Author: admin

[22 shkurt, 2024] Një disfatë e Ukrainës do të vinte në rrezik vlerat evropiane, prandaj nuk ka alternativë përveç vazhdimit të mbështetjes së Evropës, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, një grupi mediash, përfshirë Euractiv, në një intervistë. “Një humbje e Ukrainës nuk mund të jetë një opsion, sepse ne të gjithë e kuptojmë se ku do të ishte dhe cilat do të ishin pasojat nëse do të kishte,” tha Michel, ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës do të hyjë në vitin e saj të tretë të shtunën (24 shkurt). “Askush nuk mund të parashikojë se si do të…

Read More

[23 shkurt, 2024] Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të premten se Uashingtoni do t’i vendos më shumë se 500 sanksione të reja kundër Rusisë. Shtetet e Bashkuara synojnë ta rrisin trysninë ndaj Moskës në dyvjetorin e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. Biden tha se do të vendosen sanksione të reja në lidhje me kufizimet në eksport ndaj gati 100 subjekteve të cilat e kanë ndihmuar Rusinë, si dhe do të ndërmarrë veprime shtesë për t’ia zvogëluar Rusisë të hyrat nga energjia. Këto masa kanë për qëllim ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për luftën në Ukrainë dhe…

Read More

[22 shkurt, 2024] Rusia përhap propagandën e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes politikanëve, institucioneve fetare dhe mediave, u konkludua në panelin “Dezinformimi në Ballkan”, i cili u mbajt më 22 shkurt në Prishtinë në kuadër të samitit ballkanik për dezinformimin. Organizator i këtij paneli ishte është portali kosovar “The Geopost”, i cili merret me luftën kundër dezinformatave dhe ndikimit nga jashtë. Në këtë panel nuk kishte përfaqësues nga Kosova, por pjesëmarrësit nga vendet e rajonit përmendën se një pjesë e propagandës ruse i referohet mohimit që Serbia i bën pavarësisë së Kosovës, të shpallur më 2008. Përveç Serbisë…

Read More

[20.02.2024] Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, beson se Serbia, B&H, Gjeorgjia dhe Moldavia do të tërhiqen në NATO sipas skenarit të Ukrainës. Hyrja e Finlandës në NATO, dhe së shpejti ajo e Suedisë, është një fazë e re e zgjerimit në Lindje. Aleanca do të përfshijë Bosnjën dhe Hercegovinën, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Serbinë. Dhe gjithçka do të ndodhë sipas skenarit ukrainas – tha Lukashenko në një takim me menaxhmentin e organeve shtetërore të sistemit për garantimin e sigurisë kombëtare, transmeton agjencia Belta. Siç shtoi ai, Bjellorusia është në fakt në epiqendrën e një krize më të madhe ushtarako-politike afatgjatë, në…

Read More

Ideologjitë mund të jenë të rrezikshme. Ato përfaqësojnë burgjet njohëse.Ideologjitë mund të ndërtojnë emocione ekstreme dhe të shkaktojnë ndarje të thella shoqërore. Pendimi kërkon guxim, frymë kontradiktore dhe qartësi mendimi. Nga Dr Michael Klein* Asnjë pushtet nuk i kontrollon njerëzit aq fort sa pikëpamjet e tyre fetare. Si ideologji, këto janë rend idesh dhe vlerash. Ideologjia u jep njerëzve kuptim dhe orientim, por gjithashtu krijon emocione të forta që mund të çojnë në urrejtje dhe dhunë. Në emër të ideologjizimit, qindra mijëra e miliona dalin në rrugë dhe përjetojnë “çmendurinë e masave” (Douglas Murray), atë humor të veçantë që lind…

Read More

Përderisa lufta në Ukrinë po hynë në vitin e tretë, psikologjia e luftës është imponuar gjithandej në Europë. Jeta mendore po i nënshtrohet kështu luhatjeve serioze që nëdrlidhet me fatin e individit dhe kolektivit. Psikologjia e luftës po i imponohet jo vetëm individit, por edhe popujve. Nga Dr Sadri RAMABAJA Në një ambient postraumatik të luftës, siç është vendi ynë, rikthimi i psikologjisë së luftës, arsyetimi moral, ndërlidhet me nevojën për promovimin e një standardi të ri që po promovohet në nivel Europian. Ky standard, i cili normalisht ka pikë referimi në të drejtën ligjore për vetmbrojtje, të drejtën për…

Read More

Nga Dr Selim IBRAIMI Tre javë më parë autoritetet italiane dhe shqiptare në një operacion të përbashkët arrestuan 59 të dyshuar për krime. I gjithë ky operacion u bë me mbështetjen e dy agjencive të njohura, njëra e quajtur Eurojust dhe tjetra Europol. Sipas autoriteteve, rrjeti kontrabandonte “heroinë, kokainë, dhe marihuanë në shtetet e BE-së”. Pra ishte Europol-i ose “Agjencia e BE-së për Bashkëpunim dhe Zbatim të Ligjit” e cila luajti rol kryesorë në zbulimin e rrjetit ndërkombëtar. Tani të paraqesim disa informata shkurt rreth agjencisë që bën shumë punë, por që pak e kemi dëgjuar në media, pasi keqkuptohet…

Read More

Nga Dr Mark PALNIKAJ Hyrje Konferenca e Bujanit u mbajt në shtëpinë e Sali Manit në fshatin Bujan të Krasniqes nga data 31 Dhjetor 1943 deri më datën 2 Janar 1944. Vendimi për mbajtjen e kësajë konference është marrë në mbledhjen e datës 4 deri 6 Nëntor 1943 në malin e Sharrit. Deri në vitin 1990 për këtë konferencë është folur pak në ish Jugosllavi kurse në Shqipëri është mbajtur në heshtje për 46 vite. Mbas vitit 1990, janë mbajtur disa konferenca dhe janë shkruar një numër shumë i madh shkrimesh kryesisht nëpër gazeta dhe televizione por edhe në libra…

Read More

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Sigurisht e ndoqa me interes dhe përgjegjësi shtesë Konferencën e 60-të Sigurisë, zhvilluar javën e kaluar në Mynih, Gjermani e cila vijon të mbetet në “top” të lajmeve dhe analizave për Kancelaritë, institucionet, institutet dhe personalitetet në, Uashington, Bruksel, Londër, Berlin, etj.. Prandaj, në kapacitetin e “Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonin dhe NATO-n”, po paraqes një përmbledhje strategjike rreth rrethanave si dhe mesazheve me peshë globale që u përcollën nga kjo Konferencë. Paraprakisht sjellim në kujtesë se Konferenca e Munihut për Sigurinë u mbajt për herë të parë në 1963, kur për shkak të luftës së…

Read More

Prof. Dr Enis Sulstarova -Mbi librin e diplomatit Shaban Murati “Konteksti rajonal i aleancës strategjike Shqipëri-Turqi” Bibliotekës së studimeve shqiptare për diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare i shtohet libri i ri i diplomatit të njohur Shaban Murati me titullin domethënës “Konteksti rajonal i aleancës strategjike Shqipëri-Turqi”. E quaj titull domethënës, sepse përmban një mesazh shumë të qartë. Hera herës kur flitet për ndikimet e huaja kundërevropiane dhe kundër-perëndimorë në Ballkan përmenden Rusia, Kina dhe Turqia. Është e qartë se Rusia është antagoniste e aleancës perëndimore dhe se Kina konkuron në sferën ekonomike me Bashkimin Evropian (BE), mirëpo renditja e Turqisë në…

Read More