Author: admin

NGROHJA GLOBALE DO T’I SHTOJË KONFLIKTET GJEOPOLITIKE Nga James Stavridis Ndërsa samiti global i klimës në Gllasgou të Skocisë po shkon drejt fundit, komentet fillestare do të fokusohen tek angazhimet e ndryshme kombëtare të marra nga liderët e ndryshëm për të reduktuar emetimet e gazeve serrë në atmosferë, e cila është njësia matëse kryesore për parandalimin e rritjes së mëtejshme të temperaturës globale. Por krahas shkencës mjedisore dhe ndikimit ekonomik, udhëheqësit duhet që t’i kushtojnë vëmendje edhe kërcënimit që paraqet ndryshimi i klimës për paqen dhe stabilitetin botëror. Po si do të ndryshojë situata e sigurisë në botë për shkak të krizës klimatike, dhe a mund të krijojnë kombet një përgjigje kolektive ndaj saj? Sipas vlerësimeve aktuale, bota po shkon drejt një rritjeje të temperaturës prej të paktën…

Read More

Nga Peter Schadt Hans Zobel Përpara zgjedhjeve të fundit në Gjermani, të gjitha partitë kryesore kanë theksuar nevojën për ‘të gjelbëruar’ industrinë e automobilave. Por mbështetja strategjike e shtetit për automobilat elektrike nuk është një përpjekje për të shpëtuar planetin, ajo synon rritjen e epërsisë së kapitalit gjerman ndaj konkurrentëve të huaj. Politika gjermane ka vendosur që vendi duhet të çlirohet nga karboni. Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 26 shtatorit, të gjitha partitë i janë përkushtuar kësaj, me përjashtim të Alternativës për Gjermaninë, parti e ekstremit të djathtë. Një prej elementeve kyçe të programit ka të bëjë me…

Read More

Fenomeni i prejkohshëm i mungesës së kohezionit në NATO po shfaqet në forma të dëmshme në Ballkanin Perëndimor Nga Shaban Murati Fenomeni i prejkohshëm i mungesës së kohezionit në NATO po shfaqet në disa forma të dëmshme të disa qendrimeve jo koherente atlantike në Ballkanin Perëndimor. Në datën 15 nëntor 2021 u zhvillua në Beograd në parlamentin e Serbisë sesioni i 101 i seminarit “Rose-Roth” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në organizim të qeverisë serbe, me titullin “Integrimi euroatlantik, partneriteti për paqe dhe hapa të tjera për përballimin e sfidave të mbetura në Ballkanin Perëndimor”, ku sesionin e hapjes e…

Read More

NGA Dr Dritan HOTI Ndonëse bën pjesë në regjistrin e krizave etnike, ajo që ka ndodhur në Bosnje-Hercegovinë diferencohet nëpërmjet disa karakteristikave prej një krize tipike etnike. Teksa në rastin e një krize të mirëfillte etnike, dy ose më shumë komunitete të ndryshme etnike futen në një konflikt historik të papajtueshëm, në rastin e Bosnjës bëhet fjalë për një popullsi me përkatësi të njëjtë etnike, por me besim të ndryshëm fetar, atë mysliman, ortodoks e katolik ( boshnjakët, serbët dhe kroatët) si dhe një dinamike historike jo homogjene. Bosnje-Hercegovina po ashtu si i gjithë Ballkani u përfshi në skemat e…

Read More

Executive Director at Albanian Center of Strategic Studies Geri Selanica Gazsjëllesi Maqedoni-Kosovë strategjikisht është një zgjidhje e gabuar. Furnizimi i Kosovës nga ky gazsjellës do të kishte dy burime: gazin e Azerbajxhanit nëpërmjet TAP and gazin natyror të lëngët (LNG) amerikan nëpërmjet terminalit të Aleksandrupolit në Greqi. Së pari, TAP nuk ka ndarë asnjë sasi gazi për Kosovën, bile as për Shqipërinë. Në se qëllimi është që Kosova të kyçet në TAP, normalisht nga pikpamja tregtare rruga më e shkurtër është kyçja nga Maqedonia dhe Greqia. Kjo ide me shumë gjasa besoj është shtyrë nga Operatori Helenik i Sistemit të Transmetimit të…

