Në dekadën e fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor janë vënë në shënjestër të fushatave dezinformuese të Rusisë. Historiani amerikan Jason Steinheur, i cili së fundmi mori pjesë në një konferencë mbi këtë temë në Kosovë, në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se bëhet fjalë për një plan rus që ka për qëllim të minojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Evropian dhe ta largojë rajonin nga rreshtimi me aleancën transatlantike. Në një intervistë me kolegen Garentina Kraja ai thotë se deri më tani ky plan ka shënuar sukses të moderuar për shkak të financimit, pakënaqësive…
Author: admin
Për herë të parë që nga ardhja në pushtet në vitin 2002, partia e Erdoganit ka humbur shumicën në Turqi. Kështu, opozita forcohet në luftën për trashëgiminë e presidentit në moshë, i cili ka kaluar kulmin e tij. Nga Ulrich von Schwerin [NZZ] Është një fitore të cilën vetë opozita nuk e kishte ëndërruar kurrë. Partia Popullore Republikane (CHP) jo vetëm që fitoi Stambollin, Ankaranë dhe shumicën e qyteteve tjerë të mëdhenj, por gjithashtu tërhoqi numrin më të madh të votuesve në Turqi pas saj, madje për herë të parë pas dekadash. Me 37 për qind në mbarë vendin, ajo…
Nga Dr Sadri RAMABAJA Kosova dhe shqiptarët përgjithësisht në rajon, tutje, me gjithë vullnetin e dëshmuar, nuk mund të parandalojnë në mënyrë vendimtare në mjedisin e saj të politikës së sigurisë rikthimin e luftës. Por ne mund të japim kontribut të rëndësishëm. Sidoqoftë, Kosova nuk mundet e nuk duhet të lejojë që të rrezikojë integritetin dhe subjektivitetin e saj. Politikat largëvajtëse të sigurisë bazohen në thelb në parandalimin e luftës. Por, ndërkohë mbetet e qartë se objektivi kryesor i Serbisë në përpjekjet e saj për realizimin e “Botës serbe” mbetet provokimi I luftës së re shqiptaro-serbe. Nëse Zvicra e ka…
Nga Gjeneral Piro AHMETAJ 4 prilli 2024 shënon 75-vjetorin e themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, ngjarje që i jep vlera shtesë kombit tonë, pasi mirëpërkon edhe me 15-vjetorin e anëtarësimit të RSH në NATO (4 prill 2009). Kur 75 vjet më parë, strategu i Luftës së II Botërore, “babai themelues”, Komandant i parë i NATO-s dhe Presidenti i SHBA, Dwight D. Eisenhower, e projektoi NATO-n si “një fuqi politiko-ushtarake për garantimin e mbrojtjes kolektive (vendeve anëtare) në rastet e një sulmi nga Bashkimi Sovjetik, ndoshta as ai vetë nuk e kishte menduar se kishte hedhur themelet e Aleancës…
Rëndësia e korridoreve rrugore dhe hekurudhoreNga Dr. Agim Krasniqi & Dr. Drita Shaqiri Abstrakti Ballkani është një rajon me një rëndësi të jashtëzakonshme gjeopolitike, ku sfidat dhe rivalitetet gjeopolitike rriten, duke e bërë atë një “udhëkryq” në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë kontekst, kjo analizë fokusohet në ndikimin e gjeopolitikës në zhvillimin dhe integrimin rajonal të Ballkanit. Përmes një shqyrtimi të thelluar të historisë së rajonit dhe teorive gjeopolitike, analiza shpalos rëndësinë e Ballkanit si një zonë e rëndësishme për politikën botërore dhe për zhvillimin ekonomik të Evropës. Në veçanti, përqëndrohet në Korridoret 8 dhe 10, dy korridoret kryesore rrugore dhe…
NGA AGIM NESHO, ambasador Rama erdhi në pushtet për të thyer linjat tradicionale të politikës së jashtme të Shqipërisë, mbrojtjen e interesave kombëtare dhe fqinjësinë e mirë në bazë të interesave reciproke të vendeve. I bindur për rolin e tij të misionarit në histori, ai theu linjat e politikës së jashtme të integrimit Europian, ridimensionoi marrëdhëniet me Italinë dhe Greqinë, duke i dhënë një rol të ri aksit të veprimit Beograd-Ankara, si faktorë të rinj të paqes dhe stabilitetit ballkanik në rajon. Aq i paqartë ishte në politikën e jashtme, sa huazoi menjëherë doktrinën neo-otomane të Erdoganit ‘zero probleme me…
Të gjendur të ndarë në shtete të ndryshme, pra në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe në diasporë, shqiptarët përballen me realitete politike dhe socio-ekonomike të ndryshme. Interesante është se në aspektin kuptimor është legjitimuar metafora e disa Shqipërive, në kuptimin që secila prej pjesëve të ndara të hapësirës kombëtare shqiptare është një Shqipëri ose, metaforikisht, edhe përkundër ndarjes: Shqipëria është një. Ardian MUHAJ, Tiranë Identiteti është, në një përkufizim të thuktë, pikëtakimi i dy këndvështrimeve: mënyrës se si një individ apo bashkësi njerëzore e këndvështron vetveten dhe mënyrës se si të tjerët e këndvështrojnë këtë individ…
Nga Dr Alfred W. McCoy* Perandoritë nuk bien thjesht si pemë të rrëzuara. Në vend të kësaj, ato dobësohen ngadalë, ndërsa një sërë krizash ua shuan forcën dhe besimin derisa papritmas fillojnë të shpërbëhen. Kështu ishte me perandoritë britanike, franceze dhe sovjetike; kështu është tani me Amerikën perandorake. Britania e Madhe u përball me kriza serioze koloniale në Indi, Iran dhe Palestinë përpara se të zhytej me kokë në Kanalin e Suezit dhe kolapsin perandorak në vitin 1956. Në vitet e mëvonshme të Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik u përball me sfidat e veta në Çekosllovaki, Egjipt dhe Etiopi përpara…
Nga Luke Coffey [Instituti Hudson] Më shumë se dy vjet pas luftës në Ukrainë, vijat e frontit janë kryesisht statike, të paktën tani për tani. Forcat ruse dhe ukrainase kanë ndërtuar të dyja linja mbrojtëse të përpunuara të përbëra nga sisteme komplekse llogoresh që nuk do të dukeshin të pavend në Frontin Perëndimor gjatë Luftës së Parë Botërore. Ndërsa këto fortifikime nuk e kanë penguar asnjërën palë të përpiqet të sulmojë, disa përfitime të vogla territoriale kanë ardhur me një kosto të lartë për jetën dhe pajisjet. Por ndërsa në terren sistemi i llogoreve dhe fortifikimeve të mëdha mund të…
Nga Shaban Murati Qendra e lindjes, e veprimtarisë kombëtare dhe e kontributit të Rilindjes sonë Kombëtare ka qenë Stambolli. Disa prej rilindasve zhvilluan veprimtarinë kombëtare në Sofie dhe në Bukuresht. Rilindasit arbëreshë e zhvilluan veprimtarinë e tyre kombëtare në Itali. Por bën përshtypje historike fenomeni që asnjë rilindas nuk zhvilloi veprimtarinë e tij kombëtare në Athinë, ku shqiptarët e harruar dhanë kontribut vendimtar në pavarësinë e Greqisë. Asnjë rilindas nuk zhvilloi veprimtarinë e tij kombëtare në Beograd. Mos harroni se në kohën e Rilindjes sonë Kombëtare edhe Greqia, edhe Serbia, ishin shtete të pavarura dhe shtete fqinjë. Rilindasit tanë mendjendritur…