëndë sovranitetin territorial të Atdheut. Nga Dr Sadri RAMABAJA Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE), me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), sipas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të shtatorit 2010, kishte për qëllim promovimin e bashkëpunimit…

Read More

Për rrezikun rus në Ukrainë, Bosnje e Kosovë dhe samitin ku Biden ka thirrur 110 vende aleate, duke përjashtuar Rusinë dhe Kinën Nga Janusz Bugajski Ekskluzive nga SHBA – Që Samiti virtual i 9-10 dhjetorit për Demokracinë i Presidentit Biden të jetë një iniciativë efektive, atij i duhet të nxjerrë në pah kërcënimin ndaj demokracive perëndimore të një Rusie autokratike. Rreth 110 vende janë ftuar në samitin virtual, nga i cili janë përjashtuar Rusia dhe Kina por janë përfshirë të gjithë aleatët kryesorë të SHBA-së, dhe një takim i dytë është planifikuar për vitin 2022. Është jetike për Uashingtonin që të…

Read More

Nga Nigel Gould–Davies “The Moscow Times” Gjatë dy dekadave të fundit, kufijtë lindorë të Bashkimit Evropian, janë përfshirë shumë herë nga tensionet. Por ato të 2 javëve të fundit janë të paprecedenta. Për herë të parë, në përplasje janë përfshirë njëkohësisht 3 shtete sllave lindore Bjellorusia, Rusia dhe Ukraina. Dhe moria e çështjeve që janë në lojë – fuqia ushtarake, tregtia energjitike dhe flukset e emigrantëve – është më e gjerë se kurrë më parë. Rajoni është bërë shumë kompleks, i paparashikueshëm dhe gjithnjë e më i rrezikshëm. Kjo nxitet nga2 faktorë kryesorë. Së pari, me gjithë shtypjen e demonstratave mbarëkombëtare të vitit të kaluar, AlexanderLukashenko e di shumë mirë se Bjellorusia nuk është e qëndrueshme. I indinjuar dhe i kërcënuar nga sanksionet e Perëndimit, si dhe nga refuzimi për ta njohur atë si president, ai po synon që ta frikësojë Perëndimin, në…

Read More

Nga Ana Palacio Pas Luftës së Dytë Botërore, fituesit e saj krijuan një sërë institucionesh që e kanë mbajtur që atëherë në këmbë rendin botëror. Ndërsa këto institucione janë kontestuar shpesh, ato kanë dëshmuar se janë shumë të qëndrueshme. Gjithsesi kjo s’do të thotë se ato janë të paprekshme. Përkundrazi, efektiviteti i tyre mund të gërryhet gradualisht, sidomos kur ato përdoren si pengje gjeopolitike. Studimet akademike ofrojnë analiza të bollshme të faktorëve që rrisin qëndrueshmërinë institucionale, dhe atyre që priren ta përshpejtojnë dështimin institucional. Një mesazh kyç, që konfirmohet nga përvoja ime në Bankën Botërore dhe Bashkimin Evropian, është se institucionet lulëzojnë kur ka besim.…

Read More

Zyrtari amerikan: SHBA-të do të vendosin trupa nga Evropa nëse Rusia pushton Ukrainën Prishtinë, 8 dhjetor – Nëse Rusia pushton Ukrainën, qeveria e presidentit amerikan Joe Biden do të forcojë shpejt krahun lindor të NATO-s duke rigrupuar trupat amerikane tashmë në Evropë në vend që të dërgojë trupa të reja nga pjesë të tjera të botës, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes në kushte anonimiteti për Reuters mbrëmë. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, tha më herët të martën se SHBA do të rrisë praninë e forcave të NATO-s në vende si Balltiku në rast të një pushtimi të Ukrainës.…

Read More

Turqia synon të bashkëpunojë me Rusinë në prodhimin e avionëve luftarakë Prishtinë, 6 dhjetor – Ka shumë pika bashkëpunimi në negociatat mes Rusisë dhe Turqisë. Kjo përfshin një sërë çështjesh që lidhen me zhvillimin e avionëve ushtarakë kombëtarë të Turqisë, të cilët do të largohen nga hangarët në vitin 2023, tha më 5 dhjetor kreu i departamentit të industrisë së mbrojtjes të shtetit, Ismail Demir. “Ka një lloj motori dhe sisteme të caktuara që kemi zgjedhur. Por me kalimin e kohës, do të ketë ndryshime, zhvillime, përditësime në sisteme të caktuara. “Negociatat me Rusinë mund të zhvillohen gjatë këtij procesi”,…

Read More

Mediat Amerikane potencojnë kohën e “pushtimit rus” të Ukrainës Prishtinë, 5 dhjetor – Sipas disa raporteve të mediave amerikane, 175,000 trupa ruse do të marrin pjesë në pushtimin e Ukrainës fqinje; tutje potencohet se gjysma e trupave tashmë janë vendosur pranë kufirit me Ukrainën. Sipas tyre, Rusia planifikon të lëvizë 100 grupe taktike batalionesh së bashku me automjete të blinduara, artileri dhe pajisje të tjera në të ardhmen e afërt. “Planet e Rusisë kërkojnë një ofensivë ushtarake në Ukrainë që do ët zhvillohet brenda vitit 2022, me një shkallë dy herë më të madhe se sa pamë pranverën e kaluar…

Read More