Author: admin

Nga Tonči Mirićožu [Geopolitika News, Zagreb, 26 mars. 2024] Duke qenë se “kujdesi është nëna e urtësisë”, në këtë artikull do të përpiqemi të shqyrtojmë/shikojmë disa fakte interesante për sigurinë që janë shfaqur në publik në 2-3 javët e fundit… * Siç është shkruar tashmë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe korrieri i tij Milorad Dodik nga Bosnja dhe Hercegovina, së bashku me Andrija Mandiqin nga Mali i Zi, koordinojnë politikën e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor me Moskën… Domethënë, në Serbi, duke gjykuar nga mediat vendase dhe deklaratat e “figurave” politike të Vuçiqit, janë të bindur për shpërbërjen e BE-së…

Read More

SHBA-të dhe partnerët real të tyre në Ballkan [Shqipëria politike, Republika e Kosovës, gjithësesi edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi], kanë nevojë për një politikë të jashtme që fokusohet në interesat thelbësore të SHBA-ve në rajon, duke rivlerësuar edhe interesat jetike të partnerëve. Nga Dr Sadri RAMABAJA Deep state dhe keqpërdorimi i tij Një deep state – shtet i thellë[1] është një lloj qeverisjeje e përbërë nga rrjete potencialisht sekrete dhe të paautorizuara të pushtetit që veprojnë në mënyrë të pavarur nga udhëheqja politike e një shteti në ndjekje të agjendës dhe qëllimeve të tyre. Në përdorimin popullor,…

Read More

Nga Dilaver Goxhaj* Nga koha ne kohë po na shtohen “analistë”, “filozofë”, ushtarakë nga uniforma po edhe nga ata me shkollë; thënë më saktë, politikanë dhe intelektualë të të gjitha fushave, duke u munduar të bindin opinionin shqiptar se Kosovën nuk e çliroi dhe nuk kishte mundësi ta çlironte Ushtria Çlirimtare e saj (UÇK-ja), por veç Amerika. Dhe po guxove t’i kundërshtosh, nuk përtojnë të të shpallin “antiamerikan”, apo heretik, (një lloj inkuizicioni propagandistik), pse guxojmë të themi të vërtetën e mundësive të UÇK-së. Dhe për këtë na paraqesin argumenta nga me absurdët. Më të zellshëmit e këtij “inkuizicioni” janë…

Read More

Nga Dr Selim IBRAIMI Kur jehona për vëllazërinë ortodokse, kujtimet nga luftërat e së kaluarës dhe fuqia e propagandës janë në rritje veçanërisht në Ballkan dhe Evropën Lindore, gjithmonë priremi të mendojmë se diçka jo e mirë mund të ndodhë. Njësitë speciale të ushtrisë serbe janë parë afër Banjskës, ka njoftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ai i Srpska Republika Millorad Dodik dhe Patriarku serb Porfirjem janë takuar para disa ditëve për të harmonizuar qëndrimet rreth “sfidave të popullit serb”. Më tej ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, e vizitoi Moskën, ku është takuar me ministrin…

Read More

Me zgjedhje pa zgjedhje, Moska donte të legjitimonte kursin e saj të luftës. Çfarë do ët pasojë më pas në Rusi? Nga Ruslan Suleymanov [Internationale Politik und Gesellschaft- IPG] Pas triumfit pati fjalë të dhimbshme: “Do të mendojmë për të ardhmen e atdheut tonë të madh, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Nëse veprojmë në përputhje me rrethanat, sigurisht që jemi të dënuar me sukses!” u duartrokit me ovacione fjalimi i Vladimir Putinit pasi u rizgjodh president më 18 mars 2018. Pas kësaj, Rusia përjetoi ngjarje shumë të ndryshme. Në të njëjtin vit, shumë qytete ruse pritën me sukses Kupën…

