Infeksioni rus në Bullgari: Një akt antiatlantik që dëshmon se ndikimi i Kremlinit te udhëheqësit e disa shteteve anëtare të NATO dhe BE po zgjerohet Nga Shaban Murati Mund të thuhet se presidenti i ri i Bullgarisë, Rumen Radev, që mori mandatin e dytë në balotazhin presidencial të datës 21 nëntor, është presidenti i vetëm në botë, i cili në mëngjesin e parë të zgjedhjes së tij nuk merr telegram urimi, por merr protestë të ashpër nga qeveria e shtetit më të rëndësishëm aleat. Në datën 22 nëntor ambasada e SHBA në Sofje në një komunikatë të saj publikon një…
Author: admin
Nga Vessela Tcherneva “European Council on Foreign Relations” Muajt e fundit janë rritur shumë tensionet në Ballkanin Perëndimor,dhe javët e ardhshme duket se do të jenë të vështira në të gjithë rajonin. Në Bosnje Hercegovinë, lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, po kërcënon që ta nxjerrë partinë e tij jashtë institucioneve shtetërore të vendit, që janë ende shumë të brishta. Në Maqedoninë e Veriut, ka dhënë dorëheqjen kryeministri Zoran Zaev. Në Malin e Zi, ka një mosmarrëveshje të fortë midis partive që janë pjesë e koalicionit. Në Kosovë, partia serbe, Lista Srpska, po flet për largim nga institucionet shtetërore. Dhe në Serbi, ku ekzistojnë të gjitha llojet e sëmundjeve, shumica e protestave janë fokusuar aktualisht rreth një muraleje në…
Nga William Hague “Times of London” Dy gjëra më kanë mbetur ende në mendje nga takimi im i parë me Vladimir Putin në Kremlin si Ministër i Jashtëm i Britanisë, së bashku me kryeministrin David Cameron një dekadë më parë. E para po mendoja, se ai kishte sytë më të ftohtë që kisha parë ndonjëherë tek dikush. Dhe të mendosh që kam takuar shumë nga kriminelët dhe tiranët më të mëdhenj të botës, kjo do të thotë diçka. E dyta më bëri përshtypje fakti se ai donte thjesht që të na shiste më shumë karburant. Më shumë se në çdo çështje tjetër, ai vazhdoi të fokusohej tek çështja e gazit. A nuk kishim ne nevojë për më shumë gaz? Po për një gazsjellës special që e dërgonte gazin direkt në Britani? A nuk do ta entuziazmonte kjo gjë popullin tonë? Por…
Asnjë marrëveshje koaliconi e mëparshme në historinë e Gjermanisë nuk e ka pasur Ballkanin Perëndimor kaq në fokus sa koalicioni që pritet të krijojë socialdemokrati Olaf Scholz, me liberalët dhe të gjelbrit. Kjo shpjegoet nga paragrafi I shkurtër, por konkret që I kushtohet rajonit në dokumentin e prezantuar këtë të mërkurë në Berlin. Nëse në marrëveshjet e mëparshme, pasazhi i zgjerimit të BE-së fillonte me kërkesën që në politikat e zgjerimit të kishte “shqyrtime rigoroze, e jo ngutje”, në marrëveshjen aktuale mbizotëron një gjuhë pozitive. “Ne e mbështesim procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe reformat…
“Autonomia strategjike evropiane e dorës së parë: Pse duhet t’i shtohet një tjetër subjekt autonom europian Aleancës Transatlantike? » Aq sa ideja e autonomisë strategjike evropiane është afër qytetarëve francezë meqë perceptohet si një sekuencë e natyrshme ngjarjesh, aq shumë ajo ngjall dyshime apo keqkuptime tek evropianët e tjerë. Pse të shtoni një tjetër entitet europian autonom krahas Aleancës Transatlantike? Do të ishte e vështirë të gjeje një person në një pozitë më të mirë se z. Perruche për të argumentuar nevojën për të zhvilluar një kulturë të përbashkët strategjike evropiane. Gjenerali francez, ish-drejtor i përgjithshëm i Shtabit Ushtarak të…
