Author: admin

Momentumi politik që tëorganizohet një samit në Tiranë i vendeve të Ballkanit Perendimor, anëtare të NATO-s [Maqedonina, Shqipëria dhe Mali i Zi], dhe Kosova, duke qënë se ajo de fakto është nën protektoratin e NATO-s. Nga DRITAN GOXHAJ, ushtarak Më datë 4 të këtij muaji përfundoi rikonstruksioni i Bazës Ajrore të Ushtrisë Shqiptare në Kuçovë, një rikonstruksion i bërë me fondet dhe nën drejtimin e Programit të Investimeve të Sigurisë të NATO-s. Duke nisur prej kësaj date kjo bazë tashmë do i shërbejë edhe aleancës së vetme politiko-ushtarake më të madhe që ekziston aktualisht, asaj të NATOS-, pjesë e së…

Read More

[8 mars, 2024] Sipas raportit vjetor demokracia 2024 të publikuar nga Instituti Suedez V-Dem shteti i Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonis së Veriut, janë “demokraci elektorale”, që është një kategori më e lartë krahasuar me vitin e kaluar.Ndërkaq Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina mbeten në “zonën gri” mes demokracive dhe autokracive.E Serbia është konsideruar si një “autokraci zgjedhore” nga V-Dem që nga viti 2014.V-Dem dallon katër lloje regjimesh: demokraci liberale, demokraci elektorale, autokraci zgjedhore dhe autokraci të mbyllur. Disa vende janë gjithashtu në “zonën gri demokratike” ose “zonën gri autokratike”. “Sipas vlerësimit tonë më të mirë… bota është pothuajse…

Read More

[8 mars, 2024] Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot një delegacion nga Zyra për Koordinimin e Këshillave Kombëtare Boshnjake, i cili po qëndron në Kosovë me ftesë të përfaqësuesve boshnjakë në Këshillin Konsultativ për Komunitete, në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Përmes rrjetit social Facebook, bëhet e ditur se presidentja Osmani bëri thirrje për bashkëpunim edhe më të ngushtë, në radhë të parë të natyrës institucionale, ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, e pastaj ndërmjet mes popullit shqiptar dhe atij boshnjak, për projekte të përbashkëta dhe shkëmbime në fushën e arsimit dhe kulturës. Presidentja, po ashtu, theksoi se…

Read More

[8 mars, 2024] Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kritikoi kundërshtarin e tij të mundshëm republikan, Donald Trump, për “përkulje” ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, dhe i kërkoi Kongresit amerikan ta miratojë ndihmën për Ukrainën, duke paralajmëruar se demokracia në të gjithë botën është nën kërcënim. Biden mbajti të enjten mbrëma fjalimin vjetor drejtuar kombit, në një seancë të përbashkët të Kongresit. Ai e kritikoi Trumpin për komentet e fundit në lidhje me NATO-n – aleancën e mbrojtjes të udhëhequr nga SHBA-ja, e cila shënon 75-vjetorin e themelimit këtë vit. Duke folur gjatë një tubimi muajin e kaluar, Trump…

Read More

[8 mars, 2024] I nominuari nga Presidenti Biden, B. Bix Aliu do të jetë ambasadori i parë shqiptaro-amerikan i SHBA-ve, një hap drejt një përfaqësimi dhe përfshirjeje më të madhe për komunitetin shqiptar në ShBA. Bix Aliu, i nominuar për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Malin e Zi, para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë se nëse konfirmohet, do të punojë për përshpejtimin e procesit të integrimit të Malit të Zi dhe forcimin e luftës kundër ndikimeve të huaja keqdashëse.Për këtë nominim ka reaguar edhe Drilon Gashi, shef i Misionit të Kosovës në Poloni. Ai ka shkruar…