Read More

Pentagoni akuzoi sërish Rusinë për përgatitjen e pushtimit të Ukrainës Prishtinë, 17 nëntor – Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, në një konferencë shtypi të mbajtur më 17 nëntor në Uashington, tha se Pentagoni po monitoron nga afër transferimin e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën. Ai theksoi se planet e Moskës tani për tani janë “të paqarta” dhe i bëri thirrje Rusisë që “të bëhet më transparente në planet e saj” dhe mbi të gjitha t’i përmbahet marrëveshjes së Minskut. Shefi i Pentagonit tha se ai po diskutonte vazhdimisht çështjen e grumbullimit të forcave ruse me kreun e…

Read More

Taktikat e aplikuara të BE-së në Evropën Juglindore të shoqëruara me zvarritjen e procesit integrues, pritet ta dobësojnë kampin progresiv gjithandej në këtë rajon. Përfitues në këtë rast janë forcat neofashiste dhe proruse. Natyrisht edhe Rusia. Nga Dr Sadri Ramabaja Në Maqedonin Veriore dhe në Kosovë tetori dhe pjesa e parë e nëntorit vajtën në shenjë të fushatës zgjedhore për pushtetin lokal. Më 31 tetor në Maqedonin Veriore u përmbyll raundi i balutazhit, ndërkaq në Kosovë pritet të mbyllet këtë të diel (14 nëntor). Me të marrë informacionet e para për debaklin politik që pësoi LSDM-ja, Zoran Zaev krejt pa…

Read More

Analizë e një qëndrimi të ri të habitshëm në diplomacinë europiane dhe ndërkombëtare, e cila po flirton dhe po vlerëson luftënxitësit si “çelësa të stabilitetit ballkanik” Nga Shaban Murati Diplomacia europiane dhe ndërkombëtare, siç e kam thënë në librat e mi, fillon lëviz kur plasin ujrat, por ka shumë rëndësi se në çfarë drejtimi lëviz. Ka lindur një fenomeni i ri shqetësues, që lëvizjet tani po bëhen jo në kahun e duhur, dhe diplomacia ndërkombëtare po u jep çmime nderuese shteteve dhe forcave destruktive, që janë gjeneratorë të tensioneve lokale. Kriza e re e pragkonfliktit e shkaktuar tani nga entiteti…

Read More

Konflikti në Ballkan i pashmangshëm, ja çfarë duhet të bëjnë BE dhe SHBA Nga Arminka Helić & Anthony Mangnall* Sot në mbarë hapësirën e Ballkanin Perëndimor, mund të dëgjohet jehona alarmante të viteve 1990. Ndërsa po ngecin bisedimet për zgjerimin e Bashkimit Evropian në rajon, ekziston një faktor i përbashkët shqetësues në krizat me të cilat përballen aktualisht Bosnje Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi:qeveria serbe po mbështet në mënyrë aktive përpjekjet për t’i destabilizuar ato, duke mbështetur radikalët në këto vende, dhe duke kërcënuar sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial. E kombinuar me ndërhyrjen e Rusisë, përçarjen e BE-së…

Read More

Çfarë do ta shkaktojë konfliktin e ardhshëm në Ballkan? Nga David B. Kanin* “Ombrella” aktuale e sigurisë e ndërtuar në Evropën Juglindore, nuk është më e qëndrueshme sesa paraardhëset e saj që kanë ardhur dhe ikur bashkë me drejtuesit e fuqive të mëdha që nga viti 1878. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se grindjet e fundit publike në Bosnje dhe Kosovë janë kërcënime ekzistenciale emergjente. Qëkur u bë e qartë se politikat perëndimore atje nuk funksiononin mirë, zyrtarët dhe intelektualët e njohur kanë lëshuar periodikisht paralajmërime për konflikte të reja, dhe kanë bërë thirrje që të huajt t’i nënshtrojnë…

Read More