Author: admin

Gjergj Kristo Frashëri i shkruan letër kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosë Osmani Të nderuar Albin dhe Vjosë, Mbi të gjitha, dy çështje trazojnë mungesën e qetësisë mbi të ardhmen e kombit tonë (shqiptar) – Ushtria dhe Arsimi. A nuk janë këto dy shtyllat themeltare të tempullit mbi të cilat ngrihet shteti? Është shoqëria kombëtare e armatosur, që kur e thërret nevoja, të jetë në gjendje të mbrojë vetveten nga dashakeqësit e pashmangshëm të rracës njerëzore. Është po ajo shoqëri kombëtare, e përbërë nga njerëz të mësuar (arsimuar) dhe të ditur me edukatën kombëtare europiane, që nxjerrin në krye Dritën…

Read More

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, opozita po forcon përpjekjet për të ardhur në pushtet. Kreu i saj, Hristjan Mickoski thotë se kemi shumicën parlamentare. Shkup, 5 nëntor- Drejtuesi opozitar maqedonas, Hristijan Mickovski, shkroi në rrjetin Facebook se është arritur marrëveshja për një shumicë të re parlamentare. Ai nxori edhe një fotografi ku duken së bashku me Sekretarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, kryetarin e partisë E Majta, Dimitar Apasiev dhe Sekretarin e Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha. Një zhvillim i beftë ka ndodhur në politikën maqedonase, ku LSDM-ja e Zoran…

Read More

Gjendja e luftës po i imponohet shoqërisë shqiptare. Rrjedhimisht ne po hyjmë në epokën e konkurrencës së vazhdueshme dhe, në rast se nuk kemi ndërhyrje serioze nga qendrat vendimmarrëse të Perendimit, pashmangshëm po ecim drejt përballjes së re me Serbinë. Shruan: Dr Sadri RAMABAJA Prishtinë, 29 tetor – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar se në muajin nëntor, sipas të dhënave që paskan shërbimet informative serbe, do të ketë aksione të reja në veri të Kosovës nga Njësia Sepciale e Republikës së Kosovës.“Kjo për ne do të ishte katastrofike, lajme të tmerrshme për popullin tonë”, ka deklaruar Vuçiq pas takimit…

Read More

“The Economist” Gjatë historisë evropiane, kurorëzimet kanë pasur shumë forma. Mbretërit spanjollë konsumonin në fund një mollë të artë. Mbretërit francezë lyheshin me vajra të shenjtë nëKatedralen e Shenjtë në Reims. Napoleoni u lye me vaj, dhe më pas shkoi të kurorëzohej perandor në Paris në praninë e një pape. Ndërkohë, kurorëzimi i një lloji tjetër ndodh sa herë që mblidhen udhëheqësit e 27 vendeve tëBE-së për samitin e Këshillit Evropian, institucioni më i lartë i klubit, që zhvilloi një samit 2-ditor më 21 tetor. Godinës qendrore të selisë se BE – një kub qelqi që mbështjell një ovale fluoreshente të mbiquajtur “veza hapësinore” – mund t’i mungojë madhështia e katedrales së Reimsit. Por sapo presidentët ose kryeministrat hyjnë në atë ambient, ata shndërrohen në fakt në monarkë të zgjedhur. Gjatë orëve të ardhshme, çdo udhëheqës i përmbahet një besimi mbretëror:L’é tat, c’est moi(Shteti jam unë), me…

Read More

Nga Shaban Murati Serbia po ecën hap pas hapi drejt aneksimit të një pjese të territorit të shtetit të Bosnje-Hercegovinës me emrin “serpska republika”. Në datën 25 tetor kryetari i parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiç, pas takimit që zhvilloi në qytetin Banja Luka me kreun e separatizmit serboboshnjak, Milorad Dodik, bëri deklaratën e bujshme se “Nuk ka kufij midis Serbisë dhe entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, pavarësisht kufijve të njohur ndërkombëtarisht”. Është një deklaratë politike në nivelet më të larta se Beogradi i konsideron të hequr e të shkrirë kufijtë midis Serbisë dhe të ashtuquajturës “serpska republika”. Kjo konfirmon politikën zyrtare…

