Author: admin

Ballkani i Hapur’, nismë e dështuar që në start?! Nga Shqiprim Pula, PhD Togëfjalëshi ‘Ballkani i Hapur’ paraqet një nismë rajonale, një mobilizim politik, e cila synon të shpalos angazhimin e vendeve nismëtare dhe nënshkruese si Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, me arsyen e fqinjësisë së mirë dhe nevojës së bashkëpunimit ekonomik e tregtar. Po a janë të barabartë në aspektin ekonomik shtetet nënshkruese të kësaj iniciative? A mund të jetë ky plan i Vucicit për forcim ndikimi nga Rusia mbi Ballkanin perëndimor? A mund të konsiderohet ‘‘Ballkani i Hapur‘‘ një lloj konkurrence e ‘‘Procesi i Berlinit‘‘? Zëra brenda…

Read More

SHBA dhe BE do të vazhdojnë nga larg të jenë aktorë të dytë apo të tretë, për arsye të kufizimeve energjetike dhe paaftësisë për ta bërë Ballkanin tërësisht perëndimor. Uashingtoni dhe Brukseli janë pas Rusisë dhe Kinës dhe lirisht mund të themi qëndrojnë edhe pas Turqisë. Shkruan: Dr Selim IBRAIMI, Uashington Në qytetin Ahen të Gjermanisë afër katedrales së qytetit historik gjendet varri i “Babait të Europës” atij të Çarlamanges (747-814) i cili bashkoi të gjitha fiset dhe shtetet e atëhershme europiane nën sundimin e tij imperial që kur Perandoria Romake u shpërbë dhe u nda përfundimisht në dy pjesë…

Read More

Putin i vesh Vuçiçit këmishën e forcës: Përse i duhen Rusisë bazë ushtarake dhe stacion atomik në Serbi, pikerisht tani kur tensionet me NATO-n po arrijnë kulmin? Nga Shaban Murati Në traditën e mirënjohur shekullore të sejmenëve dhe të vasalëve ballkanikë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i kujtoi botës diplomatike se liderët e sotëm ballkanikë sado të fryhen brenda vendit, në marrëdhëniet e jashtme mbeten raja gjenetikë. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “TASS” njoftonte në 29 nëntor se “presidenti i Serbisë i premton Rusisë miqësi të përjetëshme”. Ky ditiramb përunjës, që brezit tim i kujton statusin e satelitit, që e…

Read More

PUTINI I FUQISHËM? HARTA E SHTRIRJES, SI PO E NGRE NATO “GARDHIN” ANTI-RUS NË EUROPË Nga Mirko Mussetti “Il Giornale” Gara mbi istmusin e Evropës, e sheh Rusinë në një dezavantazh të theksuar në krahasim me Shtetet e Bashkuara. Strategët amerikanë lëvizën shumë kohë përpara, duke e forcuar frontin në vendet e Evropës Qendrore, dhe duke i lidhur ato në një mënyrë logjistike dhe mbrojtëse me vendimet e Uashingtonit. Dhe ky proces ka vazhduar prej vitesh në një mënyrë të heshtur dhe lineare. Nisma e Tre Deteve (Trimarium), është konceptuar zyrtarisht për të nxitur bashkëpunimin ekonomik midis vendeve të Evropës…

Read More

Agresioni rus në krahun lindor të NATO-s – përfshirë Ukrainën – do të kishte pasoja të rënda, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së. Polonia dhe shtetet baltike në veçanti po bëjnë thirrje për më shumë ndihmë. Prishtinë, 30 nëntor- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka paralajmëruar Rusinë për një sulm ndaj Ukrainës dhe ka riafirmuar premtimin e SHBA-ve për sigurinë ndaj shteteve baltike. “Çdo agresion i ri do të kishte pasoja të rënda,” tha Blinken të martën përpara fillimit të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Riga. Ai i referohej “lëvizjeve të pazakonta të trupave ruse” në…