Read More

Nga Dr Donik SALLOVA Antarësimi i pritshëm i Republikës së Kosovës në Këshillin e Europës do të jetë përgjigja më e mirë që Europa demokratike do t’ia japë Rusisë dhe armiqëve të lirisë. Si mund të forcohej më mirë demokracia në rajonin tonë, përveç se duke e pranuar edhe Kosovën në forumin më të rëndësishëm të mbrojtjes dhe promovimit të lirive, të drejtave dhe vlerave të demokracisë siç është Këshilli i Europës. Plotësimi i të gjitha parakushteve, si kritere themelore të anëtarësimit, si dhe vullneti politik i Kosovës që t’i bashkohet këtij forumi të demokracisë, përkundrejt shteteve që duan të…

Read More

ALBERT PRENKAJ Situata e re e krijuar me inkursionin ushtarak rus në Ukrainë dhe mundësia e derdhjes së konfliktit në Ballkan dhe Kaukaz është mundësi reale. Si rezultat i këtyre zhvillimeve, kemi një kërkesë institucionale dhe publike për përshpejtim të anëtarësimit të RKS-së në NATO me procedura të përshpejtuara. Meqë PfP është mekanizëm i dizejnuar për ish-vendet komuniste për reformimin e ushtrisë, mendoj se FSK është strukturë ushtarake që në rritjen e saj është duke funksionuar nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të NALT. Si e tillë shtrohet pyetja retorike: mund të kërkoj FSK tejkalim të PfP-së në proces të anëtarësimit, meqenëse…

Read More

Politologu Ivan Krastev po i kërkon Evropës të bisedojë me Ukrainën përpara se lufta të përshkallëzohet më tej. Vendi do të humbasë territor në çdo rast. Bullgari Ivan Krastev është një nga politologët më të rëndësishëm të Evropës. Ai është një ekspert i Evropës Lindore, autor i suksesshëm jo-fiction dhe një ekspert e nohës i Vladimir Putinit. Ne folëm me shkencëtarin përmes videos, ai u lidh nga Oksfordi. Zoti Krastev, ju dhatë një intervistë për mediat gjermane menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës dhe parashikuat shumë gjëra me saktësi të mahnitshme. Ju gjithashtu u takuat personalisht me Vladimir Putinin. Si…

Read More

Nga MARK CRAWFORD Ballkani Perëndimor tërheq një lloj të veçantë investitori ndërkombëtar amerikan. Askush nga ata që e kuptojnë rajonin nuk vjen sepse investimi fitimprurës është i shpejtë apo i thjeshtë. Kështu që si joshje të mundshme mbeten popullariteti dhe përballueshmëria. Një mundësi mund të jetë relativisht popullore falë lidhjeve etnike të investitorit me rajonin, pikëpamjes së gjeografisë strategjike të Ballkanit ose lidhjeve të investitorit me interesat strategjike amerikane. Rajoni i Ballkanit është ende një treg i virgjër në shumë aspekte dhe joshja për të “bërë ndryshimin” tërheq disa investime të huaja direkte. Mirëpo, qëllimet e mira e kanë një…

Read More

Nga Matija Sheriçozhu [Matija Šerićožu – Geopolitika News; Zagreb, 27 mars, 2024] Kufiri SHBA-Meksikë është kufiri që kalohet nga numri më i madh i njerëzve në botë, legalisht dhe ilegalisht. Rreth 350 milionë njerëz e kalojnë atë legalisht çdo vit. Është 3145 km i gjatë dhe shtrihet nga Gjiri i Meksikës në lindje deri në Oqeanin Paqësor në perëndim. Nga Gjiri i Meksikës, ai ndjek rrjedhën e lumit Rio Grande deri në pikën kufitare midis Ciudad Juárez dhe El Paso. Në perëndim të grumbullimit El Paso-Juárez, ai përshkon pjesë të gjera të shkretëtirave Chihuahuan dhe Sonoran deri në deltën e…

Read More