A dëshiron vërtet Perëndimi që Ukraina ta mposhtë Rusinë? Kjo është pyetja që po bëjnë aktualisht shumë njerëz në Kiev për shkak të shenjave të vazhdueshme të pavendosmërisë perëndimore, teksa pushtimi më i madh evropian që nga Lufta e Dytë Botërore po i afrohet verës së tretë, pa një fund në horizont… Shkruar nga Oleksiy Goncharenko* Ndjenja në rritje e zhgënjimit midis ukrainasve është e lehtë për t’u kuptuar. E inkurajuar nga vonesat në ndihmën ushtarake për Ukrainën, Rusia i ka shtuar bombardimet ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës gjatë muajit të kaluar, duke zhytur qytete të tëra në errësirë dhe…
Author: admin
Rusia po shfrytëzon pakënaqësitë më Evropë për të përhapur dezinformata, me qëllim ndikimin në zgjedhjet e Bashkimit Evropian që do të mbahen këtë vit. Kështu thotë në një intervistë për The Geopost kreu i mbledhjes së lajmeve në rrjetet sociale në EBU, Derek Bowler. Duke folur për sfidat dhe narrativat nga Rusia, Kina që sulmojnë EBU-në, Bowler thekson po ashtu se ka shumë ndërhyrje nga partitë e ekstremit të djathtë që përpiqen ta shtyjnë narrativën në një sferë tjetër, e që siç thotë ai, është prishja e diskursit publik. Intervista e plotë: The Geopost: Ju punoni për EBU dhe ndihmoni…
Shqipëria politike është IDE, që u formua nga Rilindja Kombëtare si projekt politik për t’u objektifikuar në shtetin kombëtar që kishte për qëllim shkëputjen nga realiteti i tejkaluar perandorak dhe ripërcaptimin e shqiptarëve si entitet i vetëdijshëm politik në botën e re të populluar nga shtetet kombe. Reduktimi dhe objektifikimi i kësaj ideje përgjatë shekullit të 20-të dhe fillimit të shekullit të 21-të në kufijtë shtetërorë të Shqipërisë e ka fragmentuar atë në entitete objektive më të vegjël dhe më pak apelues duke zhbërë hap pas hapi aftësinë e saj për të ofruar përfaqësim gjithëpërfshirës, duke e bërë të papërshtatshme…
Nga Dr Sadri RAMABAJA Në qarqet diplomatike perendimore, madje edhe në mekanizma të lartë të NATO-s, janë në kërkim të mënyrave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përmes një shkëmbimi territorial me Rusinë në këmbim të ruajtjes [1] së subjektivitetit ndërkombëtar të Ukrianës dhe sigurisë. Gazeta italiane La Repubblica raportoi më 6 prill për projektidetë për t’i dhënë fund luftës; realizimi i tyre do të bënte që Ukraina të heqë dorë nga territoret e pushtuara nga Rusia në këmbim të anëtarësimit të menjëhershëm në NATO.[2] Shumë ekspertë e shohin këtë propozim, i cili u diskutua jozyrtarisht në samitin e…
Shqiprim Pula, PHDKONDOMINIUM apo CONDOMINIUMS Sot Komiteti LIBE i Parlamentit Europian, me shumicë votash ka përkrahur/votuar propozimin e eurodeputetit Slloven, Matjaž Nemec, për njohje të shtetësisë sipas parimit kondominium!. Pse është problematik për ne ky parim -Kondominiumi? Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, përkatësisht Drejtoria Koordinuese për Kosovën, lëshon dokumente/pasaporta për pjesëtarët e pakicës serbe me vendbanim në Kosovë, të cilët konsiderohen sikur të jenë në Serbi. Parimi kondominium paraqet shtrirje të sovranitetit të dyfisht (në rastin tonë) të shtetit Serb mbi Kosovën, përkatësisht vendbanimet e caktuara mbrenda Kosovës. Ky parim, nuk paraqet shtrirje sovraniteti vetëm kundrejtë qytetarëve si…