Read More

Sipas revistës serbe Informer udhëheqja shtetërore serbe ka miratuar një dokument strategjik për zhvillimin afatgjatë të ushtrisë. Sipas këtij dokumenti Serbia planifikon një ushtri ‘së paku 10% më të fortë’ se katër vende të rajonit të marrë së bashku. Prishtinë, 29 nëntor -Udhëheqja shtetërore serbe ka miratuar një dokument strategjik për zhvillimin afatgjatë të ushtrisë. Sipas revistës serbe Informer, kjo strategji për herë të parë në dy dekadat e fundit përcakton drejtimet e zhvillimit të sistemit të mbrojtjes serbe. “Ushtria jonë duhet të jetë më e fuqishme se forcat e armatosura të Kroacisë, BeH, Shqipërisë dhe shtetit të rremë të…

Read More

Barbados bëhet vendi më i ri në botë Prishtinë, 28 nëntor – Barbados po përgatitet të ndërpresë lidhjet me monarkinë britanike. “Krahu” kolonial britanik mbi këtë ishull të Karaibeve ka ruajtur brutalitetin historik. Barbados tani do të bëhet vendi më i ri në botë, shkruan AFP. I njohur për plazhet, turizmin dhe dashurinë për kriket, Barbados do të zëvendësojë kreun e shtetit këtë javë, Mbretëreshën Elizabeth II. përfaqësuesja e saj aktuale, Guvernatorja Sandra Mason. Ceremonitë nga e hëna deri të martën, përfshijnë paradën ushtarake dhe festime që shënojnë inaugurimin presidencial të Sandra Mason. Agimi i një epoke të re ndezi…

Read More

Amerika dërgon papritur trupa në Greqinë verilindore; grekët po protestojnë Prishtinë, 28 nëntor – Një protestë u mbajt dje në qytetin portual verior të Greqisë, Aleksandropolis. Shkaku ishte zgjerimi i pranisë ushtarake amerikane në Greqi.Sindikata të ndryshme, sindikata pensionistësh, sindikata studentore dhe dega lokale e shoqatës pacifiste EEDYE morën pjesë në demonstratat e organizuara nga “Komiteti kundër marrëveshjes ushtarake greko-amerikane dhe bazës në Aleksandropolis”, bën të ditur portali lokal grek 902.gr. Protestuesit dogjën gjithashtu flamujt e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s, thuhet në shkrimin e publikuar në këtë portal. Më herët, në Teatrin e qytetit, u mbajt një tjetër protestë kundër…

Read More

NATO paralajmëron Rusinë për “çmimin” nëse përpiqet të sulmojë Ukrainën Prishtinë, 27 nëntor – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi Rusinë të premten se çdo përpjekje për të pushtuar Ukrainën do të kishte “çmimin” e saj, ndërsa shqetësimet për akumulimin e trupave ruse pranë kufijve të ish-fqinjit të saj të epokës sovjetike po rritet. Ukraina thotë se Moska po mban rreth 90,000 trupa pranë kufirit të përbashkët pas stërvitjeve masive të luftës në Rusinë perëndimore në fillim të këtij viti. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se njësitë e Ushtrisë së 41-të ruse mbetën pranë Yelnya, rreth 260…

Read More

Nga Dr Sadri RAMABAJA Prishtinë, 26 nëntor – Beogradi ka kohë që në raport me Kosovën po i aplikon skenarët modern të luftrave, duke mbështetur sulmet e tij në kombinim të operacioneve të nduarnduarshme, por pa hequr dorë asnjëherë nga pregaditjet për një sulm masiv ushtarak. Meqë këtë aksion klasik ushtarak nuk e ndërmerr dot ndërkohë, për aq kohë sa trupat e NATOs janë të dislokuar në Kosovë, atëherë strategjia serbe është përqëndruar në aplikimin e të gjitha mjeteve që parasheh lufta hibride: duke filluar me luftën diplomatike, presionit në sferën e ekonomisë, sulmeve kompjuterike dhe madje edhe propagandës në…

Read More