Read More

[08 mars, 2024] Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet, ku pati një takim kokë më kokë me Komandantin Suprem, Gjeneral Cavoli. Siguria globale, siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor, roli i Shqipërisë si kontributor në paqen, sigurinë dhe orientimin euroatlantik të rajonit, si edhe fuqizimi i kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë dhe kontributi i drejtpërdrejtë në NATO ishin disa nga çështjet ku u fokusuan bisedimet Begaj-Cavoli. “Sot situata e sigurisë është përkeqësuar dhe konflikti në Lindjen e Mesme, si dhe agresioni brutal rus kundër Ukrainës kanë tendencën të përhapen edhe në rajone të…

Read More

Nga Dr Selim IBRAIMI Paralelisht me fushatën për zgjedhjen e kandidatëve presidencialë dhe kalkulimet partiake për zgjedhjet parlamentare të prillit, në Maqedoninë e V., një valë e re e dezinformatave politike si pjesë e dezinformatave digjitale ka filluar të nxehë konkurrencën politike dhe emocionale të grupeve etnike. Jemi mësuar që dezinformimi në dhjetë vitet e fundit të ketë burimin rus. Duke qenë pjesë e një fushate më të gjerë dezinformuese të Rusisë dhe Serbisë, në shtetet që mbajnë një kurs pro- perëndimor, gjatë garës zgjedhore për habi janë duke u promovuar disa metoda të kamuflazhit. Si aktorë të kësaj fushata…

Read More

Zbulimet e përgjimeve brenda Bundeswehr-it i sjellin kokëçarje kancelarit. Sidoqoftë, gjendja në frontin e luftës dëshmon se tutje Gjermania dhe BE-ja nuk kanë agjendë të qartë gjeopolitike për Ukrainën. Si kundërpërgjigje, rusët marshojnë përpara drejt realizimit maksimal të objektivave strategjike. Nga Dr Sadri RAMABAJA [ISHGJ]Gjermania dhe Rusia pas një periudhe të miqësisë që shkonte drejt një aleance të re në të cilën është investuar që para përfundimit të Luftës së Ftohtë, ndërkohë po hyjnë në një fazë të re të marrdhënieve të trazuara. Pikërisht për këtë arsye, por edhe rrethanat tragjike historike [të kujtojmë Gjermaninë e periudhës së Luftës së…

Read More

Nga Dr. Skënder Demaliaj Hyrje Gjeopolitika përpiqet të shpjegojë zhvillimin politik e shoqëror të një vendi me kushtet gjeografike dhe të përligjë politikën agresive e pushtuese me mospërputhjen e popullsisë me hapësirën gjeografike. Sipas Klaus Dodds: “Gjeopolitika fokusohet tek roli i territoreve, resurseve dhe gjeografisë fizike në formimin dhe zhvillimin e shteteve”.[1] Të udhëhequr nga këto formulime teorike, shteti serb ka pushtuar dhe tjetërsuar territore shqiptare që nga viti 1862 e në vazhdim. Këtë e ka realizuar me metoda brutale, nisur nga parimi famëkeq i Çubrilloviçit: “Kur fuqia e një shteti dëshiron të ndërhyjë në interes të elementit të vet…

Read More

Nga Gjeneral Piro AHMETAJ Siç është bërë gjerësisht e njohur, sot, “datë 4 mars 2024”, nëpërmjet një ceremonie të shtetit shqiptar, Aleancës Euroatlantike, SHBAve, etj., do të inaugurohet përfundimi i projektit të NATO-s për “Ndërtimin e Bazës Mbështetëse Ajrore të Kuçovës”. Në pamundësi për t’iu përgjigjur fizikisht ftesës “gjithëpërfshirëse” të ministrit Peleshi, në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, rajonit dhe NATO-s”, po adresoj disa këndvështrime rreth mesazheve gjeopolitike, strategjike, operacionale dhe ndoshta ekonomike të këtij projekti, ose mbi prezencën, për herë të parë me instalime ushtarake në kohë paqe (Peace Establishment) të NATO-s në territorin e RSH: Pikësëpari, për…

Read More