Nga Dr George Friedman [Geopolitical Futures – GPF, 9 prill 2024] Viktor Orban qeverisi Hungarinë nga viti 1998 në 2002 dhe përsëri nga viti 2010 e deri më sot. Në atë kohë, ai ka dominuar politikën hungareze dhe, në një masë të madhe, jetën hungareze. Por në fund të javës së kaluar, mbretërimi i tij u sfidua ndërsa dhjetëra mijëra demonstrues u mblodhën në Budapest, duke bërë thirrje për rrëzimin e tij. Demonstratat vazhduan gjatë fundjavës. Që kur Orban mori postin e kryeministrit më shumë se një dekadë më parë, opozita hungareze ka qenë e thyer dhe përgjithësisht joefektive. Për…
Zekerijah SMAJIć [Geopolitic News] Edhe pse ligji mbi ndryshimet në ligjin zgjedhor të Bosnje-Hercegovinës, i shpallur që nga dhjetori, të cilin Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt vendosi të martën, habiti të gjithë politikanët dhe zyrtarët e lartë të BiH në lagjen e afërt. Për Milorad Dodik dhe Dragan Çoviq, shtrirja e dorës së përfaqësuesit të lartë për të ashtuquajturën. fuqi të mirëbesimit nga 25 vjet më parë. Ata anashkaluan se sipas letrës së Konkluzioneve të Konferencës së Zbatimit të Paqes të mbajtur në Bon më 9 dhe 10 dhjetor 1997, përfaqësuesi i lartë, për sa kohë ekziston zyra e tij,…
Nga David Wallace [Geopolitical Monitor] Mes konfliktit të vazhdueshëm të Izraelit në Rripin e Gazës dhe shqetësimeve për rritjen e rolit iranian në luftë, raportet po rezultojnë se Izraeli mund të blejë së shpejti F-15EX të ri. Pas bombardimeve të Izraelit ndaj Ambasadës iraniane në Siri, duhet të ngrihen pyetje serioze në lidhje me synimet operacionale që Izraeli ka për këtë avion. Një analizë për këtë tip të aeroplanëve luftarak dhe ajo për kundërshtarët kryesor të Izraelit në rajon krahas analizës teknike për caqet e mundshme, respektivisht objektivat e goditjes nga aviacioni luftarak izraelit, do ta shpërfaqnin më mirë motivin,…
Po, ekzistojnë “shqipëritë”. Kanë ekzistuar gjithnjë, si fenomen paramodern, paralel me “gjermanitë”, “francat”, “serbitë”, “turqitë”, “rusitë” etj. Habia e perëndimorit është se si ka mundësi, kaq pranë perëndimit, paska ende shoqëri që ruajnë dimensione të asaj larmisë paramoderne – shoqëri ku arsimi e shëndetësia janë të pastandardizuara, ku ligji zbatohet sipas vullnetit, tekave ose zakoneve, ku krahinarizmat janë më të forta se kombëtarizma e kështu me radhë. Arbër ZAIMI, Tiranë Në vitin 1938 gazetari italian Indro Montanelli, në atë kohë tridhjetëvjeçar e besimtar i madh i partisë fashiste, erdhi në Shqipëri për të qëndruar pranë prindërve. I ati punonte si…
Nga Dr Selim IBRAIMI Në një mjedis global të fluksit të pakontrolluar të informacionit, manipulimi i opinionit publik është i pandalshëm, duke filluar nga SHBA, BE dhe Ballkani Perëndimor. I gjithë manipulimi i huaj është i përqendruar në dobësimin e institucioneve demokratike, por disa zgjidhje që shtetet mund të ofrojnë mund t’i zvogëlojnë efektet negative. Pasi SHBA, BE dhe një pjesë e shteteve të Ballkanit Perëndimor janë në faza të ndryshme të procesit zgjedhor, dezinformimi dhe manipulimi do të luajë një rol vendimtar në formësimin e politikave të brendshme dhe të jashtme. Të gjitha këto aktivitete të jashtme do të kërkojnë një përgjigjje të…