Read More

Nga Francesco De Palo Pas sulmit të ashpër ndaj diplomatëve të huaj, spikat strategjia e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan:ai po luan aktualisht fort në disa fusha (Libi, Qipro, Siri, Afganistan, Afrikë) me rritjen eksponenciale të rreziqeve që lidhen me durimin e aleatëve të saj, të djeshëm dhe të sotëm. Presidenti turk i shpalli “persona non grata” 10 ambasadorët e huaj që kërkuan lirimin e Osman Kavalës. Në fakt, një dëbim pa ndonjë arsye të fortë, pasi vetëm 3 ditë më parë, teksa ishte në turneun e tij në disa vende afrikane, ai i kritikoi diplomatët që mbronin filantropin, i akuzuar nga vetë Erdogan si krahu i djathtë të Sorosit në Bosfor. Tensionet Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Finlandës, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Zelandës…

Read More

Shkruan: Dr Richard Rousseau* Ndërsa tensionet ushtarake midis Kinës dhe Tajvanit rishfaqen, është jetike të kuptojmë strategjinë afatgjatë të Kinës – dhe çfarë do të thotë ajo për Tajvanin dhe Shtetet e Bashkuara. Të premten, 1 tetor, Pekini lëshoi 38 avionë luftarakë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Tajvanit (ADIZ), e ndjekur nga 39 të tjerë të shtunën, 16 të dielën dhe 52 të hënën, 4 tetor, për një total prej 145 avionësh në katër ditë. Frekuenca e ndërhyrjeve në hapësirën ajrore të Tajvanit (zyrtarisht Republika e Kinës ose ROC) vazhdon të rritet. Në të njëjtën kohë, paralajmërimet…

Read More

Nga Shaban Murati Nga blloku diplomatik 1 – “TASS”, Agjencia Zyrtare Ruse e Lajmeve, 21 tetor 2021: “Po zhvillohet në Ballkanin Perëndimor programi i integrimit lokal i quajtur në fillim “Mini Shengen” dhe nga viti 2021 njihet si “Ballkan i hapur”. Ai përfshin në të Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe po merr xhiro me dominimin e qartë të Beogradit. Krijimi i një hapësire ekonomike të përbashkët mund të kuptohet si përpjekje për të krijuar përsëri një shtet unik (Jugosllavinë) sikur asgjë nuk ka ndodhur, gjë që shkakton zëra të shumtë kundër”. 2 – Profesor Dushan Prorokoviç, Instituti i…

Read More

Prishtinë, 22 tetor – Sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe shefi i Pentagonit Lloyd Austin, folën me Sekretaren daneze të Mbrojtjes,Trine Brahmsen, në Bruksel, më 21 tetor në lidhje me bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe për veprimet ruse në një numër rajonesh, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Ata “riafirmuan marrëdhënie të fortë dypalëshe të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës” dhe diskutuan “mënyrat për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin mbrojtës”. Austin dhe Brahmsen “vunë re shqetësime të përbashkëta në lidhje me çështjet që prekin sigurinë transatlantike, përfshirë veprimet ruse në Atlantikun e Veriut, Detin Baltik dhe Ukrainë,” tha…

Read More

Prishtinë, 23 tetor – Departamenti sekret “bankar” i Ministrisë Britanike të Mbrojtjes ka drejtuar përpjekjet e tij për të luftuar Rusinë dhe Kinën, raporton The Financial Times. Thuhet se kjo njësi është krijuar gjashtë vjet më parë për të luftuar aktivitetet e tregut të IS (organizata terroriste “Shteti Islamik”) në Siri dhe Irak. Në të punonin ish bankierë dhe financierë. Ekspertët fokusohen kryesisht në tregun e mallrave dhe lëvizjet ndërkombëtare të kapitalit. “Kërkesa për ekspertë të departamenteve po rritet pasi kundërshtarët si Rusia dhe Kina, shfrytëzojnë zonën gri mes paqes dhe luftës, përdorin armë kibernetike kundër infrastrukturës kombëtare dhe investojnë…

Read More