Prishtinë, 24 nëntor – Izraeli dhe Maroku nënshkruan sot një marrëveshje për mbrojtjen gjatë vizitës së parë zyrtare të ministrit të Mbrojtjes, Benny Gantz, në këtë mbretëri të Afrikës Veriore. Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua nga Gantz dhe homologu i tij maroken Abdellatif Loudiyi dhe vendos një kornizë solide për bashkëpunimin në fushën e sigurisë midis dy vendeve, me theks në fushat e inteligjencës, bashkëpunimit industrial dhe trajnimit ushtarak, shkruan The Jerusalem Post. “Ne sapo kemi nënshkruar një memorandum për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Marokun. Kjo do të na lejojë të punojmë në projekte të përbashkëta dhe të…
Prishtinë, 26 nëntor – Irani ka materiale të mjaftueshme bërthamore për të prodhuar më shumë se një kokë bërthamore nëse pasuron më tej uraniumin ekzistues, thuhet në një deklaratë të përbashkët të ministrive të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë (E3) të lëshuar të enjten. “Ne jemi thellësisht të shqetësuar që Irani ka vazhduar përshkallëzimin e tij sistematik bërthamor për më shumë se dy vjet, duke përmirësuar kështu në mënyrë të përhershme dhe të pakthyeshme aftësitë e tij bërthamore dhe duke e ekspozuar komunitetin ndërkombëtar ndaj rrezikut të konsiderueshëm”, thuhet në deklaratën në fjalë. “Irani nuk ka asnjë…
Nga Maija Sheriq (Matija Šerić) Prishtinë, 20 nëntor – Në pothuajse dy dekada të qeverisjes së tij, Rexhep Tajip Erdogan ka arritur të kthejë një shtet të zhvilluar, demokratik dhe laik turk (anëtar i NATO-s dhe kandidat i BE-së) në një shtet autoritar, antidemokratik, në të cilin Islami është përcaktuesi kryesor i politikës së brendshme.Politika e jashtme dominohet nga ekspansionizmi. Si një simbol i Turqisë së re, Erdogan ndërtoi një pallat presidencial në lagjen Bestepe të Ankarasë. Pallati i Bardhë u hap në vitin 2014 dhe përbëhet nga 1100 dhoma, një bibliotekë me pesë milionë libra dhe kostoja e tij…
Prishtinë, 18 nëntor – Britania e Madhe ka probleme të mëdha në forcimin dhe modernizimin e forcave të saj të armatosura. Ky fakt i referohet në radhë të parë asektorëve të rmatës së vjetëruar, veçanërisht njësive tankiste, por edhe forcave detare që përfaqësojnë vetëm një hije të flotës dikur të famshme të Perandorisë Britanike po aq të famshme dhe të madhe. Problemi, natyrisht, janë armët bërthamore të vjetruara në të njëjtat nëndetëse. Për të përmbushur strategjitë e përcaktuara mbi të ashtuquajturën Pas Brexit ka nevojë për shumë para, meqë q sa janë, nuk janë të mjaftueshme. Ushtria britanike tani ka…
Në Kosovë ka shumë analistë dhe një dyzinë deputetësh që me kohë janë shndërruar në avokatë të oligokratëve e olhokratëve. Ata këtë mision po e vazhdojnë tutje si në studiot televizive edhe në Parlamentin e Republikës. Nga Dr Sadri RAMABAJA Prishtinë, 19 nëntor – Në konfuzionin e muajve të fundit në Republikën tonë kanë marrë shtrirje të gjerë, dominuese dy ndjesi: ajo e shpresës dhe frikës. Këto ndjesi po diktojnë vendimet politike, favorizojnë disa palë në vend të të tjerëve, dhe po ndikojnë në përcaktimin e kontureve të reja të plitikës nacionale. Shprsa ka filluar të mbytet nga zhurma e…